Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Grabitje në Tropojë, çifti nga Kosova i marrin me dhunë 50-vjeçares çantën nga dora dhe telefonin, arrestohen në një ho
5 Qershor 2021, 17:50Nga DOSJA
TROPOJË– Një çift nga Kosova, Visar Madani 21 vjeç dhe Rinesa Raçi, 18 vjeçe, janë vënë në pranga pasi akuzohen se i kanë grabitur me dhunë çantën dhe telefonin një gruaje me inicialet S.B, 50 vjeç, banuese në fshatin Dojan. Ka qenë vetë 50-vjeçarja ajo që ka pas grabitjes ka bërë kallëzim në polici, dhe ka denoncuar ngjarjen.
Kontrollet nga policia kanë bërë të mundur gjetjen e çiftit nga Kosova në një hotel, të cilët janë prangosur. Në dhomën e hotelit janë gjetur edhe një sasi parash, pesë celularë, 9 fishekë pistolete dhe maska anticovid që dyshohet se i kanë patur me vete gjatë kryerjes së vjedhjes.
Njoftimi i policisë Tropojë
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur sot në Tropojë, ku një shtetaseje i vodhën me dhunë çantën e dorës. Kapen dhe arrestohen dy autorët e dyshuar të ngjarjes. Policia e Tropojës, menjëherë pas marrjes së kallëzimit së shtetases S. B., banuese në fshatin Dojan, e cila ka kallëzuar gjatë rrugës për në banesë, dy persona i kishin vjedhur me dhunë çantën e dorës, brenda së cilës kishte një sasi parash dhe një telefon, organizoi punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e dy autorëve të dyshuar, shtetasit:
V.M., 21 vjeç dhe R. R., 18 vjeçe, banues në Kosovë. Shtetasit V. M. dhe R. R. dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur me dhunë çantën e dorës shtetases S. B. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në dhomën e një hoteli në qytetin e Tropojës, ku ishin akomoduar autorët u gjetën dhe sekuestruan sendet e vjedhura: 1 aparat celular dhe një sasi lekësh. Gjithashtu janë gjetur 9 fishekë pistolete, 4 telefona celular dhe maska anticovid që dyshohen se i kanë patur me vete gjatë kryerjes së vjedhjes. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.
(F.M/DOSJA.AL)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Mediat greke kanë zbardhur skedën kriminale të shqiptarit Gjergji Kapaj, i cili është vënë sot në pranga pasi akuzohet se është ‘shefi i një ...
DURRËS- Një aksident ka ndodhur pasditën e sotme në Durrës. Burime bëjnë me dije se një makinë ka përplasur një këmbësor në zonën e Nishtullës. I aksidetu...
GREQI– Gjergji Kapaj, 43-vjeçari shqiptar që u vu sot në pranga si ‘koka e unazës’ së trafikut të drogës rezulton të jetë një person me precedent të mëpa...
GJERMANI- Tre shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Gjermani për shkak se kishin falsifikuar dokumentat personale. Frankenpost.de shkruan se shqiptarët u ar...
GREQI– Pesë persona janë vënë në pranga, pasi akuzohen se janë pjesë e një rrjeti trafiku të lëndëve narkotike që vinte nga Holanda dhe shitej në ishullin lukso...
LEZHË– Një makinë është përfshirë nga flakët në superstradën Lezhë-Milot. Mësohet se ngjarja është regjistruar mesditën e sotme pranë fshatit Gajush, rreth...
TIRANË– Vetëm dy raste të reja me Covid-19 dhe asnjë viktimë! Ky është bilanci më pozitiv që është regjistruar në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë...
TIRANË– Eksperti mjedisor, Abdulla Diku ka publikuar foto nga lumi Shkumbin, shtrati i të cili shihet tërësisht i thatë, si pasojë e digës. Në një st...