LIVE UPDATES
Politike

Patozi: Do të ankimojmë zgjedhjet, PS na trajtoi si ferrë nëpër këmbë

4 Korrik 2019, 11:54 Nga DOSJA
Patozi: Do të ankimojmë zgjedhjet, PS na trajtoi si ferrë

Tiranë- Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka deklaruar se partia që ai drejton do të ankimojë zgjedhje te 30 qershorit. Patozi është shprehur se  zgjedhjet lokale ishin zgjedhje të këqija dhe të cunguara, ndaj nuk është rastësi që, pas përfundimit të tyre, zgjidhja e krizës nuk shikohet fare në horizont.

“Përfaqësuesit e Partisë Socialiste në të gjitha nivelet e trajtuan si ferrë nëpër këmbë Bindjen Demokratike, që nga dita e parë e fushatës, e deri sa u numëruan vota e fundit. Ne nuk patëm mundësi të konkurronim në 61 bashkitë e vendit me këshilltarë, pasi në 20 prej tyre listat tona u rrëzuan arbitrarisht nga KQZ-JA dhe KZAZ-të socialiste me pretendimin aspak ligjor se duhet të ishin me numrin e plotë të këshilltarëve.”, shprehet ai.

Reagimi i plotë:

BINDJA DEMOKRATIKE DO T’I ANKIMOJË ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT

E vetmja fitore e zgjedhjeve të 30 qershorit ishte që ditën e votimit shqiptarët nuk u përplasën me njëri-tjetrin, ashtu siç kishin paralajmëruar disa koka të nxehta udhëheqësish politikë. Ato ishin zgjedhje të këqija dhe të cunguara, ndaj nuk është rastësi që, pas përfundimit të tyre, zgjidhja e krizës nuk shikohet fare në horizont. Tani që është numëruar edhe vota e fundit, duket sikur asgjë nuk ka ndryshuar mes palëve të vjetra ndërluftuese, të cilat ishin gati për ta çuar vendin në konflikt civil vetëm që të ruanin objektivat e tyre partiake.
BINDJA DEMOKRATIKE mori pjesë në to, e vetëdijshme se po hynte në një proces të vështirë dhe të paragjykuar, ku kishte pak ose aspak shanse që të votohej dhe numurohej normalisht. Por edhe pse tani është provuar qartë se këto ishin zgjedhje problematike, ne jemi sërish të bindur se kemi marrë vendimin e duhur për të garuar më 30 qershor. Madje do të kishim bërë të njejtën gjë, edhe sikur ta dinim që në fillim se zgjedhjet do të ishin edhe më të këqija se kaq. Sepse mendojmë që ato janë i vetmi instrument për të ndryshuar qeverisjen në një vend demokratik, sa kohë që nuk është shpikur ende ndonjë mënyrë tjetër.
Zgjedhjet e 30 qershorit u cënuan kryesisht nga bojkoti i partive kryesore të opozitës, por edhe nga menaxhimi i keq i njërës palë, të cilës i ngeli në dorë e gjithë tepsia e administrimit të tyre dhe ajo bëri çfarë deshi me të. Ndaj BINDJA DEMOKRATIKE ishte, jo vetëm pjesëmarrëse në këto zgjedhje, por edhe dëshmitare e deformimit të tyre.
Përfaqësuesit e Partisë Socialiste në të gjitha nivelet e trajtuan si ferrë nëpër këmbë BINDJEN DEMOKRATIKE, që nga dita e parë e fushatës, e deri sa u numurua vota e fundit. Ne nuk patëm mundësi të konkurronim në 61 bashkitë e vendit me këshilltarë, pasi në 20 prej tyre listat tona u rrëzuan arbitrarisht nga KQZ-JA dhe KZAZ-të socialiste me pretendimin aspak ligjor se duhet të ishin me numrin e plotë të këshilltarëve. Kjo do të thotë se në një të tretën e territorit, Partia Socialiste na e mori në tavolinë rezultatin, duke mos na lejuar të hynim në garë fare.
Por aspekti më i rëndë i këtyre zgjedhjeve ishte mospranimi nga ana e tyre që ne të kishim një sy në administrimin e zgjedhjeve, në kushtet e mungesës së Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kërkesës sonë të përsëritur për të pasur komisionerë dhe numurues në të gjitha qendrat e bashkive ku konkuronim KQZ-ja dhe KZAZ-të nuk iu përgjigjën kurrë, madje në kundërshtim flagrant me ligjin, as që denjuan ta marrin fare në shqyrtim.
Ndaj ne vendosëm t’i ankimojmë këto zgjedhje, sepse mendojmë që ato u drejtuan dhe administruan keq vetëm nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste, të cilët, me sa duket, nuk hoqën dorë nga vesi i vjetër i tjetërsimit të votës, edhe në kushtet e mungesës së shumë partive opozitare më 30 qershor.
Refuzimi i pranisë sonë nëpër komisionet e votimit dhe në tavolinat e numurimit është një argument i mjaftueshëm që ne të kemi dyshime të arsyeshme se rezultati i këtyre zgjedhjeve është trukuar nga profesionistët e vjedhjes së votës në Shqipëri. Ky ankimim mbështetet edhe nga të dhëna të besueshme që na sjellin përfaqësuesit dhe vëzhguesit tanë nga disa bashki të vendit, ku shkeljet kanë qenë më flagrante.
Ne kemi dyshime se në shumë qendra votimi janë hedhur fletë votimi për të rritur fiktivisht numrin e mbështetësve të qeverisë, në shumë zona ka pasur haptazi votim familjar, ndërsa në tavolinat e numurimit janë ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve në favor të Partisë Socialiste ose aleatëve të saj.
Ky kontestim nuk ka lidhje me rezultatin e BINDJES DEMOKRATIKE, i cili mund të konsiderohet i mirë për kushtet dhe trysninë e jashtëzakonshme, që ushtruan palët mbi të gjithë procesin, por është një shërbim që kryhet për të nxjerrë dhe zbardhur të vërtetën e 30 qershorit.
Shqipëria duhet të ndahet një herë e përgjithmonë nga zgjedhje të tilla të shëmtuara, që drejtohen nga militanë fanatikë partish, të cilët e prishin procesin edhe atëherë, kur nuk kanë shumë ose aspak nevojë, e jo më atëherë kur rivaliteti me kundërshtarët është i fortë.

 J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit patozi zgjedhjet lokale astrit patozi zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj