Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga dhe personin e gjashtë të grupit të të rinjve që akuzohen se kanë abuzuar me një 17-vjeçare në Krujë. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se gjatë natës ka rënë në pranga Alket Brata, i shpallur prej disa ditësh në kërkim.
Mësohet se Brata është arrestuar nga Policia Rrugore dhe Forcat e Posaçem “Shigjetat”, pasi po drejtonte mjetin pa leje drejtimi. 2-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Krujës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.
Gjithashtu, ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim edhe si autor i dyshuar i vendosjes së një sasie lënde eksplozive në banesën e 17-vjeçares, të cilën shtetasit e arrestuar në kuadër të operacionit “Nikla” e shfrytëzonin për prostitucion.
NJOFTIMI I PLOTË
Vijon operacioni policor i koduar “Nikla”. Shkon në 6 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni. Kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari i kërkuar për një sërë veprash penale. Vijimi i operacionit, nga Forca e Posaçme “Shigjeta” e DVP Tiranë dhe Policia Rrugore, në bashkëpunim me Policinë e Krujës. Në vijim të operacionit policor të koduar “Nikla”, Forcat e Posaçme “Shigjeta”, në bashkëpunim me Komisariatin e Qarkullimit Rrugor, falë edhe shkëmbimit të informacionit me Policinë e Krujës, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 23 vjeç, banues në Krujë. Kapja e këtij shtetasi u bë në rrugën “Petrit Radovicka”, gjatë kohës që drejtonte mjetin pa leje drejtimi.
23-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Krujës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”. Gjithashtu, ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim edhe si autor i dyshuar i vendosjes së një sasie lënde eksplozive në banesën e 17-vjeçares, të cilën shtetasit e arrestuar në kuadër të operacionit “Nikla” e shfrytëzonin për prostitucion. Veprimet e mëtejshme janë kryer nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Abuzimi me 17-vjeçar u zbulua pak ditë më parë dhe gjykata ka lënë në burg disa nga të arrestuarit për këtë ngjarje. Sipas hetimeve, mësohet se grupi që abuzonte me adoleshenten përbëhej nga 6 veta, të cilët i vendosën dhe tritol në banesë. Tashmë e reja është marrë në mbrojtje nga qendra për strehimin e grave të dhunuara, dhe bashkë me motrat e nënën e saj, do të qëndrojë aty.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Një tërmet me magnitutë 3.2 i shkallës rihter është ndjerë mëngjesin e sotëm. Sipas Qendrës Evropiane të Tërmeteve, bëhet me dije se epiqendra e lë...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Lexoni titujt kryesor të portaleve për ditën e dielë, 19 korrik 2...
KOSOVË- Bilanci i ditës së djeshme në Kosovë ka dhënë sinjale shprese se situata e COVID-19 mund të përmirësohet. Sipas Institutit të Shëndetësisë Publike,...
DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar sot në 21-vjeçar, i cili akuzohet për 11 vjedhje të ndodhura në qytetin e Durrësit. Në një njoftim për media...
DURRËS- Një ndër problematikat e theksuara në Shqipëri është mosnjohja e punonjësve sipas të drejtave që iu përcakton ligji. Shpesh në Shqipëri po e në bot...
TIRANË– Epidemiologia e Institutit të Shëndetit Publik dhe një prej anëtarëve të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Silva Bino, shprehet kudnër mbajtjes...
DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar një 33-vjeçar, i cili prej ditëh ishte shpallur në kërkim. Sipas informacioneve, mësohet se në pranga është ...
TIRANË- Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, i është drejtuar me një mesazh të drejtëpërdrejtë ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Në një p...
TIRANË– Mjeku Tritan Kalo ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për urimin që ky i fundit i bëri për ditëlindje. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kal...