LIVE UPDATES
Politike

Bujar Nishani analizon Kuvendin Kombëtar: PD po vritet çdo ditë nga pak, Lulzim Basha i bëri demokratëve atë që s’u

19 Korrik 2021, 08:35 Nga DOSJA
Bujar Nishani analizon Kuvendin Kombëtar: PD po vritet çdo ditë

TIRANË- Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani, njëherazi edhe një nga kritikët më të fortë të Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, ka shpjeguar sot arsyet pse nuk mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD që u zhvillua të shtunën. Në një shkrim të gjatë në rrjetet sociale, Nishani thotë se ky Kuvend u kthye në një teatër absurd, dhe se u mblodh për të qarë politik të Lulzim Bashës e jo Partisë Demkokratike. Me tone të forta kritike, Nishani thotë se Basha e ka përdorur karrigen e kryetarit të PD për interesat e tij, ndërsa shton se ai i ka bërë demokratëve, atë që as Fatos Nano dhe as Edi Rama s’ja bënë dot.

“L. Basha ja doli ti shkaktoi demokratëve atë që nuk arritën t’ja bënin dot as F. Nano, as E. Rama e asnjë prej kundërshtarëve të tyre politik në 30 vitet e betejave politike.
L. Basha e di shtetin “lodër” ku mund të argëtohet e partinë zyrë ku mund të punësohet !!!! Ka 8 vjet që sa herë E. Rama i fut një shpullë në faqe L. Bashës, ky i kthen faqen tjetër. Sapo i vjen shpulla e rradhës në faqen tjetër, i rikthen faqen e parë. Problemi nuk është se na dhimbset faqja mavi e L. Bashës nga shpullat e E. Ramës, por na ka nxirë fytyrën të gjithëve pasi ky paraqitet faqe botës si Kryetari i PD dhe si alternativa qeverisëse e Shqipërisë.”,-shkruan ndër të tjera ish-presidenti.

REAGIMI I PLOTË I BUJAR NISHANIT:

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka qenë historikisht evenimenti jo vetëm më i rëndësishmi nga pikpamja institucionale por dhe më emocionali nga pritshmëritë dhe inspirimi politik. Veçanërisht në kohën opozitare ai ishte i vetmi vend e moment ku projektohej vizioni i ri politik, platformat e betejës politike dhe hapësira e resurseve të vlefshme njerëzore. Nuk është se në të shkuarën kuvendet kanë prodhuar “çudira”, ka patur dhe momente për tu harruar, por në tërësinë e tyre më e pakta kishin seriozitetin dhe para betejave elektorale kanë projektuar fitoren ! Kuvendi i fundit Kombëtar ai i 17 korrikut 2021, megjithëse i pari në llojin e vet do të duhet të harrohet sa më shpejt.
Si shumë fenomene që po i ndodhin PD për herë të parë në historinë e vet, ashtu dhe Kuvendi i saj Kombëtar për herë të parë u kthye në një Teatër Absurd !
Kuvendi Kombëtar i PDSH u mblodh jo për të adresuar hallin politik të PD e demokratëve, të opozitës shqiptare e vuajtjeve të shqiptarëve, por u thirr për të mbuluar hallin politik të L. Bashës. Situata e rëndë për PD dhe opozitën si institucion kërkonte krejt tjetër gjë. Dramatikisht tjetër ! PD vinte në këtë Kuvend me humbjen e 4 (katërt) radhazi përballë kundërshtarëve të vet !
PD për herë të parë në historinë e saj mbetet 3(tre) mandate rrjesht në opozitë, (12 vjet) dhe me risk shumë të lartë për ti humbur përsëri zgjedhjet e rradhës.
PD vinte në këtë Kuvend më e përçarë se kurrë dhe me një strukturë në kaos, të lënë në mëshirën e fatit për vite me rradhë.
PD vinte në këtë Kuvend pa asnjë kolonë identiteti si parti konservatore, pa ideologji, pa ekip përfaqësues, me humbje të madhe besimi pas dështimit të rëndë elektoral.
PD vinte në këtë kuvend me rezultate fataliste, duke marrë në zgjedhjet e 25 prillit 60 mijë vota më pak se sa në vitin 2013 kur doli humbëse pas 8 vitesh në qeverisje dhe me 120 mijë vota më pak se sa në 2009 kur ishte fitorja e fundit për PD !
Kuvendi duhej të ishte vendi dhe koha e analizës përfundimtare, e reformimit tërësor të statutit të partisë, e marrjes së përgjegjësive politike, të ideimit dhe qartësimit të parimeve ideologjike dhe kolonave themelore të partisë, të miratimit të tezave të betejës politike, e vijave të kuqe ndaj rregjimit përballë, e hapësirës për qytetarinë e stilin modern të bërjes politikë, të ndryshimit radikal të modelit për krijimin dhe funksionimin e instrumentave dhe institucioneve brenda partiake.
Duhet të ishte Kuvendi i “Pikave mbi Δ !
Duhet të ishte momenti i fillimit të rikthimit të shpresës !
Të gjitha këto, u refuzuan e u zëvendësuan me një Teatër Absurd !
Të vetmet ndryshime statutore ishin kundër vetë partisë, kundër vetë anëtarëve të partisë.
Shndërrimi i Këshillit Kombëtar nga një institucion i lartë vendimarrës në copëzim departamentesh këshillimore e dëmton rëndë vetë partinë !
Këshilli Kombëtar duhet të përfaqësonte në mënyrë proporcionale shtrirjen territorjale të PD.
Kukësi, Gjirokastra, Peshkopia, Korça, Tirana, Elbasani, Durrësi, Mirdita, Devolli, Malësia, e kështu me rradhë të gjitha rrethet, duhet të kenë përfaqësuesit e tyre të drejtpërdrejtë në Këshill.
Heqja e të drejtës së propozimit edhe formal të anëtarësisë për kandidatët në zgjedhjet lokale, tregon se përçmimi ndaj anëtarësisë është karakteristika e lidershipit aktual në detyrë.
Ky kuvend duhet të kishte sanksionuar motodikën e garës në parti.
Primaret si dimension i lirisë, demokracisë, meritokracisë dhe mundësisë për fitore duhet të ishte formula themelore në ndërtimin e strukturës garuese si brenda partisë ashtu dhe në përzgjedhjet e përfaqësimit në garat elektorale lokale e qëndrore.
Nëse flasim për hapje të partisë ndaj vlerave përfaqësuese e influencuese në opinion, vetëm sistemi i garës së drejtë e garanton hapjen e partisë.
Çdo gjë tjetër është veçse retorikë pavlerë.
Ky kuvend duhet të kishte sanksionuar integritetin e përfaqësuesve.
Marrja dhe bërja publike me detyrim e vërtetimit të pastërtisë së figurës nga komisioni i dosjeve të Sigurimit të Shtetit, për të gjithë ata që garojnë nga niveli i kryetarit të degës, Këshillit Kombëtar, Kryesisë Qëndrore e çdo niveli tjetër qëndror (departamente, sekretariate, komisione) duhej sanksionuar në Statut.
Statuti nuk duhej të lejonte askënd të hynte në garë për këto mekanizma pa e bërë më parë publik këtë dokument.
Vetëm kështu do të sigurohej integriteti i përfaqësimit.
Çdo gjë tjetër është retorikë pavlerë.
Ky Kuvend kishte shumë punë për të bërë por nuk bëri asnjë !
E vetmja retorikë dhe akt statutor i këtij Kuvendi ishte garantimi i “represionit” të L. Bashës mbi Partinë Demokratike.
L. Basha vendosi pas 8 vitesh ti tregojë “dhëmbët” e pushtetit të tij anëtarësisë, simpatizantëve, veprimtarëve, votuesve të Partisë Demokratike.
L. Basha nuk e kupton dot se kjo sjellje qesharake e degradon edhe më shumë perceptimin per të në mes antarësisë së PD, në mes votuesve të PD e madje tek i gjithë opinioni publik.
L. Basha pasi e ka zvogëluar, dobësuar dhe kthyer Partinë Demokratike pothouajse në një Organizatë me kohë të pjesëshme, (për nga forca politike dhe perceptimi publik) tashmë po injekton në të edhe mungesën e seriozitetit.
L Basha nuk do garë se nuk do hapjen e partisë.
Nuk do hapje se ka frike nga kontrasti i madh me personalitetet që mund të integrohen në PD, që do ta ekspozonin atë totalisht në syrin dhe gjykimin e opinionit publik.
L. Basha ka tmerr nga kontrasti, pasi “borxhlinjtë” e tij nuk do thonë dot më ; “po iku ai, kush do të vijë” ???!!
Ai nuk ikën se ka gjetur punë në PD.
Nga puna kur je i paaftë e bën dëm, veç të pushojnë. Vetë nuk ikën asnjë i paaftë !
L. Basha nuk do meritokraci e të aftë.
L. Basha nuk do fitues , ai do veç “borxhlinj” pasi veç atë lloj kontrate njeh, ai mendon se veç ajo lloj kontrate ekziston në këtë botë e veç atë lloj kontrate mund të lidh dhe ai me të tjerët !!!!!
L. Basha hyri në privilegjet e pushtetit pa asnjë ditë kontributi në strukturat dhe përpjekjet e Partisë Demokratike.
L. Basha nuk e di se çfarë është partia ?!
Pasi L. Basha, nuk e di se çfarë është seksioni i PD, nuk e di se çfarë sakrifice është të jesh komisioner i PD në komisionet e votimit apo numërimit nën kërcënimet e bandave të pushtetit.
Nuk i ka bërë kurrë këto punë ndonjëherë për partinë !
L. Basha nuk ka rendur kurrë të bëjë fushatë, të mbledhë vota, të luftojë për ndonjë përfaqësues të PD në gara elektorale.
Ai veç ka përfituar nga sakrificat e të tjerëve dhe vet është ulur direkt e këmbëkryq mes tepsisë së hallvës që prej ditës së parë të katapultimit fatkeq në kupolën vendimarrëse të PD.
L. Basha nuk e di as se çfarë është shteti, sepse puna e parë që ka bërë në Shqipëri është Ministër !
Të gjitha këto privilegje do të kishin vlerë nëse L. Basha do t’ja kishte shpërblyer me punë e rezultat politik PD-së dhe anëtarësisë së saj.
L. Basha jo vetëm nuk i ktheu asnjë arritje të qënësishme por i zhyti në kaos, përçarje e humbje shkatërruese në 4 përballje elektorale rrjesht duke i lënë 12 vite në opozitë të pandërprerë si kurrë më parë.
Privilegjet e pamerituara që fitoi e vazhdon ti keqpërdorë i shndërroi në shkatërrimin dhe degradimin e të gjithë partisë, në shkatërrimin e vlerave, interesave dhe jetës individuale e familjare të demokratëve anekënd vendit.
L. Basha sot është jo vetëm borxhliu më i madh ndaj PD në të gjithë historinë e saj, por është dëmtuesi dhe autori i shkatërrimit më të dhimbshëm të saj.
L. Basha ja doli ti shkaktoi demokratëve atë që nuk arritën t’ja bënin dot as F. Nano, as E. Rama e asnjë prej kundërshtarëve të tyre politik në 30 vitet e betejave politike.
L. Basha e di shtetin “lodër” ku mund të argëtohet e partinë zyrë ku mund të punësohet !!!!
Ka 8 vjet që sa herë E. Rama i fut një shpullë në faqe L. Bashës, ky i kthen faqen tjetër. Sapo i vjen shpulla e rradhës në faqen tjetër, i rikthen faqen e parë.
Problemi nuk është se na dhimbset faqja mavi e L. Bashës nga shpullat e E. Ramës, por na ka nxirë fytyrën të gjithëve pasi ky paraqitet faqe botës si Kryetari i PD dhe si alternativa qeverisëse e Shqipërisë.
Partia Demokratike është e madhe, është shumë e madhe, jo vetëm si trashëgimi, jo vetëm si qëndresë, jo veç si frymë, jo vetëm si investim i 620 000 shqiptarëve që e votuan së fundmi.
Por ajo ka nevojë të bëhet akoma më e madhe si dimension, si vlerë, si besim, i shumicës së shqiptarëve.
Por në vend të kësaj, PD sot po vritet, pak nga pak, e ditë për ditë.
Cilido që sot shqetësimet, preokupimin, kambanën e alarmit, i sheh, i percepton, i konsideron apo dhe i beson si inate apo mëri personale ndaj L. Bashës, thjesht ka mbetur në parapolitikë e është në kundra/kohë.
Përpjekja, persistenca dhe beteja për ta shpëtuar PD dhe për të mos e lënë peng të Teatrit Absurd është sot përgjegjshmëri.
Eshtë pothuajse një Mision !

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bujar nishani keshilli i ri kombetar i pd kuvendi kombetar i pd lulzim basha bujar nishani keshilli i ri kombetar i pd kuvendi kombetar i pd lulzim basha

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni