LIVE UPDATES
Aktualitet

Droga, lufta kundër krimit dhe Alketa Vejsiu në Sanremo, “Las Repubblica” shkrim për Shqipërinë: Janë një hap pas pë

8 Shkurt 2020, 19:05 Nga DOSJA
Droga, lufta kundër krimit dhe Alketa Vejsiu në Sanremo, “Las

TIRANË– Media italiane “La Repubblica” ka publikuar një artikulll mbi Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane. Në shkrim renditen disa nga ngjarjet më kryesore të aktualitetit në vedn, siç është forcimi i shtetit ligjor, synimi për t’u future në BE dhe lufta kundër krimit të organizuar.

“Shqipëria ‘Jemi gati për Europën’, por korrupsioni frenon ëndrrën”, shkruhet në krye të artikullit të gazetarit Paolo G. Brera, i cili nuk ka lënë pa përmendur edhe prezantuesen Alketa Vejsiu që mori pejsë në Sanremo. Sipas gazetarit, Vejsiu është ‘mbretëresha e skenave shqiptare’ që ëndërronte festivalin italian. Shkrimi e cilëson Shqipërinë një hap pas, pavarësisht luftës kundër kanabisit dhe reformave të ndërmarra.

Shkrimi i plotë

Ka nga ata që thonë “Europë, mirupafshim”, përtej Kanalit… dhe ata që për tani e shohin vetëm me dylbi, nga ana tjetër e Adriatikut. Për muaj kemi pirë kafe, kemi ngrënë bukë dhe euroskepticizëm, por nuk ka vetëm nga ata që ikin; shqiptarët tentojnë nga prilli i vitit 2009 të marrin një vend në BE. Kanë dërguar një kërkesë për bashkim dhe e mbështesin në një besim prej 98% konsensusin, por 11 vjet më vonë kanë mbetur ende një vend kandidat me një ëndërr të ndaluar, si ‘identiteti i mohuar’.

“Kam ardhur këtu si gazetar për herë të parë në 1991, ky vend ka bërë hapa gjigantë”, tha presidenti i PE, David Sassoli, në një vizitë në Tiranë pak ditë më parë; ndërkohë që Unioni tkurret në perëndim është gati të zgjerohet në Lindje duke përfshirë Shqipërinë dhe 5 vendet e tjera ballkanike.

“Asnjë nga vendet që po negocion nuk ka bërë reformat që kemi bërë ne”, thotë kryeministri Edi Rama, duke e përqafuar në zyrën e tij në Tiranë. Reformë në drejtësi, ligj special anti-korrupsion, ngritjen e Prokurorisë Speciale sipas shembullit të Italisë, konfiskim i pasurive dhe shkatërrim i plantacioneve të marijuanës. Por asgjë…të refuzuar.

Aq shumë është ngushtuar syri i gjilpërës evropiane, sa Maqedonia ka ndryshuar emrin, duke shpresuar se do t’i bindte grekët ta linin të hynte në BE. Tani quhet Maqedonia e Veriut, por edhe ajo u përplas me fytyrë në veton franceze e holandeze, në tetor në Këshillin Europian. Përpos Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, Serbia dhe Mali i Zi i tashmë kanë filluar procesin e pranimit, ndërsa Bosnja e Hercegovina dhe Kosova janë një hap mbrapa sa i përket integrimit europian.

“Jam i bindur se britanikët kanë bërë gjënë më të keqe në jetën e tyre, duke menduar se mund të lulëzojnë të izoluar. Tani për Shqipërinë plani aksion është Parlamenti Evropian. Vetëm dy ngritën shqetësime, të cilave Shqipëria po i përgjigjet, negociatat duhet të rinisin”. Shqipëria humbi hapjen e negociatave në tetor 2019, për shkak se Makron doli me “rregulla strikte” për hapjen e negociatave për vendin ballkanik, duke shtyrë procesin. Diplomatët thonë se ky ishte thjesht një justifikim, që në dukje duket mirë. Komisioni ka propozuar tashmë një rishikim për shpërndarjen e vetos. Qeveria franceze ka ngritur shqetësime për krimin shqiptar në Francë e në Europë. Sipas asaj që deklaroi qeveria franceze, nga Shqipëria eksportohet shumë drogë e dhunë. Ndërsa presidenti i PE, Sassoli deklaroi se në të vërtetë është e kundërta: procesi i pranimit çon në sigurinë e Ballkanit, rrit ndikimin evropian dhe shkallën e demokracisë, favorizon kontrollin e migracionit, zgjeron ekonominë, si dhe bën që ajo të përkojë, Evropa gjeografike dhe politike.

Dallimet midis Italisë dhe Shqipërisë nuk janë aq të mëdha. Një kompani italiane ka marrë përsipër të pastrojë qendrën e Tiranës. Ndërsa, kompanitë italiane janë thuajse kudo në vendin e vogël përtej Adriatikut. Mirëpo, sërish Shqipëria ka problemet e saj. Shqipëria mbetet një vend që ka probleme të theksuara me korrupsionin dhe me ekonominë duke u renditur në vendin e 106 nga 80 shtete të botës sa i takon indeksit të korrupsionit, sipas Transparency International. Situata politike po ashtu paraqitet e paqëndrueshme. Partia Demokratike në opozitë ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe mashtrim. Qeveria Rama ka pasur dështime, por edhe ka arritur rezultate. Një nga sukseset të qeverisë ishte çmontimi i Lazaratit fortesa e jashtëzakonshme e kultivuesve të kanabisit, i mbrojtur me armë, një fshat që dikur ka qenë i paprekshëm. Dje Drejtoria e Antimafias italiane dhe prokuroria Speciale shqiptare kanë firmosur një marrëveshje duke forcuar një bashkëpunim të cilën prokurorët Federico Caflero de Raho dhe Arben Kraja e quajnë “optimale”. Shkëmbimi i informacionit është konstant dhe lejon “hetime komplekse dhe të specializuara” me “skuadra hetimi të përbashkëta”, që janë tashmë 5 operative. Faza e dytë është “bilanci i pasurive” të grupeve kriminale, e janë prezantuar masa të posaçme, efikase dhe ekstremisht të nevojshme”. Është nyja e nyjeve. Për këtë BE ka dërguar në Tiranë Luigi Soreca-n, një prokuror që ka luftuar Camorran, si ambasador për të përgatitur rrugën për integrimin: “Rruga e reformave është e domosdoshme, por Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm si Vettingu, një provim, të cilit çdo gjykatës duhet t’i nënshtrohet dhe në të cilin vlerësohet për kapacitetin, pavarësinë dhe bilancin e pagës së tij me të mirat materiale të mbledhura. Nga 800 magjistratë janë vlerësuar 210: 60% është larguar dhe 80% për shkak të pasurisë së pajustifikuar. Është e lëvdueshme në qëllime,- thotë avokatja italiane Giulia Borgna, që mbron gjyqtarët e pezulluar,- por është përdorur si instrument politik për të mbajtur nën kontroll qindra magjistratë. Sistemi gjyqësor është paralizuar”. Por Europa thotë: “Nëse premtimet nuk mbahen, proçesi do të frenohet”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alketa vejsiu la repubblica shkrim per shqiperine alketa vejsiu la repubblica shkrim per shqiperine

Sondazh

Poll
Aktualitet 8 Shkurt 2020, 13:55

DURRËS- Një pikë e dhënies së kredive në Durrës, e filialit të Kredo.al ka rënë pre e një grabitjeje mesditën e sotme. Dosja.al mëson se një person i masku...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj