Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka marrë sot në mbrotje, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, të cilët janë akuzuar për krime lufte. Në fjalën e tij në Kuvend, Rama tha se UÇK udhëhoqi një luftë dhe jo një paradë paqeje. Ai shtoi se kundër Kosovës po vijonë sakatimi dhe tha se pas asaj që ka lexuar dje në aktakuzë nuk do çuditet më, pasi sipas tij deklarata e Prokurorisë është shumë e gabuar.
“Ka udhëhequr një luftë jo paradë paqeje. Ka humbur njerëz në atë luftë. Askush nuk merr përgjegjësi për këtë jetë të sakatuar. Dhe kjo vazhdon. Po si kështu? Sikur të më thoshin që ndodh prapë, do thosha edhe mund të ndodhë. Pas kësaj të djeshmes nuk çuditem më. Kësaj herë u thirr në cilësinë e të dyshuarit. Njësoj si me Fatmir Limajn. E njëjta gjë! Nga e para!
Në memorien e shumë të rinjve që nuk e kanë pasur fatin e zi që të jetojnë në atë kohë, duket sikur këta njerëz diçka kanë. Kriminela se do gjendet diçka, do kapen. Qindra ushtarë të UÇK-së janë fashikujt. Për të bërë politikanin e madh dhe për të mos u përkthyer dhe për të menduar si do lexohet, po pyetja vjen vetë skam çfarë t’i bëj, është kjo sagë në emër të drejtësisë? Dhe kur mendon që në këtë botë pandehmash, me kaq shumë gjëra të thëna dhe asnjëherë të provuara kundër të njëjtëve njerëz: Same people! Që këtë të ma përkthejnë tamam!”, u shpreh ndër të tjera Rama.
Deklaratat e Ramës janë bërë në Kuvend, ku ka folur për aktakuzën e ngritur kundër Thaçit dhe Veselit. Kreu i qeverisë ka mbrojtur zyrtarët e Kosovës duke thënë se UÇK-ja ka bërë luftë të. Më tej tha se krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga shumë gjykata, ndërsa në Serbi s’janë ngritur as akuza për ata që kanë qenë agresorët. Rama tha se aktakuza ishte një fletërrufe që nuk ka ndodhur kurrë më parë në jurispudencën ndërkombëtare.
(A.B./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kreu i qerverisë, Edi Rama, nga foltorja e Kuvend ka thënë se bombardimet në Serbi u bënë nga NATO dhe krimet e luftës janë hetuar nga 6 gjykata de...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend ka vijuar mbrotjen e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Kreu i qeverisë tha se agresori ishte ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend ka mbrojtur Hashim Thaçin dhe Kadri Veseli që janë akuzuar nga Prokuroria Speciale për krime...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama me tone të forta ka reaguar kundër akzuave që janë ngritur mbi Presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Vese...
TIRANË– Mesa duket Kuvendi i sotëm është fokusuar tek sherret. Gjithçka ka nisur në fjalën e deputetes Edlira Hyseni, e cila po fliste për ko...
BE- Parlamenti Europian i ka kthyer përgjigje Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit nëpërmjet kryetares së Nënkomisionit të PE për të Drejtat e Njeriut, Maria Arena....
TIRANE– Deputeti i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi e ka gjetur mënyrën sesi të merret me kohën e lirë në Kuvend. Dosja.al vëzhgoi deputetin dhe në koh...