E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
BERAT– Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim, drejtorin e Burgut të Beratit, Hiqmet Këlliçi pasi akuzohet për favorizimin e të dënuarve për liri me kusht në këmbim të ryshfeteve.
Në dosjen hetimore në ngarkim të tij, thuhet se Këlliçi nuk i raportonte sjelljet e të dënuarve që duhet të përfitonin “liri me kusht”, edhe kur ata kryenin shkelje të ndryshme.
Në shumë raste, edhe pse juristi i IEPV-së Berat, përgatiste praktikat dhe ia dërgonte Komisionit të Disiplinës, ky i fundit nuk mblidhej asnjëherë për rastet e të burgosurve që favorizoheshin prej tij.
Mësohet se Këlliçi është hetuar prej 1 muaji nga oficerët e Policisë Gjyqësore të Shërbimit të Brendshëm Kombëtar të Burgjeve dhe dosja i është dërguar Prokurorisë së Beratit, bashkë me provat dhe dëshmitë e mbledhura.
Burime nga Prokuroria e Rrethit Berat konfirmojnë se çështja penale në ngarkim të Drejtorit të IEPV-së Berat, Hiqmet Këlliçi, ka mbërritur në prokurori ditën e djeshme dhe sot, pas hedhjet së shortit i ka kaluar për hetim njërit prej prokurorëve të këtij institucioni.
Kjo është çeshtja e dytë penale që po hetohet nga Prokuroria e rrethit të Beratit në ngarkim të drejtorit Hiqmet Këlliçi. Në Dhjetor 2019 ai është akuzuar për “shpërdorim detyre” nga SHKB-ja, pasi shoferi i tij, me urdhër të drejtorit takonte të dënuar të ndryshëm në qelitë e tyre për t’u siguruar favore.
Ky nuk është rasti i parë që një drejtor burgu ka probleme me drejtësinë. Kujtojmë këtu se pak ditë më parë, u arrestua drejtori i burgut 313 në Tiranë, Eduart Struga, së bashku me dy persona të tjerë.
Sipas SPAK, Struga në bashkëpunim me shefin e Logjistikës kanë kërkuar dhe marrë shuma të konsiderueshme parash, (rreth 550 mijë lekë) për të lejuar subjektin tregtar që të ushtronte funksionin e tij brenda ambienteve të burgut.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Policia ka arrestuar një të ri i cili ka tentuar që të gëlltisë një qese me hashash që ka pasur me vete. Kur policia i bëri shenjë një automjeti pë...
FIER– Zbardhet dëshmia e të resë në Fier, e cila u shantazhua dhe u abuzua seksualisht nga i dashuri dhe shoku i tij. E reja ka treguar, se ngjarja e rënd...
TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Tiranë. Sipas informacioneve mësohet se afër vendit të quajtur rrethorrotullimi i TEG-ut, një m...
TIRANË- Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka folur sot për pasojat e pandemisë në ekonomi dhe u shpreh se punëtorët duhet të tregohen fleksibël dhe të zg...
Ajo s’ka mbushur ende 14 vjeç. E ka lënë shkollën që në klasën e pestë. Është e komunitetit rom. Por, gjithçka ka kaluar është përtej imagjin...
TIRANË- Aktori Neritan Liçaj, ka folur pas takimit me Lulzim Bashën është shprehur se teatri nuk mund të shkatërrohet nga uzurpatorët e popullit.Në ...
GREQI– Prej më shumë se 1 viti, në Greqi po zhvillohet gjyqi për vrasjen e studentes Eleni Topaloudi, ku dy të pandehurit janë shqiptari Aleksandër Luca d...
KORÇË– Një 8-vjeçar është mbytur në një liqen në ‘Parkun Japonez’ të Korçës. Mësohet se ai kishte shkuar që të luante bashkë me fëmijë...
TIRANË- Regjisori Edmond Budina u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të ngrihen dhe të mbrojnë Teatrin Kombëtar, ndërsa bëri me dije se artistët do të je...
TIRANË- Maturantët do të kthehen në bankat e shkollës më 18 maj, pas një ndërprerje të gjatë që prej 9 marsit, kur u shënuan edhe dy raste e para me COVID-...