"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Përplasja tek zyrat, FRD i nis letër Bashkisë: Ndaloni këtë marrëzi, mos provokoni
12 Mars 2021, 16:12Nga DOSJA
TIRANË– Fryma e Re Demokratike i ka dërguar një letër Bashkisë së Tiranës, me anë të së cilës kërkon tërheqjen e kësaj të fundit nga vendimi për bastisjen e zyrave të tyre. Pak orë pas përplasjes mes efektivëve të Policisë Bashkiake dhe anëtarëve të FRD-së, ku mori ojesë edhe Presidenti Ilir Meta bashkë me anëtarë të tjerë të Opozitës, FRD-ja shkruan se Bashkia Tiranë ka kërkuar boshatisjen e zyrave me anë të një shkrese pa vulë dhe pa firmë.
Këtë gjë, FRD-ja e konsideron një provpkim të rëndë, që sipas tyre bie ndesh me ligjin mbi partitë politike. Sipas FRD-së, partia ë tyre është në të drejtën e saj për të qëndruar në ato zyra, edhe pse Bashkia Tiranë, pretendon ndryshe.
“Nga zyrat e Bashkisë Tiranë ka ardhur një shkresë e pafirmosur, e pavulosur në mënyrë jo institucionale, e cila bën fjalë për lirimin e ambiente që disponon FRD që nga muaji prill 2016. Fryma e Re Demokartike e quan si provokim të rëndë që bien ndesh flagrant me ligjin mbi partitë politike. Aq më keq tentativat e neveritshme për të fikur dritat si dhe përdorimi i policisë bashkiake, e cila paguhet nga taksat e shtetit shqiptar për të ndaluar, antarët e partisë së Frymës së Re Demokratike, të ngjiten në selinë e tyre, janë të papranueshme , thellësisht politike, dhe mjaft të rrezikshme në këtë prag zgjedhjesh. Zoti, Kryetar, ju bëjmë me dije që ne jemi në të drejtën tonë, të drejtë të cilën na e siguron ligji mbi Partitë Politike, neni 22, pika b, paragrafi 2 të cilën e citojmë ‘Partitë Politike pajisen me ndërtesë, për selinë e tyre qendrore dhe zyra vendore; Këtë të drejtë e ka dhe parti politike, mesatarja e votave të së cilës në tri zgjedhjet e fundit parlamentare ka qenë mbi 1 përqind në shkallë vendi’. Zoti Veliaj, FRD nuk mund ta besojë se këto veprime janë urdhëruar nga ju, prandaj duhet menjëherë që të urdhëroni ndalimin e kësaj marrëzie provokuese që bie ndesh me frymën e bashkëpunimit politik që duhet të ketë vendi në prag të zgjedhjeve pasi ky është një nga kushtet e integrimit të Shqipërisë dhe është vendosur në rezolutën e BE-së. Kërkojmë në mënyrë urgjente ndërhyrjen tuaj të menjëhershme për të ndalur këtë akt të paprecedentë, të paligjshëm, dhe thellësisht politik,”– shkruhet ndër të tjera në letër.
Mesditën e sotme një përplasje mes policisë bashkiake dhe zyrtarëve të partisë Fryma e Re Demokratike degjeneroi në grushta, shpulla dhe sharje. Në sherr u përfshi edhe presidenti Ilir Meta i cili i thirr për ndihmë nga kryetari Sali Shehu. Sherri nisi pas një letre nga bashkia Tiranë e cila njoftonte FRD se duhet të boshatiste zyrat. Shkak sipas bashkisë për kërkesën është fakti se godina është e amortizuar dhe se FRD nuk është pronare e godinës.
FRD nuk e ka pranuar këtë vendim dhe Sali Shehu thotë se është goditje politike për shkak të vendimit për të firmosur koalicion me opozitën e bashkuar, akt ky që largoi themeluesin Bamir Topi nga kjo parti. Përplasjeve ju bashkuan më tej edhe anëtarë të tjerë të Opozitës së Bashkuar, mes tyre kryedemokrati Lulzim Basha, Erisa Xhixho dhe Petrit Vasili. Turmës ju bashkua edhe djali i Ilir Metës, Besarti, i cili me maskën e LSI-së të vënë, qëndronte në hyrjen e zyrave të FRD-së.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Godina në të cilën Fryma e Re Demokratike ka selinë e saj është në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Ajo i ka kaluar në pronësi të bashkisë në ...
TIRANË- Në javën e grave, Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi organizoi një marshim me gra dhe vajza për të ngritur zërin për mosrespek...
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të formularit të dekriminalizimit për kandidatin e PD Durrrës Rezeart Tusha.Tekst-Kontaktuar nga Top...
TIRANË- Në listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes socialiste për integrim është edhe një person që është paditur për shpërdorim detyre dhe arrestuar...
TIRANË- Sokol Binaj, Albana Boksi, Klodian Kurushi dhe Klodian Kurushi janë emrat që i shkojnë presidentit për konfirmim, për t’u bërë anëtarë të Gjykatës ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka grisur kërkesën që Bashkia e Tiranës i ka bërë Sali Shehut, për lirimin e ambienteve të “Frymës së ...
TIRANË– Besart Meta, djali i Presidentit Ilir Meta ka shkuar pranë zyrave të Frymës së Re Demokratike për të mbështetur Opozitën në aksionin e saj kundër B...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur thirrjes së presidentit Ilir Meta që opozita të zgjohet dhe të reagojë ndaj sulmeve...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka përsëritur denoncimin e tij ndaj kryeministrit Edi Rama. Pas deklaratës së bërë në Durrës, jashtë selisë së “Fryma e ...
TIRANË– Turma e mbështetësve të Partisë Fryma e Re Demokratike ka zbarkuar në zyrat e partisë që është mbushur me efektivë të Policisë Bashkiake. Siç...