LIVE UPDATES
Aktualitet

Laç/ Shkolla e Sanxhakut e përfunduar, nuk hap dyert

13 Tetor 2021, 20:26 Nga DOSJA
Laç/ Shkolla e Sanxhakut e përfunduar, nuk hap dyert

TIRANË– Nxënësit e shkollës 9-vjeçare Gjokë Elezi në fshatin Sanxhak të qytetit të Laçit janë të detyruar që çdo ditë të udhëtojnë drejt qytetit me autobus për në shkollën “Gjin Pjetri”. Shkak I kësaj lëvizje është rikonstruktimi i shkollës së tyre. Edhe pse punimet në këtë shkollë kanë përfunduar që para 2 javësh, bashkia e qytetit dhe ZVAP nuk hapin dyert si pasojë e një kontrate me OSHE. Prindërit e këtyre nxënësve veç mos hapjes së shkollës së re ankohen dhe për mënyrën e transportit të fëmijëve pasi ata udhëtojnë çdo ditë vetëm me dy mjete transporti autobus dhe pa asnjë mësues shoqërues. Sistemimin e fëmijëve në autobus e kryejnë vetë drejtuesit e mjeteve dhe mësueset I presin në ambjentet e shkollës pritëse.

Një prind ka zgjedhur t’i shoqërojë vetë me mjet privat,  pasi në autobuzin e shkollës rrezikojnë të shtypen dhe askush nuk mban përgjegjësi. Fëmijët të ulur brenda në autobus thonë se çdo ditë udhëtojnë në kushte të vështira  dhe se mësuesit janë tek shkolla pritëse. Drejtuesit e mjeteve thonë se lëvizjet I bëjnë me grupe të ndara, u duhet të dërgojnë një grup dhe më pas vijnë për të marrë grupin tjetër të mbetur. Por pasi kamerat e Fiks Fare filmuan të gjithë situatën drejtuesit e këtyre mjeteve filluan të zbrisnin nxënësit nga autobuzi dhe lajmëruan pronarin e subjektit të vinte me mjete të tjera shtesë.

Prindërit konfliktohen me drejtuesin e subjektit të kontraktuar nga ZVA Kurbin dhe shprehen se çdo ditë tjetër ka patur vetëm 2 mjete transorti në dispozicion të fëmijëve. Specialisti i ndërtimit të shkollës “Gjokë Elezi” thotë se shkolla ka përfunduar prej dy javësh por për shkak të problemeve elektrike po zvarritet procedura e hapjes. Ai thotë se i është dërguar shkresë bashkisë së qytetit, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje si dhe nuk është bërë asnjë veprim.

Menjëherë pasi nxënësit e shkollës Gjokë Elezi në fshatin Sanxhak të Laçit I drejtohen shkollës tjetër 9-vjeçare që është më e afërta që mund t’u gjindet e cila është Gjin Pjetri. Në ambjentet e kësaj shkolle kur nxënësit bëhen gati për tu futur në mësim nuk është asnjë mësues kujdestar që mund t’I shoqërojë dhe mund t’I presë. Në oborrin e kësaj shkolle pritëse gazetarët e Fiks Fare takojnë nën drejtorin e shkollës “Gjokë Elezi” I cili thotë se për procedurat e hapjes së dyerve të shkollës nuk ka dijeni por për pjesën e mënyrës së transportit problemi është I shoqërisë kontraktore, pasi ZVA bën të mundur lidhjen e kontratës  me këtë shoqëri. Kjo e fundit duhet të bëjë shtim të numrit të mjeteve. Ndërsa drejtuesi I kësaj kompanie zoti Nikoll Marnikolla, në  intervistë tha se për të mundësuar transport cilësor është shtuar herë pas here numri i mjeteve dhe stafin. Ai pranon se mësuesit  I presin fëmijët në ambjentet e shkollës,  dhe se për këta nxënës është shërbim I veçantë. I pyetur se përse ka pranuar përgjegjësi të tilla kur nuk janë të tijat, jashtë kameras ai u shpreh se nuk mund t’I detyronte mësuesit të vinin me zor në autobus.

Pas bisedave me drejtuesin e firmës së konraktuar gazetarët e Fiks Fare dhe prindërit e nxënësve ju drejtuan ZVA Kurbin ku u takuan me drejtoreshën e këtij institucioni Pashke Zefi. Kjo e fundit jashtë kameras u shpreh se shkolla e re po bëhet si përfundim. I kam kërkuar firmës herë pas here mjete shtesë transporti. Kam dy ditë që merem me kryetaren për ta vënë në dispozicion si shkollë. Tani që u bë shkolla prindërit humbin durimin, shyqyr që ra termeti dhe po bëhen me shkollë të re.

Për pjesën e mungesës së mësuesve në mjete transporti  për të shoqëruar nxënësit nga njëra shkollë në tjetrën tha se në dijenisë e saj mësuesit kanë qenë dhe se nuk mund tua hedhim mundin poshtë vetëm për një ditët që kanë munguar. Ajo shpehet se mësuesi duhet të komunikojë me prindërit dhe të dy palët bien në kompromis të përbashkët pasi shoqërimin  e fëmijëve nuk mund a bëjë vetë ajo.  Gjithashtu prindërve u premtoi se do të kenë një zgjidhje si për transportin ashtu edhe për mësuesin kujdestar në autobus. Ndërsa për procesin e zvarritjes së mos hapjes së dyerve të shkollës së re tha se në shkollë nuk shkohet me zor pse dua këta prindër dhe duhet t’I drejtoheshin bashkisë për të gjetur një pëgjigje.

Nga zyra e Urbanistikës në bashkinë e Laçit drejtori I këtij institucioni Benard Palaj tha se shkolla është e mbaruar nga na ndërtimore, ka disa kushte teknike që duhen kontrolluar. Bashkia ka në dorë vetëm me procedurën e lejes së ndërtimit. Leja e ndërtimit është marrë në dhjetor dhe ka përfunduar si ndërtesë. Financimi është I UNDP.  Po bëhen kontrollet e fundit të kaldajave me sistemin e ngrohjes dhe ftohjes.  Ka një problematikë me lidhjen e energjisë elektirke, duhe të bëhet lidhja 3-fazorshe pasi linja e vjetër është e dobët, hapja e dyerve të kësaj shkolle nuk  mund të vonohet më shumë se java që vjen.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet laç rindertimi i shkollave shkolla e sanxhakut laç rindertimi i shkollave shkolla e sanxhakut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj