E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
TIRANË- Mbrëmjen e djeshme Policia në një operacion të gjerë, të shtrirë në Tiranë, Elbasan dhe Fushë Krujë është finalizuar me arrestimin e 5 të dyshuarve si grabitësit të Rinasit. Uniformat blu u treguan të rezervuar për identitetin e të arrestuarve, por sot Dosja.al ka mundur t’i zbardh.
Sipas burimeve të Dosja.al mësohet se të arrestuarit e djeshëm janë: O.V., Alkond Bregasi, Renaldo Sula dhe Saimir Çela. Burime brenda grupit hetimor bëjnë me dije se, kthehsa në hetime erdhi pas identifikimit të servisit në periferi të Elbasanit, ku u bë dhe modifikimi i furgonit.
Një tjetër person që është arrestuar, arrestohet vëllai i Klement Çalës, të konsideruarit krahu i djathtë i Admir Murataj, të vrarë pas grabitjes së 9 prillit. Eldi Çala rezulton të ketë marrë me qira një servis në zonën e Elbasanit, aty ku u modifikua furgoni me të cilin u krye grabitja e 5.7 milionë eurove në aeoportin e Rinasit.
Bëhet me dije se nga aty ka nisur e gjithë rrjedha e hetimeve të tjera, ku dhe janë zbuluar disa bashkëpunëorë që janë të arrestuar tashmë. Sipas informacioenve mësohet se dy nga 4 të arrestuarit janë modifikuesit e furgonit. Zbulimi i servisit mendohet të jetë dhe çelësi i të gjithë hetimeve, pasi aty dje është bërë një kontroll i imtësishëm, dhe mund të jenë zbuluar prova. Po ashtu dhe marrja në pyetje e punonjësve mund të ketë hedhur dritë mbi hetimet, të cilat duket se po shkojnë drejt fundit për zbulimin e të gjithë anëtarëve të bandës.
Për arrestimet ka reaguar zyrtarisht dhe Policia e cila bën me dije se të arrestuar janë 4 persona, të cilët dyshohet si të përfshirë në grabitjen spektakolare në Rinas. Sipas Policisë në bazë të veprimeve hetimore të kryera dhe informacioneve të marra në rrugë operative si dhe provave të siguruara gjatë hetimit është bërë i mundur ndalimi i katër autorëve të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje.
“O. V., 38 vjeç, banues në Krujë, A. B., 34 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, R. S., 25 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan dhe S. Ç. 28 vjeç, lindur në Kajan Elbasan dhe banues në Elbasan”, njofton Policia.
Grabitja spektakolare në Rinas, ndodhi mesditën e 9 prillit. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej drejt Vienës, në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Dom Gjergj Meta ka deklaruar së fundmi se shqiptarët janë të çuditshëm në tipologjinë e tyre dhe këtu nuk bëjnë përjashtim as politikanët.Ai ka s...
TIRANË- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po...
Tiranë- Për të gjithë ata që ngrinin pikëpyetje të kota duke thënë se në burgje, për shkak të frikës o arsyesh të tjera, nuk kryheshin abuzime e përdhunime, dok...
Tiranë- Gazetarja Erjona Rusi ka treguar se ka telefonuar OSHEE-në pasi në banesën e saj nuk kishte energji elektrike dhe për 30 minuta resht numri i këtij ins...
TIRANË- Deputeti Myslim Murrizi e ka parë ndryshe sulmin terrorist në Sri Lanka. Në një postim në Facebook, ai shkruan se është habitur nga shqiptarët që n...
Nga Martin Kuiper, NRC/ Një shqiptar që arrestohet në Holandë për trafik droge ka thuajse të njëjtin justifikim, thotë prokurori Otto van der Bijl. Ai thotë se ...
MAQEDONI E VERIUT– Zgjedhjet presidenciale tashmë kanë hyrë në një fazë shumë deçizive, pasi tashmë po numërohen votat. Deri tani (Ora 21:30) nga Komison...
ITALI- Kur të gjithë po presin që temperaturat të rriten, Mbrojtja Civile Kombëtare në Itali parashikon erëra shumë të forta. Sipas shërbimit meteorologjik ital...
BERAT- Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Berat, ku mëoshet se kanë mbetur disa të plagosur.Sipas informacioneve nga Po...
TIRANË- Hetimet për grabitjen e Rinasit duket se po shkojnë drejt fundit, pasi Prokuroria ka zbluaur një provë shumë të fortë. Një servis në periferi të El...