Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
509 të ndëshkuar, Policia e Shtetit jep detajet: Kush thyen rregullin, përballet me ligjin (NJOFTIMI)
13 Mars 2020, 11:07Nga DOSJA
TIRANË- Policia e Shtetit njofton se janë ndëshkuar 509 shoferë pasi nuk kanë zbatuar urdhërin për të mos lëvizur me makina, pas urdhërit të vendosur që dje, për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Kështu, në një njoftim të shpërndarë sot për mediat, PSH sqaron se në total jan shoqëruar 76 drejtues mjetesh, pasi kanë kundërshtuar punonjësin e Policisë për zbatimin e urdhërit të bllokimit të mjetit deri në përfundim të masave të vendosura nga Policia.
NJOFTIMI I PLOTË:
Policia e Shtetit Kush thyen rregullin, përballet me ligjin. 509 drejtues mjetesh të ndëshkuar për mosrespektim të urdhrit të dhënë për ndalim qarkullimi të automjeteve.
Në zbatim të masave shtesë për të mos lejuar qarkullimin e mjeteve, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, shërbimet e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me ato të ushtrisë, vijojnë kontrollin e zbatimit të këtyre masave shtesë.
Në këtë kuadër, prej orës 06:00, deri në orën 12:00, janë shoqëruar një numër i konsiderueshëm drejtuesish të mjeteve, të cilët nuk kanë respektuar urdhrin e dhënë për ndalim qarkullimi të automjeteve, në qytetet Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan, Lezhë e Shkodër.
Konkretisht, janë evidentuar nga shërbimet e Policisë:
– në DVP Tiranë 171 drejtues mjetesh – në DVP Durrës 77 drejtues mjetesh – në DVP Fier 54 drejtues mjetesh – në DVP Vlorë 53 drejtues mjetesh – në DVP Lezhë 61 drejtues mjetesh – në DVP Shkodër 45 drejtues mjetesh – në DVP Elbasan 48 drejtues mjetesh.
Ndaj këtyre drejtuesve është vendosur kufizimi i lëvizjes, si dhe po kryhen veprimet administrative sipas parashikimeve të nenit 7, paragrafi 12 i Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998, Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë (i ndryshuar).
76 drejtues mjetesh janë të shoqëruar në ambientet e Komisariateve të DVP-ve, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë për masën administrative, për thyerjen e urdhrit për ndalim qarkullimi të automjeteve dhe po këtyre drejtueseve u janë bllokuar edhe automjetet.
Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të respektuar kufizimin e lëvizjes sipas njoftimit, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, pasi në të kundërt cilido që do shkelë këto urdhra, do përballet me sanksionet ligjore.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuarnë 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe punës. Po ashtu shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Dosja.al zbulon detaje të reja për njërin nga personat e infektuar me COVID-19 në qytetin e Fierit. Burime për Dosja.al sqaruan se ai është një 66...
Tiranë– Qendra spitalore Nënë Tereza (QSUT) me të gjitha pavionet e saj ka kaluar në gjendje gatishmërie të plotë. Burimet nga stafet mjekësore në QSUT bënë me ...
TIRANË- Mjekja gjinekologe, Anika Dokle ka postuar disa foto së bashku me tre kolegë të saj, duke shpërndarë një mesazh për koronavirusin.Të veshur me unif...
Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga transporti urban në Tiranë, i cili po përdoret vetëm nga mjekët dhe infermierët. Në fotot e publikuara...
TIRANË- Nurmi i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 33. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije sot të dhënat e reja, pas testimeve që jan...
Tiranë-Mjeku Tritan Kalo iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vetëizolohen në shtëpitë e tyre, që të mos përhapet më shumë koronavirusi. Ai është shprehur se qyt...
MORINË– Qytetarët e Kosovës nuk do të lejohen që të hyjnë në territorin e Shqipërisë për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit.Lajmi është bërë i d...
TIRANË- Meriton Siqeca kardiolog invaziv në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, iu ka kushtuar një shkrim kolegëve të tij, mjekë dhe infermierë që prej 5 ditësh po ...
Vlorë- Policia e Vlorës ka ndaluar 6 shoferë dhe ka ndaluar mjetet e tyre, pasi ditën e sotme po lëviznin nëpër qytet, duke thyer kështu urdhrin e Policisë. Bur...