Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
DURRËS– Pesë persona kanë rënë në pranga, ndërsa tetë të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se ndihmonin persona që u ndalohet të shkelin në vendet e Bashkimit Europian, që të kalonin kufirin.
Sipas njoftimit të policisë së Durrësit, pas finalizimit të operacionit “Danudi”, në pranga u vunë personat e identifikuar si Mirdan Xhani 58 vjeç ; Arben Ndreka, 49 vjeç; Iljaz Berisha, 58 vjeç; Igli Gripshi 64 vjeç banues në Durrës dhe Erton Baroka 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh.
Këta të pestë, në bashkëpunim me tetë të tjerët që janë shpallur në kërim, në këmbim të 1000 deri në 2500 euro, ndihmonin njerëzit të kalonin kufirin. Gjatë operacionit janë sekuestruar 3 automjete që përdoreshin për transportin e personave, 4 pasaporta biometrike dhe një sasi e konsiderueshme në euro dhe lekë.
Si funksiononte grupi?
Të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim, pajisnin me dokumenta false apo me martesa fiktive dhe leje të tjera klientët dhe i dërgonin për bë vendet e BE-së. Mësohet se për të dalë nga Shqipëria përdoreshin disa pika kufitare.
Njoftimi i policisë Durrës
Finalizohet operacioni policor i koduar “Danubi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disamujor. Vihen në pranga 5 shtetas dhe shpallen në kërkim 8 shtetas të tjerë. Në bashkëpunim me homologët vijon puna për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e tyre. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 3 automjete, 4 pasaporta dhe një sasi e konsiderueshme në lekë dhe euro. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat e DVP Durrës për goditjen e paligjshmërisë, pas një hetimi disamujor, specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Danubi”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit:
M. Xh., 58 vjeç, I. B., 58 vjeç, I. G., 64 vjeç, A.N., 49 vjeç, banues në Durrës dhe E. B., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh. Po në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim e 8 shtetasve të tjerë që dyshohet se janë të përshirë në këtë veprimtari kriminale. Për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera të tyre. Në bashkëpunim me homologët vijon puna për lokalizmin, kapjen dhe ekstradimin e tyre drejt vendit tonë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundjet fitimit.
Këta shtetas, kundrejt fitimit nga 1000 deri në 2500 euro, u jepnin ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit, personave që u refuzohej hyrja në vendet e BE-së. Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 3 automjete që përdoreshin për transportin e personave, 4 pasaporta biometrike dhe një sasi e konsiderueshme në euro dhe lekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Andi Koraqi ka deklaruar se vaksina për Covid-19, mund të dalë në fund të muajit dhjetor të këtij viti, ose ...
TIRANË– Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Andi Koraqi ka komnetuar faktin që në Shqipëri, rastet me Covid-29 po shtohen masivisht. Në një lidhje...
TIRANË– Tre persona të tjerë janë infektuar me Covid-19. Mësohet se personat në fjalë janë punonjës të Bibliotekës Kombëtare.Prej ditësh, tre persona...
TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar studimin përfundimta në lidhje me përhapjen e koronavirusit nga ajri.Përmes një statusi në rrjetet ...
TIRANË– Një qytetar i identifikuar si Nesim Maxhuni u ka bërë thirrje të gjithë të tjerëve që të respketojnë masat e marra për kohën gjatë pandemisë ...
FIER– Katër persona janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë kultivuar kanabis. Sipas njoftimit nga Policia e Fierit, mësohet se tre të rinj dhe një 60-v...
TIRANË– Agim Dodë Margegaj 43 vjeç nga Lezha është vënë në pranga nga policia e shtetit grek. Mësohet se 43-vjeçati ishte shpallur në kërkim,...
TIRANË– Studiuesi grek, Kosta Giakoumis, është trishtuar për shembjen e shkollës bujqësore në Kavajë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Giakoumi...
TIRANË– Aplikimet për shkollën e policisë për ‘Patrullë të përgjithshme’ kanë nisur. Ditën e sotme, mësohet se çdo persona që ka dëshirë të nd...
TIRANË– Dita e sotme do të mbizotërohet nga një mot me kthjellime dhe alternime vranësirash. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kjo e martë do t...