LIVE UPDATES
Aktualitet

Vettingu KPK shkarkon kandidatin për Gjykatën Kushtetuese, Mustafaj: Do e ankimoj vendimin

18 Korrik 2019, 06:55 Nga DOSJA
Vettingu KPK shkarkon kandidatin për Gjykatën Kushtetuese, Mustafaj:

Tiranë- Shkarkohet nga detyra Ilir Mustafaj, gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Sipas KPK-së gjyqtari ka pasur probleme me pasurinë. Mustafaj është gjyqtar i Gykatës së Tiranës ndërsa prej më shumë se një viti ishte në pritje për t’u bërë gjyqtar Kushtetuese.

Gjyqtari gjatë seancës dëgjimore Mustafaj kërkoi dhe ndërrimin e trupit gjykues për shkak të konfliktit që kishte me relatoren Xhensila Pine, por kjo kërkesë u rrëzua.

Pas vendimit të KPK-së ai u shpreh se ka humbur vendi, Gjykata Kushtetuese pasi sipas tij s’do të ketë në përbërje të saj një gjyqtar të ndershëm. Ai deklaroi se vendimin do ta ankimojë.

“Do ta ankimoj këtë vendim në instancat më të larta. Dua ti them opinionit publik se Ilir Mustafaj është një gjyqtar me 23 vite karrierë në sistemin e drejtësisë. 23 vite profesor i së Drejtës, botues i shumë librave brenda dhe jashtë vendit dhe mbajtës i të vetmit titull Profesor Doktor në sistemin e drejtësisë.

Unë kam mbështetur fort reformën në drejtësi, institucionin e Vettingut gjithçka që është bërë në të mirë të drejtësisë por sot kundërshtoj fort këtë vendim të komisionit që është marrë në kundërshtim me provat, ligjin dhe Kushtetutën e Shqipërisë. Por sot ka humbur vendi. Ka humbur Gjykata Kushtetuese e cila nuk do të ketë në përbërje të saj një gjyqtar të ndershëm, profesional të karrierës dhe një profesor të së drejtës”, tha ai.

Çfarë ndodhi në KPK:

Mustafaj i cili u përball të enjten me vetingun në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK vetëm në kriterin e pasurisë, kundërshtoi gjetjet e KPK. Ai tha se makina i ishte kaluar bashkëshortes në pronësi pasi ai nuk kishte kohë të merrej me fëmijët dhe familjen dhe ishte deklaruar vlera reale e saj. Ai tha se nuk i ishin marrë parasysh të ardhurat nga mësimdhënia në universitete private dhe pretendoi se analiza financiare ishte me bilanc pozitiv.

Kjo ishte hera e dytë që Mustafaj ftohej në KPK, pasi seanca e mëparshme e parashikuar për tu zhvilluar më datë 14 qershor u shty me kërkesë të  gjyqtarit për përjashtimin e relatores Xhensila Pine.

Trupa gjykuese e KPK që hetoi Mustafajn përbëhej nga Lulzim Hamitaj kryesues, Xhensila Pine Reltore dhe Valbona Sanxhaktari anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Hans Kijlstra.

Ilir Mustafaj ka përfunduar fakultetin e Drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar deri në vitin 2000 si ndihmësgjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Ai ushtron funksionin e gjyqtarit në Gjykatën e Tiranës prej vitit 2000, ndërkohë që ka qenë edhe anëtar Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Paralelisht me punën si gjyqtar, Mustafaj ka punuar edhe si pedagog i jashtëm në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë si dhe në disa universitete private në vend.

Në fillim të seancës dëgjimore, kryesuesi i trupës, Lulzim Hamitaj u shpreh se kërkesa e Mustafajt për përjashtimin e relatores Pine ishte rrëzuar nga trupa tjetër gjykuese e KPK-së si e pabazuar në ligj e në prova. Ai shtoi se për gjyqtarin Mustafaj është përfunduar rivlerësimi vetëm për kriterin e pasurisë. “Duhet të theksojmë se, ky veprim nuk ëshë i pakthyeshëm. Trupi gjykues pasi të dëgjojë subjektin, ka të drejtë të vlerësojë hapjen e hetimit edhe për dy kriteret e tjera”, tha ndër të tjera Hamitaj.

Ndërkohë Mustafaj kontestoi vendimin e trupës gjykuese të KPK-së për rrëzimin e kërkesës së tij për përjashtimin e relatores Xhensila Pine. Ai tha se në vendim thuhej se “është marrë mendimi i relatores me telefon”.

Ai tha se kishte kërkuar transkriptin e kësaj bisede, por nuk i ishte vënë në dispozicion. “Kjo provë është marrë në kundërshtim me ligjin. Marrja e provës me anë të telefonit, është një mënyrë ekstra ligjore dhe nuk njihet nga Kodi i Procedurës në Shqipëri”, tha gjyqtari. Ai pretendoi se megjithëse kishte sjellë prova, qëndrimi i relatores nuk kishte ndryshuar.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ilir mustafaj kpk shkarkon kandidatin për gjykatën kushtetuese vettingu ilir mustafaj kpk shkarkon kandidatin për gjykatën kushtetuese vettingu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj