LIVE UPDATES
Aktualitet

Rri në Londër por merr rrogën si drejtor shkolle, procedohet penalisht 25-vjeçari nga Dibra, në hetim dhe drejtoresha e zyr

11 Shtator 2020, 10:02 Nga DOSJA
Rri në Londër por merr rrogën si drejtor shkolle, procedohet

DIBËR– Avni Delishi, 25 vjeç, ish-drejtor i shkollës “Selim Aliu” në Dibër është proceduar penalisht nga policia pasi edhe pse është larguar në Angli që në muajin mars të këtij viti, vijon të marrë pagën si drejtor shkolle. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Dibrës, bashkë me Delishin, është proceduar penalisht dhe po hetohet edhe Brikena Dani, drejtoresha e Zyrën Vendore Arsimore në Peshkopi, e cila pas largimit të Delishit për në Londër, nuk e ka zëvendësuar atë por ka vijuar t’i plotësojë letrat në mënyrë që 25-vjeçari ta marrë pagën si drejtor shkolle, pa qenë fare i pranishëm. Të dy akuzohen për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Si u zbulua skandali?

Ngjarja u raportua një ditë më parë nga emisioni “Stop” në Tv Klan. “Stop” pas një investigimi të bërë ka zbuluar disa problematika për emërimet që janë bërë në këtë zyrë arsimore, por dhe për drejtuesit e shkollave në këtë rreth. Brikena Dani nga ana tjetër rezulton se është komanduar në krye të ZA Dibër, edhe pse nuk plotëson kriteret, pasi është diplomuar për gjuhë-letërsi me sistemin part-time. Edhe pse vijon detyrën në kundërshtim me ligjin, Dani ka lënë pa punë dhe 300 mësues, pasi u ka ndërprerë kontratat.

Për këtë problem, Selami Kaza, kreu i Sindikatës së Arsimit Dibër, thotë se mësuesve u është ndërprerë kontrata e punës pa të drejtë. Kaza është shprehur se do e ndjekë këtë çështje dhe do e dërgojë në gjykatë. “Stop” ka zbuluar një tjetër problem në shkollën “Selim Aliu”, pasi ky institucion prej kohësh ka mbetur pa drejtor, sepse Brikena Dani ka marrë ish-drejtorin Mezin Shehu, si specialist në ZA. Problemet në Peshkopi nuk kanë fund pasi në shkollën e fshatit Selishtë, drejtori Avni Delishi është larguar për në Londër që në Mars 2020 dhe ZA-ja nuk e ka zëvendësuar, duke e paguar gjatë gjithë kohës. Gazetarët e emisionit investigativ kanë shkuar në zyrën e Brikena Danit në lidhje me këtë problem, por ajo ka refuzuar që t’u përgjigjet pyetjeve. Dani ka premtuar se të gjitha shpjegimet e saj do i japë vetëm me shkrim dhe i ka mbyllur derën gazetarit, duke mos pranuar që të flasë.

Pjesë nga biseda

Gazetari: Është shumë e thjeshtë. E kupton?

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: S’është e  thjeshtë.

Gazetari: Ju po e anashkaloni këtë problem.

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Nuk e anashkaloj, absolutisht.

Gazetari: Si është paguar, kur ka qenë në Angli?

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Jeni të mirëpritur në çdo kohë.

Gazetari: Po pra, ja erdha.

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Për gjithçka, që keni.

Gazetari: Mund të na vesh në dispozicion financieren të paktën të na sqarojë?

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Por neve do jemi të koordinuar, jo kshu..

Gazetari: Si të koordinuar?

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Jo kshu…

Gazetari: Zonjë..!

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Do na drejtoheni me një  kërkesë, do na drejtoheni me…

Gazetari: Me çfarë?

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Lidhur me problematikën.

Gazetari: Po ja, unë po të them ai ka, që në mars, që jeton në Angli. Si është paguar? Kaq!

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Unë dua, që gjithçka të shkojë mirë!

Gazetari: Ne duam një kopje të vendimit të shkarkimit të atij, që është bërë, që në korrik!

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Unë dua, që gjithçka të shkonte…!

Gazetari: Po shumë mirë po shkon. Ne punën po bëjmë, ju po bëni punën.

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Ju falenderoj!

Gazetari: S’mund të ikni kështu!

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Uroj, që të jemi ditë tjetër të koordinuar!

Gazetari: Nejse, mospërgjigje…

Zyra Arsimore 2

Gazetari: Si jeni?

Financierja ZVA, Dibër: Mirë! Si jeni ju?

Gazetari: Mirë! Ne interesohemi në lidhje për dy problematika ktu, por njëra na duhet financa. Kemi të dhëna, që një drejtor i shkollës Selishtë, i shkollës 9-vjeçare, zoti Avdi Delishi, na figuron nëpërmjet sistemit TIM-s, që jeton në Angli, që në mars dhe unë kam listë-pagesat këtu, që është paguar si drejtor.Si ka mundësi, një drejtor, ose një person, që nuk është në një punë, të paguhet? Dhe si ka firmosur listë-prezencat e mësuesve të shkollës, që drejton? Sepse muaj për muaj, mesa di unë, bëhen listë-prezenca. Më kupton? Duhet firma e drejtorit!

Financierja ZVA, Dibër: Për këtë, për çdo problem, që mund të keni, jo vetëm për këtë, por dhe për probleme të tjera, që mund të keni, do na bëni një kërkesë!

Gazetari: Jo,s’mund ta anashkaloni zonjë me atë çfarë të dha instruksione drejtoresha, sepse ne kemi ardhë nga Tirana, jemi profil investigativ, nuk jemi njëë…,e dimë mënyrën e kërkesës, për të anashkaluar.

Financierja ZVA, Dibër: Kërkesën, që ne të përgatitemi!

Gazetari: Po jo, s’ka përgatitje, a është..?

Financierja ZVA, Dibër: Kërkesën me shkrim ma le aty, ose çoja atje!

Gazetari: Zonjë! Ajo është, ça të kërkoj. Unë i kam…

Financierja ZVA, Dibër: Mirë! Kërkoje dhe hajde mbas nja 10 minutash, të të kthej përgjigje!

Gazetari: Ok! Mirë!

Financierja ZVA, Dibër: Është larguar nga puna.

Gazetari: Po, në korrik.

Financierja ZVA, Dibër: Ka figuruar, sepse ka qenë, ka punuar online në Angli, në Gjermani, a në Angli, nuk e di, se ku ka qenë ky.

Gazetari: Ka punuar online?

Financierja ZVA, Dibër: Ka punuar online, si gjithë të tjerët.

Gazetari: Po si i ka firmos listë-pagesat?

Financierja ZVA, Dibër: Jo ,nuk i ka firmos listë-pagesat. Çdo gjë, që ka qenë e rregullt, ne financat nuk i kalojmë, jemi shumë të saktë dhe shumë të rregullt në veprimet, që ne bëjmë.

Gazetari: Nuk mund të paguhet dikush, që s’është! A më kupton?

Financierja ZVA, Dibër: Ka qenë online, online.

Gazetari: Zonjë! Nuk funksionon online.

Financierja ZVA, Dibër: Online dhe çdo gjë me porosi dhe…

Gazetari: Sidomos drejtues institucioni.

Financierja ZVA, Dibër: Çdo gjë me porosi dhe çdokush ka qenë.

Gazetari: Unë e di, pse funksionon kështu ëë…, hyn politika në mes, hyjnë dhe kushërinjtë…

Zyra Arsimore 3

Drejtori, Avni Delishi: Mirë! Si kalove ti?

Drejtori, Avni Delishi: Mirë! Si jeni juve?

Drejtori, Avni Delish: Ëëëë…besoj mund të merrni informacion, ka vende të tjera boll. Ok?

Drejtori, Avni Delishi: Ëëëë.., atëherë nuk kam pse, sepse unë i kam bërë gjërat, siç është për të bërë: dokumentacionet, lejen, çdo gjë. Kështu që, tani nuk jam në detyrë më si drejtor dhe nuk besoj se ka…

Drejtori, Avni Delishi: Po,po,po! Kam marrë leje edhe pastaj kam bërë dorëheqjen edhe kshu që jam okej me pjesët e mija.

Zyra Arsimore 4

Dr i parauniversitarit, Selim Hodaj: Përshëndetje! Mirë! Si jeni juve? Duhet t’ia drejtoni këtë pyetje Drejtorisë Rajonale të Durrësit, se ata janë dhe drejtoria, që emëron drejtorët!

Dr i parauniversitarit, Selim Hodaj: Po unë tani po e dëgjoj këtë, që po më thoni ju, këtë shqetësim. Të lutem bëni kërkesë te Drejtoria Rajonale Durrës!

Dr i parauniversitarit, Selim Hodaj: O zotëri! Të lutem tani! Unë po ju drejtoj si.., që rrugën që ju të merrni një përgjigje korrekte dhe transparente. Duhet t’i drejtoheni Drejtorisë Rajonale të Durrësit! Unë po e mbaj shënim si rast edhe mund të vini këtu, të merrni informacion një ditë, kur ta keni të mundur!

Gazetari: Dhe diçka tjetër zonja Dani! Juve jeni me vendim këtu si drejtoreshë e Zyrës Vendore Arsimore Peshkopi?

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Një ditë tjetër do jepen të gjitha përgjigjet, për të gjitha meraqet, që ju keni!

Gazetari: Po kur? Ditën na e thuaj të paktën, që ta dimë!

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Ditën, kur juve të jeni të interesuar!

Gazetari: Ne jemi nesër!

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Nesër unë nuk jam, e thashë, që unë po lëviz. Nesër jam në një takim në Tiranë. Do na drejtoheni me një kërkesë, me një shkresë dhe do zgjidhet gjithçka!

Gazetari: Po s’mund të funksionojë kështu hallkat e shtetit, me një kërkesë, duke anashkaluar problematikën! Më kupton? Sepse nuk jemi sot në këtë  profesion dhe e kuptojmë fare mirë logjikën e shkresës ose asaj gjësë zyrtare është shumë e thjeshtë.

Njoftimi i policisë në lidhje me ngjarjen

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit: A. D., 25 vjeç, banues në Selishtë, Dibër, ish-drejtor në shkollën 9-vjeçare Selishtë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim i detyrës”. B. D., 39 vjeçe, banuese në Peshkopi, Dibër, me detyrë drejtore në Zyrën Vendore Arsimore Peshkopi, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”. Procedimi penal ndaj shtetasve të lartpërmendur ka filluar pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasja B. D. ka paguar shtetasin A. D., gjatë periudhës që ai nuk ka qenë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Sipas verifikimeve të kryera shtetasi A. D. është larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë në vitin 2019 dhe ka përfituar paga në mënyrë të padrejtë. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet avni delishi brikena dani skandali ne arsimin e dobres avni delishi brikena dani skandali ne arsimin e dobres

Sondazh

Poll
Aktualitet 11 Shtator 2020, 09:48

TIRANË– Partia Demokratike ka denoncuar kryeministrin Edi Rama publikisht. Përmes Luan Baçit, i cili ka publikuar një formular, PD-ja pretendon se t...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni