Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako nuk është arratisur siç u aludua dje në media por ndodhet në Drejtorinë e Policisë.
Sipas një njoftimi për shtyp nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit njoftohet se Bllako ndodhet aty që prej mbrëmjes së kaluar.
Në njoftim konfirmohet se ish-deputeti është vetëdorëzuar në bazë të masës së sigurisë që ju dha dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Njoftim për shtyp
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, informon publikun se përkundër disa lajmeve të rreme mbi arratisjen e shtetasit Alqi Bllako, ky shtetas ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme.
Sqarojmë se shtetasi Alqi Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Bllako dorëzoi dje zyrtarisht mandatin e deputetit një ditë pasi Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) kërkoi arrestimin e tij, pasi e akuzon për shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorët. Letra u pranua dhe disa orë më vonë, kryeparlamentarja ka dërguar edhe shkresën në SPAK, ku shkruhet e zeza mbi të bardhë se Alqi Bllako nuk është më deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Për rrjedhojë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e kishte rrugën të hapur për arrestimin e tij duke qenë se Bllako nuk kishte më imunitet, por nuk veproi deri në momentin që ai vendosi të vetëdorëzohej. Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi. Koka ndodhet pas hekurave për këtë çëshjte prej më shumë se dy muajsh.
LAJM KRYESOR:24 orë ping-pong! Bllako vetëdorëzohet pasi la ‘thatë’ policinë, orën e zgjodhi vetë
(d.a/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Policia e Shtetit ka sqaruar tashmë situatën e ish-deputetit të Partisë Socialiste Alqi Bllako, por rrjeti për orë të tëra ka qenë i treazuar...
TIRANË– Besimtarët myslimanë nesër nisin nisin muajin e shenjtë të Ramazanit, agjërimin që zgjat një muaj. Sipas fesë islame, çdo besimtar mys...
PESHKOPI- Reshjet e dendura të shiut që kanë filluar që ditën e djeshme dhe kanë rënë gjatë gjithë natës kanë shkaktuar probleme të shumta në rrugën nacionale n...
TIRANË– Dosja.al ka siguruar pamje nga zona e Astirit ku u raportua se kishte të shtëna me armë zjarri nj natë më parë. Mësohet se në fakt nuk ka pas...
KUKËS– Moti i keq po vijon dhe ditën e somte në disa qytete të vendit tonë ku reshjet e dendura po shkaktojnë probleme në infrastukturë.Nga reshjet e...
VLORË– Moti i keq, reshjet e dendura dhe stuhia e fortë kanë pushtuar Shqipërinë. Kjo gjë ka bërë që në zona të ndrysme, kryesisht ato që ndodhen pra...
SHKODËR– Policis e Shkodrës ka vënë në pranga 3 persona dhe ka procedurar një tjetër në gjendje të lirë.Sipas njoftimit të policisë, personat ishin p...
TIRANË- Dosja.al sjell përmbledhjen e mediave në vend, ku duket se vëmendjen më të madhe e ka marrë arrestimi i ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bll...
TIRANË– Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mesnatën e sotme në zonën e Astirit në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë medje se një telefonatë ka mbë...
TIRANË– Alqi Bllako nuk dihet ku është, dyshohet se është arratisur nga Shqipëria për t’i shpëtuar drejtësisë.Pa imunitetin që i jep mandate si deput...