Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
COVID-19 nuk ndalen/ Tri viktima në 24 orët e fundit, vdes gruaja 44-vjeçare nga Tirana, 99 raste të reja (BILANCI)
16 Korrik 2020, 08:32Nga DOSJA
TIRANË– Tri viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri në Shqipëri, duke e çuar në total numrin e atyre që kanë vdekur nga virusi në 104. Ndërkohë që një numër shumë i lartë i rasteve të reja, vazhdon të jetë shqetësues për autoritetet. 99 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit. Viktima e parë është një 44-vjeçare nga Tirana, e cila ishte e intubuar (frymëmarrje të drejtuar për 10 ditë) dhe vuante nga disa sëmundje, përveç obezitetit. Viktimat e tjera janë edhe një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçare nga Vlora me sëmundje bashkëshoqëruese.
NJOFTIMI I MINISTRISË:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të 24 orëve të fundit në vendin tonë, duke ju kujtuar që në fillim të këtij komunikimi detyrimin për vendosjen e maskës në ambientet e mbyllura për çdo qytetar, me qëllim frenimin e përhapjes së Covid19. Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv, ku në 24 orët e fundit ka humbur jetën një 44 vjeçare nga Tirana, prej 10 ditësh e intubuar dhe pa sëmundje bashkëshoqëruese, perveç obezitetit. Nuk e kanë fituar betejën edhe dy qytetarë, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçare nga Vlora me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve. Në 24 orët e fundit është shtuar numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Me hapjen e Covid2, aktualisht në dy spitalet Covid, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 102 pacientë, 11 pacientë janë në terapi intensive dhe 3 prej tyre janë të intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 425 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 99 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 40 raste në Tiranë, nga 6 raste në Fier, Kavajë, nga 5 raste Dibër, Mirditë, nga 4 raste Krujë, Devoll, nga 3 raste Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Durrës, Kurbin, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Lushnje, Prrenjas, nga 1 rast në Kukës, Berat, Pogradec, Roskovec. Në 24 orët e fundit janë shëruar 46 qytetarë, duke e çuar në 2137 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1610 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore. Kurdo kur është e mundur, rekomandohet puna nga shtëpia. Rikujtojmë qytetarët se: Vendosja e maskës në ambientet e mbyllura është e detyrueshme. Çdo barrierë mbrojtëse, e bërë edhe në kushte shtëpie, ndihmon në kufizimin e përhapjes së infeksionit.
Maska prej tekstili duhet të mbulojë plotësisht hundën dhe gojën gjatë gjithë kohës. Moszbatimi i kësaj mase është e dënueshme sipas aktit normativ, me masë administrative në shumën 2 mijë lekë të reja për çdo qytetar.Ministria e Shëndetësisë ju bën thirrje të respektoni vetëizolimin kur jeni të prekur nga Covid19. Edhe në rast se dyshoni se jeni i prekur apo keni patur kontakte me persona të prekur, duhet te izoloheni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.
DEVOLL– Katër persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në Devoll. Mësohet se katër rastet e reja me koronavirus janë të gjithë familjarët të rastit të ...
TIRANË– Policia ka dhënë informacionin zyrtar lidhur me plagosur në zonën e ish-Bllokut. Në njoftimin zyrtar, Policia ka bërë me dihe se ka arrestuar të dy...
TIRANË– Policia e Shtetit ka arrestuar të dyshuarin kryesor për përplasjen me armë zjarri në zonën e ish-Bllokut. Në prangat ka rënë djali i ish-deputetit ...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme. Sipas IGJEUM, orët e para të paradite...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar një video në rrjetet e tij sociale nga nga mali i Trebeshinës. Krahas videos, Hoxha shkruan se...
GJIROKASTËR– Arrestohet i dyshuari kryesor për vrasjen e 35-vjeçarit Gjergj Alliasi, mbrëmbjen e djeshme në Gjirokastër, Pariz Xhinani. Me anë të nj...
SHQIPËRI– 104 viktima dhe 3851 të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri. Ky është bilanci që ka arritur vendi që nga shënimi i rasteve të para në fillim t...
TIRANË– Përplasje me armë zjarri në ish-Bllok! Ngjarja ka ndodhur në mesnatën e kaluar në një lokal pranë vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha. Dyshohet se ...