Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Aktualitet
20-vjeçari në Tiranë humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë pasagjeri që udhëtonte me të
6 Mars 2022, 13:18Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e së dielës në Tiranë. Bëhet e ditur se një 20-vjeçar me inicialet O. S ka humbur drejtimin e automjetit me të cilin po udhëtonte duke dalë kështu nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në mjet, A.K., 20 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetet është vënë në pranga.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë
Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohen penalisht 6 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. A., 46 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – V. M., 25 vjeç, për veprat penale “Shkeja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij në mënyrë të parregullt, pa leje drejtimi; – T. K., 21 vjeç, Xh. T., 59 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur; – O. S., 20 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga, dhe si pasojë ka humbur jetën pasagjeri i mjetit, shtetasi A. K., 20 vjeç. —- Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit K. K., 20 vjeç, E. S., 20 vjeç, S. K., 21 vjeç dhe F. Xh., 30 vjeç, pasi gjatë ndeshjes Tirana-Partizani, kanë hedhur flakadanë në fushë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasen M. Sh., 52 vjeçe, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një të mitur 9-vjeçar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë proceduan penalisht shtetasen F. Ç., 31 vjeçe, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasen M. B., 28 vjeçe. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë kanë referuar materialet dhe po punojnë për kapjen e shtetasit J. C., 26 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta shtetasin Sh. S., 48 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka bërë një përmbledhje të situatës në qendrat e votimit deri në orën 15:00 në të gjashta bashkitë ku po zg...
TIRANË– Dy kandidatë për kryetar bashkie nuk do të mund të votojnë ditën e sotme. Sot, kandidati i Bashksë Dibër dhe ai i Lushnjes, nuk do të mund të...
Në Shqipëri, në 6 bashki të vendit, Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, dhe Lushnje, po zhvillohen votimet për zgjedhjen e kryebashkiakut. Procesi është z...
Kushtet atmosferike kanë penguar votimin në disa qendra në zonën e Dukagjinit. Komisionerët e kanë pasur të pamundur që të shkojnë në qendrat e votimit pasi aut...