Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Kandidati për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim. Pas Agrin Shehajt, të cilin Kim e thirri në zyrë dy ditë më parë, radha i ka ardhur Kadillit.
Vetë ky i fundit shkruan se me Kim ka ndarë mendimin se Partia Demokratike është aset i pazëvendësueshëm dhe se, në fillesat e saj është dora e pamohueshme amerikane. Kadilli shton më tej se ka shprehur një zë kundër mënyrës si shkojnë gjërat në Shqipëri por edhe në PD, të cilën e quan ‘PARTINË TME’.
“Sot pata kënaqësinë të zhvilloja një takim të gjatë dhe të frytshëm me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zonjën Yuri Kim. Biseda u përqëndrua te zhvillimet politike në PD dhe në vend. Jam i lumtur që shpreha në takimin me të dërguarën e vendit më demokratik në botë, dhe aleatit strategjik të Shqipërisë, një zë të protestës kundër mënyrës si shkojnë gjërat në Shqipëri por edhe në partinë time, siç edhe shpalosa Manifestin Politik, jo vetëm për demokratët, por edhe shoqërinë. Me zonjën Kim ndamë mendimin se Partia Demokratike është aset i pazëvendësueshëm dhe se, në fillesat e saj është dora e pamohueshme amerikane.Gjithashtu në takim nënvizuam faktin e pamohueshëm se Uashingtoni dhe Shqipëria, nën udhëheqjen e PD kanë punuar bashkë dhe bërë shumë gjëra të mira. Për gjërat e mira, për të ardhmen, por edhe ruajtjen e traditës dhe mësimeve të saj, ishte biseda sot. Si kandidat për kryetar i PD dhe si demokrat nuk mund të mos i shpreh mirënjohjen Ambasdores Kim dhe vendit të saj te i cili shohim jo vetëm partneritetin dhe miqësinë, por edhe misionin e përbashkët për një botë më të mirë dhe të ardhme më të sigurt. Zoti e bekoftë Shqipërinë! God bless United State of America!”- shkruan Kadilli.
Dy ditë më parë, Kim takoi Shehajn. Të dy janë kandidatë që garojnë për postin e kryetarit të PD-së. Zgjedhjet pritet të mbahen më 13 qershor. Zgjedhjet do të zhvillohen më shumë se një muaj para afatit të parashikuar që ishte 22 korriku. Në krye të Komisionit për zgjedhjen e kryetarit të ri është Jemin Gjana, ndërsa anëtarësia përbëhet nga Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Çlirim Gjata. Ndihmësat do të jenë Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjoke Vuksani, Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri. Zyrtarisht kanë dorëzuar kandidaturat Edith Harxhi, Fatbardh Kadalli, Agron Shehaj dhe kryetari aktual Lulzim Basha. Ata kanë prezantuar platformat.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TURQI– Kryeministri Edi Rama ka zbuluar projektet që e çuan në Turqi për një vizitë dy ditore, zyrtare. Në një status në Facebook, Rama ka publikuar disa...
TIRANË– Deputetja e zgjedhur Grida Duma ‘i ka dalë për zot’ kryedemokratit Lulzim Basha. E ftuar në “Top Talk”, Duma u pyet nga gazetari Denis Dyrnjaja nës...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me biznesmenin Canturk Alagöz në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon që prej pasdites së djeshme ...
TIRANË– Deputetja e zgjedhur Grida Duma ka refuzuar kategorikisht që të bëjë pazare me maxhorancën për zgjedhjen e Presidentit, ofertë që u soll një ...
TIRANË– Kuvendi sot është mbledhur sërish ku janë prezantuar raportet e disa prej institucioneve të drejtësisë. Por edhe sot nuk kishte si të mos mer...
TIRANË– Kryetarja e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula raportoi ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar takime sot me demokratët e Kavajës, Rrogozhinës dhe të dy njësive 15-16. Në komunikimin e...
TURQI– Turqia dhe Shqipëria nënshkruan ditën e sotme një protokoll bashkëpunimi për të mbrojtur trashëgiminë e përbashkët kulturore dhe historike në Shqipëri.Mi...
TIRANË– Deputeti Myslym Murrizi komentoi në seancën plenare videot e publikuara në rrjetet sociale të Gjykatëses, Enkeleda Kapedani. Ai iu drejtua kreut të...
TIRANË– Gjykata Kushtetuese shqyrtoi sot padinë e presidentit Ilir Meta për shembjen e Teatrit Kombëtar, gati një vit më parë. Vendimi u vendos të shtyhet...