Njëri prej tyre është shqiptari Albion Xhezairi, 22 vjeç, nga Ksamili, ndërsa i arratisuri tjetër është një shtetas sirian, shef kuzhine, 21 vjeç.
Shqiptari është arrestuar në Athinë bëjnë me dije mediat greke.
Ata kapërcyen gardhin e burgut dhe goditën një gardiane, e cila ishte duke patrulluar jashtë burgut.
Mediat greke kanë publikuar fotot e tyre dhe i përshkruajnë si persona shumë të rrezikshëm.
Pasi i pikasi gardiania ka hapur zjarr në ajër. Një nga të burgosurit ka rënë përkohësisht në tokë, por më pas është ngritur dhe ka goditur një nga gardianët në fytyrë, duke arritur të largohet.
Xhezairi dyshohet si është pjesë e të quajturës ‘Mafia e Burgjeve” e drejtuar nga Klodian Lekocaj. Ky i fundit i njohur si “Bosi i Mafias së burgut të Kordillos”.
Njoftimi i Ministrisë së Drejtësisë
15 orë pas ngjarjes, Ministria greke e Drejtësisë konfirmoi arratisjen e dy të burgosurve nga burgu i Avlonës. Sipas ministrisë, është ngritur një grup hetimi për të kontrolluar, si u arratisën dy të burgosurit.
Siriani ishte arrestuar për kalim të paligjshëm të kufirit dhe ishte dënuar me 7 vite burg, ndërkohë që shqiptari, ishte prangosur për trafik droge dhe ishte dënuar me 16 vite burg.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHBA- Nëntogeri shqiptar Marjo Trupja është diplomuar në Akademinë Detare të Shteteve të Bashkuara në Anapolis, Meriland. Lajmi është dhënë nga ambasada amerika...
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sauk. Një plagosje me armë zjarri, e raportuar nga policia, si konflikt i çastit, zbulon...
Tiranë- Bernd Borchardt, kreu i OSBE-së në vendin tonë është shfaqur së fundmi duke ecur në rrugët e Tiranës.Me një dosje në dorë, i menduar ai kalon rrugën duk...
Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur ditën e sotme tek Akademia e Sigurisë.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autori i plagosjes është nënkomisar...
Tiranë-Ditën që u zgjodh në krye të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi pati një debat me gazetarët, ku u shpreh ndaj njërit prej tyre se të shkonte të mje...
SHKODËR– 990 tableta ekstazi janë sekuestruar nga policia e Shkodrës, e cila vuri në pranga një 24-vjeçar si poseduesin e tyre. Mësohet se i arrestu...
ShkodërGoditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në afërsi të shkollave dhe Universitetit.Finalizohet operacioni policor i kodua...
KOSOVE- Punë e vështirë për policinë e Kosovës, mëngjesin e sotëm në operacionin që ka nisur në veri të vendit, me synim arrestimin e një grupi të strukturuar k...
Tiranë- Emisioni investigativ ‘Ajsberg’ që transmetohet në ekranin e Fax News me gazetar Artur Çanin ka zbardhur mbrëmjen e djeshme një mega skandal që k...