Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Akademia e Shkencave ka ndërhyrë në debatin publik që po mban gjallë diskutimet në rrjetet sociale por edhe mes studiuesve në lidhje me dy figurat e letërsisë shqipe, Martin Camaj dhe Ernest Koliqi. Studiuesi Auron Tare publikoi disa ditë më parë, një raport të shërbimeve sekrete amerikane, ku sipas tij provohej se Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete jugosllave dhe CIA-s, amerikane. ASH e sheh ndryshe debatin. Akademia thotë se kontributi dhe vlera e tyre si shkrimtarë nuk diskutohet dhe s’ka lidhje me debatin në fjalë.
DEKLARATA E PLOTË:
Martin Camaj – një nga shkrimtarët më të mirë të kombit tonë Tiranë, më 9 korrik 2020. Akademia e Shkencave ka ndjekur debatin e ditëve të fundme për disa personalitete të rëndësishëm të letërsisë, shkencës dhe kulturës kombëtare. Akademia e Shkencave vlerëson se ky debat nuk ka të bëjë me vlerat dhe kontributet letrare dhe shkencore të personaliteteve për të cilët diskutohet. Krijimtaria, kontributet dhe vlerat e trashëgimisë letrare, kulturore e shkencore janë për Akademinë e Shkencave kriter themelor për vlerësimin e personaliteteve të botës shqiptare. Ne do të mirëprisnim çdo debat për një problematikë të tillë me objekt të mirëfilltë shkencor.
Në këtë optikë përgjegjësie institucionale, Akademia e Shkencave e ka shprehur qendrimin e vet ndaj vendit që kanë në historinë e letërsisë këta personalitete përmes kërkimeve cilësore në formën e monografive, artikujve shkencorë dhe botimeve enciklopedike të shumë anëtarëve të saj, që qendrojnë mbi përditshmërinë e debateve mediatike. Akademia rikonfirmon vlerën e këtyre kontributeve dhe në mënyrë të përmbledhur zgjedh të shqiptohet me fjalët e akademikut Ismail Kadare:
Eshtë një nga shkrimtarët më të mirë të kombit shqiptar, me po atë vlerë në prozë sikurse në poezi, dy hapësira të mëdha, me të cilat ai u përpoq të zëvendësonte atdheun e munguar. Ishte po aq i fisëm në veprën e tij, sa edhe në vizionin për raportet njerëzore brenda familjes së shkrimtarëve. Këto të fundit, për fat të keq, vazhdojnë të jenë kaq munguese në jetën tonë.
Disa ditë më parë, Auron Tare botoi studimin për dy shkrimtarët, Ernest Koliqin dhe Martin Camajn. Në studim, Tare ka marrë si referencë shkollimin e Camajt, punën në Radio Beogradi dhe përfshirjen në Komitetin e Prizrenit, e cila sipas tij ishte një organizatë, përmes së cilës UDB kishte ndërtuar një rrjet spiunazhi në Shqipëri dhe diasporë. Përsa i përket Koliqit, Tare shkruan, se ka qenë një agjent i CIA-s dhe ka mbështetur ardhjen e Camajt në Romë. Gjithashtu ai shton, se Koliqi ka ndihmuar Camajn, për të kapërcyer dyshimet se ishte i dërguar i komunistëve. Menjëherë pas publikimit të studimit, është ndezur debati publik. Studiuesi Ardian Ndreca e ka quajtur dashakeq dhe të sajuar studimin. Ndërkohë shkrimtari Primo Shllaku ka kërkuar që Akademia e Shkencave të dalë me një qëndrim dhe debati të mos bëhet në Facebook. Së fundmi ka reaguar edhe mbesa e Martina Camajt, Vera Camaj, e cila ka hedhur poshtë të gjithë argumentat e publikuara.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Gjykata ka caktuar një masë të re sigurie për Vladimir Gjutën, për dy vepra të reja penale, “Kanosja” dhe “Goditja për shkak të detyrës”. Gjuta për...
TIRANË- Rëndohet situata e të infektuarve me COVID-19. Dosja.al mëson se sot janë nisur drejt spitalit Infektiv 2 pacientë që ndodhen në gjendje të rëndë. ...
GREQI– Një shtetas shqiptar, drejtues i grupit famëkeq të gjobave ndaj biznesit në Koridhalo të Greqisë është vënë nën pranga pas një operacioni të madh ...
TIRANË- Gjykata e Tiranës i ka kërkuar Prokurorisë që të nisë hetimet lidhur me vetëvrasjen e Bilbil Hasanit në burgun 313 në shkurt të këtij viti. Burime ...
TIRANË -Një 23-vjeçar me iniciale Sh.T., është arrestuar në Tiranë, pas akuzave për ngacmim seksual ndaj kushërirës së tij. Arrestimi i tij u krye n...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar dy vëllezërit D. K., 33 vjeç dhe D. K. 37 vjeç. Sipas policisë të rinjtë shpërndanin kokainë dhe kanab...
TIRANË– Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur që të shtyjë për të hënë seancën e verifikimit të masës së sigurisë për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajma...
BERAT– Një lokal është gjobitur me 10 milionë lekë të vjetra, sepse ka organizuar një mbrëmje mature në kundërshtim me aktin normativ për të parandaluar përhapj...
TIRANË- Shoqata e Transportit Ndërqytetar ka deklaruar se ndodhet ndodhet në vështirësi ekononike. Nëpërmjet një deklarate për mediet, kreu i shoqatës Kujt...