LIVE UPDATES
Aktualitet

Tragjike në Qerret! Vdesin 4 rusë në hotel, mund të jenë vrarë. Hetime në 3 shtete

15 Tetor 2021, 20:59 Nga DOSJA
Tragjike në Qerret! Vdesin 4 rusë në hotel, mund të

KAVAJË– Dy gra dhe dy burra janë gjetur të pajetë brenda saundës së hotelit “Gloria Palaçe” në Qerret. Dosja.al raportoi e para se çifti i bashkëshortëve Nataliia dhe Sergei Burenkov përkatësisht 58 dhe 60 vjeç, vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe partneri i saj Nikita Belousov, 37 vjeç janë gjetur të pajetë në dhomën e saunës të resortit luksoz, rreth orës 23:00 të një nate më parë. Turistët ishin pjesë e grupi rusësh dhe ukrainasish që kishin zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet këtë vjeshtë, por fatkeqësisht gjetën vdekjen. Së bashku me miq të tjerë, ata kishin qenë në Ohër të Maqedonisë së Veriut ku dhe kishin drekuar, ndërsa darkën kishin vendosur që ta kalonin në kompleksin turistik. Madje gjatë ditës, ata kishin rezervuar me telefon dhomën e saunas me xhakuzi që ndodhet në katin e nëndheshëm të hotelit.

Rruga e kthimit nga Ohri bëri që rusët të vinin me vonesë në Qerret. Ata u akomoduan rreth orës 20:30 dhe kërkuan që të kishin privatësi në sauna. Bazuar në dëshmitë e punonjësve të hotelit, mësohet se katër turistët nuk kanë kërkuar të konsumojnë as pije dhe as ushqime nga hoteli. Reçepsionistja tregon se i ka pyetur nëse dy çiftet dëshironin të konsumonin pije, por ata kanë refuzuar. E njëjta punonjëse tregon se gjysmë ore më vonë ka shkuar sërish në katin e nëndheshëm dhe ka pyetur për të njëjtën gjë, por turistët i kanë kërkuar që t’i linin në privatësi. Orë më vonë, thirrjet e miqve të tyre ukrainas bënë që pjesëtarët e stafit të hotelit të zbrisnin sërish për të parë se ç’kishte ndodhur me dy çiftet, por u përballën me katër trupa të pajetë.

Hoteli me pesë yje është rrethuar me shirita të verdhë ndërsa trupat e katër rusëve janë dërguar drejt Tirans, e çila ka marrë në dorë hetimet për këtë ngjarje të rëndë. Paraprakisht u raportua se turistët kanë ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë, por hetimet kanë marrë një tjetër rrjedhë. Në dhomën e hotelit ku ishin vendosur çiftet janë gjetur shishe birre dhe lëndë narkotike, gjë që ka bërë që hetuesit të mendojnë se katër turistët kanë qenë në ‘overdozë droge’. Gjithsesi, kjo gjë nuk mund të thuhet ende me siguri.

Pista kryesore që ka në tavolinë grupi hetimor është ajo e vrasjes. Pasi ra poshtë edhe pista e helmimit, duke qenë se Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe, kishin ngrënë drekë në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Kurse në hotelin ku ishin vendosur në Qerret, nuk kishin porositur pije apo ushqime. Tashmë prokurorët dyshojnë se mund të kemi të bëjmë edhe me një vrasje. Pritet të zbardhen detaje në lidhje me jetën apo profesionin e katër viktimave që mund të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Me grupin e hetuesve nga Tirana janë edhe përfaqësues të ambasadës së Rusisë në Shqipëri, prezença e të çilëve është kërkuar nga vetë grupi hetimor. Hetime po zhvillohen gjithashtu në Maqedoninë e Veriut e në Rusi.

Mediat serbe kanë publikuar edhe detaje të dhimbshme për familjen ruse. 58-vjeçarja Nataliia Burenkov vuante nga kançeri. Ndërsa 31-vjeçarja Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe partneri i saj Nikita Belousov, 37 vjeç kishin çaktuar ditën e dasmës dhe prisnin që të martoheshin pasi të ktheheshin në Rusi, plane të çilat do të mbeten pa u realizuar. Të afërmit e familjes kanë mohuar në mënyrë kategorike që ata të kenë konsumuar alkool apo lëndë narkotike, duke hedhur poshtë pistën e ‘dehjes’. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE

ORA 21:00

PREKËSE! Të rinjtë rusë që vdiqën në Qerret kishin caktuar ditën e dasmës

ORA 20:41

Mbylli sytë bashkë me burrin e vajzën në Qerret, 58-vjeçarja ruse ishte me kancer

ORA 20:16

FOTOJA- Kush janë dy gratë ruse që vdiqën në Qerret, nënë e bijë

ORA 18:11

Tragjedia në Qerret! Tirana merr në dorë hetimet, kërkon prezencën e rusëve

ORA 16:10

PISTA: 4 rusët në Qerret mund të jenë vrarë!

ORA 15:27

Turistët rusë kërkuan privatësi! Zbardhen detaje nga tragjedia në Qerret

ORA 13:47

Vdekja e 4 rusëve në Qerret/ Alkool e kokainë, dyshohet se kishin kaluar në overdozë

ORA 11:27

Nga Ohri në Kavajë! Lëvizjet e rusëve në Shqipëri, 4 viktimat kishin ardhur me miq

ORA 09:36

Tragjedia me rusët në sauna, kombinimi i alkoolit dhe nxehtësisë…vrastar!

ORA 09:13

“Ambasada u njoftua”, çfarë shkruan “RT” ruse për tragjedinë e turistëve në Kavajë

ORA 08:46

4 rusët e vdekur në Qerret/ Recepsionisti i gjeti pa ndjenja: I thirra disa herë…

ORA 00:10

EMRAT/ Tragjedia në Qerret, kush janë turistët rusë që u asfiksuan në sauna

ORA 00:00

ME 5 YJE! Ky është hoteli “Gloria Palace” ku u asfiksuan katër turistët rusë

ORA 23:25

4 rusët e vdekur në Qerret, policia: U asfiksuan

ORA 23:13

U asfiksuan në sauna, dy çiftet rusë kishin një javë në Shqipëri

ORA 23:08

DETAJE/ Katër turistët e vdekur në Qerret janë rusë

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 4 ruset e vdekur ne qerret ekaterina burenkova nataliia burenkova nikita belousov sergei burenkov 4 ruset e vdekur ne qerret ekaterina burenkova nataliia burenkova nikita belousov sergei burenkov

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj