Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) është e bindur për bashkëpunimin e zyrtarëve dhe të efektivëve të Policisë së Shtetit me trafikantët të cilët e kishin kthyer Skraparin në ‘Lazarat’ duke mbjellë të paktën 28 parcela kanabisi. Në një njoftim zyrtar, SPAK bën me dije se Policia e Skraparit, ka paraqitur pranë oficerëve të policisë gjyqësore pranë Shërbimit për Çështje të Brendshme dhe Ankesat Tiranë një material referues duke theksuar se një grup personash po kultivonin kanabis në Skrapar.
Më pas, pas hetimeve paraprake, anëtarët e SHÇBA-së kanë rënë në gjurmët e efektivëve dhe të zyrtarëve që në mënyrë të organizuar kanë bashkëpunuar me trafikantët e shumtë për të mbjellë sasi të mëdha bimësh narkotike ne disa zona. Mes trafikantëve kishte edhe persona nga Lindja e Mesme.
SOAK shton se nga hetimi rezulton se punonjësit e policisë të Komisariatit Policisë Skrapar janë të implikuar drejtpërdrejtë në raste kultivimi, raste për të cilat ata kryejnë veprime konkrete duke fshehur faktet kriminale që janë parcela me bimë narkotiketë llojit cannabis sativa, shmangien nga pergjegjësia penale për autoret e tyre dhe favorizimin e parcelave të tjera duke mos i asgjesuar ato. Vëzhgimet e kryera nga policia gjyqësore, ka rezultuar se janë dokumentuar disa episode të sekuestrimeve të lëndëve narkotike dhe personat e dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, të cilët kanë vepruar në mënyrë të organizuar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Pas verifikimeve të kryera nëpërmjet monitorimit ajrorë të DDF-Italiane, janë përftuar koordinata (28 parcela me bimë narkotike). Ndëra më datë 13 korrik të vitit të kaluar është kërkuar nga SHÇBA monitorimi ajror për zonat Njësia Administrative Potom, Gjerbëz dhe Terpan, pikërisht në funksion të Procedimit Nr 178/2020, ku ishin siguruar më parë të dhënat për kultivimin e lëndëve narkotike në këto zona.
Njoftimi i plotë i SPAK
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e materialit referues, të ardhur nga Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendëshme Tiranë, ka regjistruar me date 26.06.2020 procedimin penal Nr.178, për veprën penale “Kultivimi i bimeve narkotike”, kryer në formën e posaçme, atë të “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 284, 28/4 e 333/a të Kodit Penal.
Nga hetimet e kryera nga policia gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe policia gjyqësore në Shërbimin për Çështje të Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, janë administruar prova nga të cilat ka rezultuar se një grup personash, të cilët vepronin në zonën e Skraparit, kanë kryer veprat penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme, atë të “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 283/1 e 28/4, 287, 333/a të Kodit Penal.
Gjithashtu janë dokumentuar verpime të kundraligjëshme të kryera nga disa punonjës të policisë të Komisariatit të Policisë Skrapar, të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe konkretisht punonjësit e policisë Neritan Naska (Shef i Stacionit të Policisë Poliçan), Klement Zeqo, Bardhyl Çela, Astrit Duro me detyrë punonjës policie, si dhe funksionarët publik, shtetasi Edmon Zotko me detyrë Administrator i Njësisë Administrative Tërpan, Fatos Lamaj, me funksion Kryeplak i fshatit Çorrogjaf, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin, sipas funksioneve dhe roleve, me veprime dhe mosveprime, kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike në territorin ku ushtrojnë detyrat funksionale dhe kompetencat, si dhe kanë favorizuar autoret që kanë kryer kultivimin e bimëve narkotike.
Nga hetimet e kryera, si përgjimet telefonike, vëzhgimet e kryera nga policia gjyqësore, rezulton se në territorin e rrethit te Skraparit ishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa në parcela dhe vende të ndryshme, pothuajse në gjithë këtë territor. Janë dokumentuar disa episode të sekuestrimeve të lëndëve narkotike dhe personat e dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Janë dokumentuar dhe sekuestruar lëndë narkotike e llojit cannabis sativa në 28 episode, në të cilat ishin ngritur impjante vaditje, vendqëndrimi dhe vendstrehime për punonjësit që punonin në këto parcela dhe gjithë infrastruktura e nevojshme për këtë aktivitet kriminal.
Gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë sekuestruar gjithsej 5045 bimë narkotike të llojit “cannabis sativa”, si dhe janë sekuestruar 176 kg lëndë narkotike e paketuar në gjëndje të thatë, e gatëshme për t’u trafikuar. Gjithashtu janë evidentuar dhe disa magazina të përshtatura për tharjen dhe ruajtjen e lëndës narkotike.
Bazuar në provat e grumbulluara, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktimin e masave të sigurimit personal për shtetasit e përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Gjykata me vendimin Nr.2, datë 06.01.2021 ka vendosur masat e sigurimit si më poshtë :
Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Arben LEKLI. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike” , “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”, ”Pastrimi i produkteve te vepres penale apo veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 283/1 e 28/4, 287, 333/a të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Sefedin DOKAJ. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike” , “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284 e 28, 283/1 e 28, 333/a të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Alban Bendo. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 283/1 e 28/4, 333/a të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Fatjon Beshiri. I dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 283/1 e 28/4, 333/a të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, kundër shtetases nën hetim Anxhela Beshiri. E dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 283/1 e 28/2, 333/a të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Selfo Kaposhi. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal” , të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 333/a të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Esmeraldi KAPOSHI. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, ”Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 333/a të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Zylyftar ZHURDA. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, ”Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 333/a të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Ilia BALLO. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, ”Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 333/a të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Olgert DUSHO. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Elson DUSHO. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën heëtim Teki DUSHO. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Fuat DUSHO. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Enver MUÇAJ. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer ne bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Altin SULA. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Redian SHIMI. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Ilir SHIMI. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Klement ZEQO. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Bardhyl ÇELA. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Astrit DURO. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Neritan NASKA. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Edmond ZOTKAJ. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.
Masë sigurimit personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Fatos LAMAJ. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal. Hetimet lidhur me procedimin penal nr.178 i vitit 2020 vazhdojnë.
SPAK lëshoi 23 urdhër arreste më datë tetë janar të këtij viti për persona të ndryshëm, mes tyre efektivë policie. 16 prej tyre u lanë n burg, 4 të tjerë në “arrest shtëpie” dhe 3 të tjerë në masën “detyrim paraqitjeje”. NJë ditë më vonë GJKKO la në fuqi të gjitha masat e sigurisë për 16 të arrestuarit nga operacioni “Gjergova” në Skrapar. Përgjimet zbuluan se trafikantët lajmëroheshin për kon trolle nga vetë bashkëpunëtorët e tyre policë dhe zhduknin çdo rrënjë kanabisi.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FIER– Fermerët dhe pronarët e tokës, të cilës kryeministri Edi Rama i ‘vuri gishtin’ për të ndërtuar spitalin nga turqit, janë revoltuar dhe kanë dalë në protes...
KORÇË– Një prej autorëve të grabitjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë ka rënë në pranga e policisë.Burime policore ne Korçë bëjn...
TIRANË- Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për shkak se ka përdhunuar ish-të dashurën e tij.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se id...
ELBASAN– Situata nga përmbytjet në Elbasan vazhdon të jetë e rëndë ashtu si dhe Lezha apo Shkodra. Në njoftimin e bërë nga Bashkia raportohet se gjatë natës ka ...
TIRANË– Mjeku pneumolog në Spitalin Amerikan Ardian Jorgji, këtë të Hënë ka qënë i ftuar në studion e emisionin Abc-ja e Mëngjesit ku ka komentuar situatën...
VLORË– Bashkia Vlorë ka bërë një paraqitje të situatës në qytetin bregdetar pas reshjeve të dendura të shiut.Deri tani, problematik është vetëm aksi rrugor...
DEVOLL- Një 45-vjeçar ka rënë në pranga në Devoll ëpr vjedhje të një makine. Policia bën të ditur se personi me iniciale I.D banues në fshatin Gracë i ka...
KORÇË– Situata në qytetin e Korçës ndryshe nga zonat e tjera shfaqet më e qetë. Bashkia bën të ditur se nga reshjet nuk ka pasur përmbytje mi...
TIRANË– Meteorologia Adiola Bani deklaroi se kjo javë do të sjellë një mot të acartë e me ngrica në të gjithë vendin. E ftuar në emisionin “Abc-ja e ...
ELBASAN– Një 35-vjeçare është vënë në pranga të policisë pasi është kapur duke transportuar 5 shtetas të huaj në vendet e treta. Arrestimi i saj u bë pas...