Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Shtohet numri i rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri. 21 raste të konfirmuara nga 193 të dyshuar që janë testuar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 467 në total numrin e personave të infektuar. Situata më e rëndë përgjatë 24 orëve të fundit është në Shkodër, ku janë zbuluar 13 raste të reja, në Tiranë me 6 raste të reja, Durrës me 1 rast dhe Hasi me 1 rast. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19. Albana Fico, drejtoresha e Inspektoriatit të Shëndetit Publik sqaroi se në rastet e reja janë edhe 2 fëmijë dhe 1 staf mjekësor. Ndërkohë që lajmi i mirë për sot është se nuk ka asnjë viktimë të shënuar në këto orë, si dhe në total numri i pacientëve që po marrin shërbim në të dy spitalet COVID është 52.
NJOFTIMI I PLOTË:
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 21 raste të reja, shkon në 467 numri i të prekurve. 15 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Shkon në 232 numri i të shëruarve Dr. Albana Fico Instituti i Shëndetit Publik Në 24 orëshin që lamë pas ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive. Dje janë testuar 193 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 21 raste të reja me COVID-19, nga të cilët 1 personel shëndetësor dhe dy fëmijë asimptomatikë. Deri në këto momente janë testuar 4070 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 467 raste. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor. Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 232.
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 43 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 52 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Shkodër 13 raste, Durrës me 1 rast dhe Hasi me 1 rast. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19, ndërkohë që vazhdon procesi hetimit epidemiologjik në terren. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 221 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 70 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 6 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Zgjerimi i fashës orare të lëvizjes është një lehtësim që kërkon përgjegjësi nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit, ruajtjen e higjienës personale. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhen të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.
(f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare ka deklaruar së fundmi se COVID-19 është i “egër” si virus, por thekson se nuk ka vend për panik. Gjatë një ...
Durrës- Shumë qytetarë po humbasin vendet e punës në këtë kohë pandemie. A2 CNN raporton se rreth 500 punonjës të një “Call Center” në Durrës janë pushuar nga p...
Tiranë– Në një intervistë me Enkel Demin për “Abc-ja e mëngjesit, publicisti shqiptar në Londër, Petrit Kuçana deklaroi se janë 6 shqiptarë viktima në Br...
Shkodër- Pas shkarkimit të prefektit, Çesk Millja, ditën e sotme ka shkuar në Shkodër në rolin e koordinatorit për të menaxhuar situatën, zv.ministri i ...
TIRANË– Policia e Shtetit ka vijuar me kontrollet në rrugët e qyteteve të ndryshme për të ruajtur masat e ndërmarra nga qeveria në kuadër të minimizimit të...
Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar ditën e sotme një foto të një kryeinfermieri, i cili në këto ditë të vështira po lufton me CO...
Krujë-Një person rezulton i infektuar me COVID-19 në Borizan të Krujës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pas testimit të 6 personave, një grua ka rezultuar ...
TIRANË– Reduktimi i aktivitetit për shkak të krizës dhe shpenzimet e larta për punonjësit, duket se do të krijojnë vështirësi në dhënien e pagave për shumë...
Librazhd- Librazhdi dhe fshatrat përreth, që prej orës 19:30 të ditës së djeshme janë pa energji elektrike.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se se është djegur ...
SHKODËR– Dy infermierë në Shkodër kanë rezultuar pozitiv në analizën ndaj Covid-19. Dosja.al mëson se testit i janë nështruar 7 persona nga personeli mjekë...