Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Dritan Kola alias Mark Kola, 43 vjeç, pjesë e grupit të grabitësve të “Babagjyshëve”, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është dënuar me 24 vjet burg është ekstraduar sot nga Belgjika. Në njoftimin zyrtar të Interpol Tirana bëhet me dije se Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2018, e ka dënuar Kolën me 24 vjet burg, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Dritan Kola ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që ka kryer grabitje me armë në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë.
Njoftimi:
Interpol Tirana – Vijon bashkëpunimi me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Falë bashkëpunimit me homologët belgë, është ekstraduar nga Belgjika drejt vendit tonë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 24 vjet burgim, për disa vepra penale. Nga ZQK Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Brukseli/Belgjikë, i shtetasit shqiptar Dritan Kola alias Mark Kola, 43 vjeç. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në vitin 2014, i ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2018, e ka dënuar këtë shtetas, me 24 vjet burg, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Shtetasi Dritan Kola ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që ka kryer disa grabitje me armë në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë. Ky shtetas, në vitin 2014, në bashkëpunim me shtetasit F. P. dhe M. Sh., ka vjedhur me armë në një kompleks në rrugën “Konferenca e Pezës”. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Brukselin, u bë i mundur arrestimi i tij, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.
Historia e grupit të “Babagjyshëve”
Grupi i përbërë nga 11 persona janë dënuar për vjedhjen e disa argjendarive në Tiranë, qytete të tjera brenda vendit, por edhe jashtë. Banda përbëhej nga; Ilir Kupa, Fatmir Pjetri, Agustin Sula, Julian Qerushi, Dritan Kola, Saimir Kala, Mark Shpendi, Hajdar Sefa, Lin Kala, Edmond Selala, Angjelin Ndreka.
Në mesin e grabitjeve të bujshme të argjendarive të grupit, është ajo e vitit 2014 në qendrën tregtare në Tiarnë, TEG, ku u futën dhe morën një sasi të konsiderueshme floriri. Hetimet zbardhën mekanizmin e funksionimit të grupit ku fillimisht vidheshin makinat që do të përdoreshin në krim, ato më pas digjeshin duke u ndërruar në ikje për të humbur gjurmët dhe 11 anëtarët kishin detyra të ndara mes tyre nga pikasja e biznesit që do grabitej e deri tek vendosja e orarit apo veshja që do përdorej.
(f.m/Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
BERAT– Artur Gjata 45 vjeç dhe Evis Kananit 36 vjeç janë vënë në pranga pasi akuzohen se janë përfshirë në sherrin me thika, ngjarje e ndodh...
Ardhja e Nikollë Dedës në krye të Urdhrit të Stomatologut dhe mënyra e drejtimit të tij të këtij institucioni ka shkaktuar jo pak pakënaqësi mes stomatologovë s...
TIRANË- 3 viktima nga koronavirusi në Shqipëri! Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë: një qytetare nga B...
TIRANË– Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka pezulluar nga puna si këshilltare, banoren e “Big Brother VIP”, Monika Lubonja. Burime për Dosja....
PRISHTINË – Në Prishtinë u mbajt sot protesta e dytë në harkun kohor të 3 ditëve të fundit kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Or...
TIRANË– Nuk do të angazhohen totalisht për garën elektorale të 6 Marsit në 6 bashkitë, por socialistët janë të bindur se do i fitojnë ato përfshirë d...
SHQIPËRI – Kufizimet e lëvizjes gjatë pandemisë nuk e ulën numrin e aksidenteve rrugore në Shqipëri. Vetëm gjatë vitit 2021 u shënuan mbi 1300 akside...
TIRANË– Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka prezantuar emrat ë të gjithë personave që do të garojnë për primaret e të dielës, nga ku d...
TIRANË– Shtatë janë personat që do të garojnë nesër në primare për të zgjedhur kandidatin e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike. Ajo që...
TIRANË– Drejtori i Pëgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka kërkuar që të eliminohet fenomeni i kanabisit në Shqipëri. I pranishëm në një tak...