LIVE UPDATES
Aktualitet

Sherr në Korçë, goditet me qytën e pistoletës 29-vjeçari, vihet në pranga autori

18 Prill 2022, 06:58 Nga DOSJA
Sherr në Korçë, goditet me qytën e pistoletës

KORÇË– Një sherr mes disa personave ka ndodhur në qytetin e Korçës. Një 29-vjeçar është goditur me qytën e pistoletës nga një 30-vjeçar. Ngjarja la ndodhur në fshatin Dvoran të Korçës, pas një konflikti për motive të dobëta. Arsen Metko kanosi dhe goditi 29-vjeçarin duke i shkaktuar lëndime në trup. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën personale të Metkos iu gjetën 5 copë fishekë pistolete, të cilët iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të shtetasit A. M., 30 vjeç, banues në Korçë. Mbrëmjen e djeshme ky shtetas në fshatin Dvoran, Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur dhe ka goditur në kokë, me qytën e armës së zjarrit tip pistoletë, shtetasin B. H., 29 vjeç, banues në fshatin Dvoran, Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën personale të shtetasit A. M., iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 copë fishekë pistolete, të cilët iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arsen metko korce sherr ne korce arsen metko korce sherr ne korce

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë