LIVE UPDATES
Aktualitet

32.5 kg kanabis çokollatë, zbardhet operacioni, në pranga vëllai i shefit të Policisë, Pajtim Aga

18 Janar 2020, 10:48 Nga DOSJA
32.5 kg kanabis çokollatë, zbardhet operacioni, në pranga

TIRANË- Policia e Shtetit ka dhënë informacionin zyrtar për 7 të arrestuarit e operacionit “Tranzit” që u zhvillua dje, për të cilët më herët Dosja.al raportoi se u prangos edhe vëllai i Robert Agës. Policia e Shtetit bën me dije se operacioni është finalizuar me arrestimin e 7 personave dhe sekuestrimin e 32.5 kilogramëve lëndë narkotike. Janë ndaluar  Pajtim Aga, 51 vjeç, Marsilda Piperi, 32 vjeçe nga Gjirokastra, Fatjon Dedaj, 37 vjeç, bashkëjetues me Piperin, Shkëlqim Mazari, 51 vjeç, banues në Kombinat, si edhe Edmond Rajta, 52 vjeç, banues në Tiranë,  Devis Mija, 20 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë dhe  Arjet Halilaj, 38 vjeç, banues në Lezhë. 7 të arrestuarit sipas policisë merrnin drogën në Greqi, e kalonin atë mes Konispolit, e më pas e sillnin në Tiranë. Nga Tirana, droga kalonte drejt një qyteti verior, për të dalë jashët Shqipërisë.

NJOFTIMI I PLOTE:

Tiranë Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “TRANZIT”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe DVP Dibër. Vihen në pranga 7 persona. Sekuestrohen 32.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa në formë çokollate.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe DVP Dibër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin e koduar “TRANZIT”, si rezultat i të cilit bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. R., 52 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale ”Moskallëzim krimi”.

P. A., 51 vjeç, banues tek ish-stacioni i Trenit, Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim.

Sh. M. 51 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë, i dënuar për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.

D. M., 20 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë.

F. D., 37 vjeç, banues në Shëngjin.

M. P., 32 vjeçe, banuese në Gjirokastër.

A. H., 38 vjeç, banues në Lezhë.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Policisë se Shtetit dhe DVP Dibër ishin grumbulluar informacione në rrugë operative se shtetasit e lartpërmendur kishin siguruar lëndë narkotike të llojit “Cannabis sativa në formë çokollate” në shtetit grek, lëndë të cilën e kishin kaluar nëpërmjet kufirit nga Konispoli, nëpërmjet dy shtetasve me banim në Gjirokastër.

Me pas lënda narkotike do transportohej në qytetin e Tiranës, me qëllim për ta nisur më vonë në një qytet në veri të vendit, për ta trafikuar jashtë Shqipërisë. Gjatë operacionit në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 32.5 kg lëndë narkotike canabisa sativa në formë çokollate, 6 aparate celulare dhe 2 automjete. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime te mëtejshme hetimore, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

 

Pajtim Aga, është një nga të arrestuarit e aksionit, ndërkohë që Dosja.al raportoi dje se Aga është vëllai i shefit të policisë së Dibres, Robert Agës, dhe ky i fundit është një emër mjaft i njohur për publikun shqiptar. Robert Aga është një nga personazhet kryesorë të raundit të tretë të përgjimeve të publikuara nga media gjermane “BILD”, teksa dëgjohet të fliste me ish-ministrin Damian Gjiknuri, Xhemal Qefalinë, Ulsi Manjën dhe Saimir Tahirin. Këtij të fundit, Aga i bindej me shprehjen: Jam ushtari jot!

Ndërsa vëllai i tij, Pajtim Aga njihet si biznesmen në qarkun e Dibrës, ku prej disa vitesh ka hapur një televizion kabllor. Por kjo nuk është hera e parë që Pajtim Aga bie në pranga. Në 25 shtator 2016, Pajtim Aga u arrestua nga Policia e Lezhës pasi iu gjetën 320 gramë kokainë, pikërisht 10 ditë pas telefonatës së ‘famshme’ që Robert Aga kishte shkëmbyer me ish-ministrin Tahiri. Dy vite më vonë, në 2018-n, Aga humbi edhe të birin, Mateon. 21-vjeçari u zhduk pa lënë gjurmë nga Maqellara dhe familjarët pretenduan se mund të jetë rrëmbyer.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arjet alilaj arjet halilaj devis mija edmond rajta fatjon dedaj marsilda piperi operacioni tranzit pajtim aga robert aga shkelqim mazari arjet alilaj arjet halilaj devis mija edmond rajta fatjon dedaj marsilda piperi operacioni tranzit pajtim aga robert aga shkelqim mazari

Sondazh

Poll
Aktualitet 18 Janar 2020, 07:17

Ministrja e Brendshme italiane Luciana Lamorgese, ka prezantuar sot në Dhomën e Deputetëve në Parlamentin Italian raportin me të dhënat e gjashtëmujorit të parë...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj