"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
U akuzua nga Rama se s’kishte diplomë, flet Zija Allhysa: Dua të studioj seriozisht… nuk jam matrapaz ta blej diplomën me
30 Tetor 2020, 11:28Nga DOSJA
TIRANË- Zija Allhysa, ndihmës epidemiolog në Durrës, është kthyer në “kalin” e betejës së luftës politike mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, forcon denoncimin se numri i tamponëve në qytetin e Durrësit është i pamjaftueshëm. I akuzuar nga kryeministri Edi Rama se nuk ka diplomë mjekësie, por kurs infermieri, Allhysa thotë se ndoshta nuk është eksperti më i mirë i shëndetësisë, por gjendjen e tamponëve në qytetin e Durrësit, e njeh mirë, ndërsa sfidon Ramën të shohë sesa tamponë bëhen në këtë qytet.
“Jam personi që marr tamponet në Njësinë vendore në Durrës. Unë nuk jam as deputet, unë nuk jam njeri matrapaz, që të merrja një diplomë fallso me lekë. Nuk jam për këto lloj diplomash unë, jam për t’iu hapur rrugën të rinjve, që të mund të studiojnë. Nuk kam gjë as me ministrinë, as me drejtoreshën e ISHP-së, nuk kam gjë personale me asnjë, personale e imja është nxjerrja e të gjitha materialeve të mia në televizion, për të cilën do të shkoj dhe në gjykatë. Kam dalë në ekran, dhe sa herë që më kanë pyetur kam thënë statusin që kam pasur, jam ndihmës epidemiolog. Dy vërejtje kam bërë unë, një që nuk ka tampone, dhe dy që mjekët nuk kanë marrë paratë që u janë premtuar. Dje pas ngritjes së shqetësimit kam mundur që të marr 70 tampone”, u shpreh Zija Alhysa.
Që herët në mëngjes, kryeministri Edi Rama rrëmoi në të shkuarën e Allhysës pas denoncimit që Partia Demokratike dhe kryedemokrati Lulzim Basha bënë në media me deklaratën e tij, se në Durrës ka mungesë tamponësh. Rama tha se Allhysa është thjesht infermier dhe se fjala e tij nuk mund të merret për bazë. Në fakt, kjo situatë është e njohur, megjithëse në këndvështrim tjetër. Disa muaj më parë, kur Shqipëria ndihmoi me 30 mjekë Italinë, mes tyre ishte edhe një person me profesion “pompist” Qazim Ismaili. Asokohe MSH dhe qeveria rreknin të përgënjeshtronin Dosja.alse pompisti kishte një diplomë disa vjeçare, ndërsa sot, qëndrimi është tjetër.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte i pranishëm ditën e sotme në homazhet që u zhvilluan në ambientet e Akademisë së Arteve për artistin që nd...
TIRANE– Ditën e sotme në hollin e Akademisë së Arteve u zhvilluan homazhet për ndarjen nga jeta të kompozitorit Avni Mula.Të pranishëm ishin figura të njohura t...
TIRANË- Gazetari Elton Qyno, i cili mbulon prej vitesh çështjet e gjyqësorit ka komentuar në rrjetet sociale deklaratën e ministrit të Brendshëm, Sa...
BERAT- 4 persona janë infektuar me Covid-19 në rrethin e Beratit. Tre të infektuar janë nga Skrapari ndërsa një nga qyteti i Beratit.Dy nga të infektuarit janë ...
TIRANE– Dy kandidatë të skualifikuar nga gara për t’u bërë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese prej Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e kanë paditur kë...
TIRANË– Një 44-vjeçar ka vdekur në Spitalin Infektiv pasi nuk ka mundur të fitojë betejën me COVID-19. Viktima, identiteti i të cilit ende nuk dihet...
TIRANË- Ndriçimi i ndërtesës së Universitetit Politeknik të Tiranës në Sheshin Nënë Tereza me rastin e Ditës së Republikës së Turqisë, nuk është pri...
KUKËS- Policia e Kukësit ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy vëllezërve të cilët dyshohet se kanë vjedhur mesnatwn e djeshme kasafortën e një l...
TIRANE-Spitalet COVID janë tejmbushur me pacientë që po luftojnë virusin që ka shkaktuar viktima dhe shumë të infektuar.Për ‘Faxenews’ një zonjë e cila ka bashk...
TIRANË- Policia ka bërë të mundur arrestimin e personit me iniciale M.H pasi ishte shpallur në kërkim. I arrestuari 36-vjeçar ishte i shpallur në kë...