Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Qëllohet me breshëri plumbash shtëpia e Naim Selës në Prezë, nuk ka të lënduar. Pronari i banesës u dhunua 11 vite më
24 Maj 2021, 05:43Nga DOSJA
VORË– Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Vorë. Mësohet se është qëlluar në drejtim të një banese në Prezë, që rezulton të jetë në pronësi të një personi të identifikuar si Naim Sela.
Paraprakisht raportohet se si pasojë e të shtënave nuk ka persona të plagosur, por vetëm dëme materiale. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, pasi janë lajmëruar për të shtënat.
Hetuesit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, në mënyrë që të bëhet i mundur identifikimi i personave që kanë qëlluar me armë zjarri. Naim Sela bashkë me anëtarët e tjerë të familjes po merren në pyetje në lidhje me konfliktet që mund të kenë pasur më herët, të cilat mund të jenë bërë shkak për ngjarjen e orëve të para të mëngjesit të sotëm. Paraprakisht shkak për breshërinë e plumbave dyshohet të jetë bërë një konflikt pronash, por ende nuk dihen detaje.
Kush është Naim Sela?
Naim Sela është dhunuar 11 vite më parë. Në vitin 2010, Sela akuzonte kunatin e ministres së Integrimit në atë kohë, Majlinda Bregu, se e kishte rrahur dhe dhunuar në autostradë, për shkak se kishte dëshmuar kundër tij në një proces gjyqësor për kthim prone.
Madje Sela dëshmonte se kunati i Bregut, Hektor Ajazi ishte ndihmuar edhe nga efektivë të policisë për ta rrahur. Kjo ngjarje në atë kohë u shoqëruar dhe me reaime nga palët politike. Opozita e atij viti, Partia Socialiste, akuzonte qeverinë se kishte marrë në mbrojtje Ajazin dhe se nuk e regjistronte kallëzimin e Selës.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
DURRËS– Shpërthim me tritol pranë një banese në Shijak. Shpërthimi mësohet se mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00, pranë banesës së 36-vjeçarit me ini...
ELBASAN– Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Elbasan, vetëm pak metra sapo kalohet tuneli. Sikurse shihet edhe nga pamjet e s...
BERAT– Një i burgosur ka tentuar që të vetëflijohet në burgun e Beratit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i burgosuri, Mikel Bushi, ka tentuar që të v...
POGRADEC– Lëvizje në kadastrën e Pogradecit. Drejtori i komanduar, Genti Mahmutaj do të sillet në Tiranë. Mahmutaj zëvëndësohet në postin e tij nga Ela To&ccedi...
ELBASAN– Fundjava me diell dhe temperaturat e larta kanë bërë që qytetarët të dynden drejt bregdetit për të kaluar ditët e pushimit në plazh. Për shkak të...
TIRANË– Ditën e nesërme nga ora 09:00-14:00 do të ndërpritet pjesërisht energjia elektrike në disa zona të Tiranës. Operatori i Shpërndarjes së Energ...
VLORË– Një gomone e mbushur me hashash është kapur pasditen e sotme në gadishullin e Karaburunit. Menjëherë pas pikasjes së saj forcat e policisë Del...
Askush nuk e merr përsipër të hetojë vrasjen mafioze të gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi, i cili u vra përmes një shpërthimi të telekomanduar në qytetin e...