Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Aktualitet
Bilanci i MSH: 3 viktima nga Covid-19 në Shqipëri, 325 raste të reja
18 Dhjetor 2021, 16:10Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Tre persona kanë ndërruar jetë nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Në bilancin e 24 orëve, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se një qytetar nga Fieri 75 vjeç, një qytetar nga Vlora 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 80 vjeç nuk i kanë mbijetuar dot infektimit me koronavirus. Në 24 orët e fundit janë kryer 3109 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 325 qytetarë. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 139 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Janë 5333 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Gjithashtu janë shëruar 355 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 197,055 që nga fillimi i epidemisë.
Njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë:
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3109 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 325 qytetarë, në këto bashki: 130 në Tiranë, 30 në Durrës, 24 në Fier, 12 në Elbasan, 10 në Vlorë, nga 9 qytetarë në Shkodër, Mallakastër, 8 në Berat, nga 7 qytetarë në Kavajë, Kamëz, 6 në Kuçovë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Mat, nga 4 qytetarë në Kurbin, Lushnje, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Pogradec, Korçë, Përmet, Sarandë, nga 2 qytetarë në Kukës, Has, Tropojë, Lezhë, Shijak, Vorë, Klos, Gjirokastër, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, Peqin, nga 1 qytetar në Belsh, Dimal, Maliq, Delvinë, Himarë, Selenicë, Divjakë, Patos, Roskovec, Dibër, Rrogozhinë, Krujë, Mirditë, Malësi e Madhe, Vau i Dejës.
Janë 5333 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 139 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Fieri 75 vjeç, një qytetar nga Vlora 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 355 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 197,055 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (18 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 325 Të shëruar në 24 orë 355 Të shtruar në spitale 139 Humbje jete në 24 orë 3 Testime ditore 3109
Testime totale 1,436,371 Raste pozitive 205,549 Raste të shëruara 197,055 Raste Aktive 5333 Humbje jete 3,161
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
SHKODËR– Policia e Shkodrës ka arrestuar 4 persona, 2 prej të cilëve ishin të shpallur në kërkim pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Si&ccedi...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha bëri të qartë ditën e sotme se në partinë demokratike nuk kanë vend persona që turpërojnë partinë. Kjo ishte dekla...
“Jam në klasën e pestë, kam ardhur bashkë me mësuesen që të denoncoj babain tim, i cili nuk më lë të luaj në kompjuter”. Kështu e nisi rrëfimin në k...
TIRANË– Jemin Gjana, i cili ndodhet në krye të Komisionit Statutor është shqetësuar nga muzika e lartë në sallën në Pallatin e Kongreseve. Në momenti...
TIRANË – Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar rezolutën Këshillit Kombëtar të PD të 12 dhjetorit 2021. Mes të tjerash, në rezolutën e K...
DURRËS – Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Durrës-Maminas, ku një mjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur ...
TIRANË – Policia e kryeqytetit, në 24 orët e fundit, ka vënë në pranga 10 persona për vepra të ndryshme penale. Kështu, janë arrestuar në flagrancë të shte...
TIRANË – Policia e kryeqytetit ka bërë të mundur arrestimin e një 29-vjeçareje nga Durrësi, e cila ishte dënuar me 3 muaj burg nga Gjykata e qytetit...