LIVE UPDATES
Aktualitet

Gripi i shpendëve, Ministria: S’ka raste të reja! Ndalohet shitja e shpendëve nëpër tregje

26 Mars 2022, 12:22 Nga DOSJA
Gripi i shpendëve, Ministria: S’ka raste të reja! Ndalohet

TIRANË- 24 orët e fundit në vendin tonë nuk janë shënuar raste të reja të gripit të shpendëve. Zëvendëministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci ka dalë në një konferencë për mediat, duke u shprehur se janë kryer kontrolle në të gjithë vendin, duke theksuar se procesi i eliminimit të shpendëve të infektuar do të zgjasë të paktën edhe 5 deri në 6 ditë, pasi sipas saj është një është procedurë që kërkon kujdes. ndër të tjera ajo u shpreh se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndodhet gjithashtu në terren për të kontrolluar nënproduktet e pulave, por deri raportohet se të gjitha janë të sigurta për t’u konsumuar. Gjeci shtoi se prioritet është shuarja e vatrave për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes, ndërsa e pyetur për dëshmpërblimet e fermave që kanë pësuar humbje të mëdha, ajo theksoi se është proces që do të zgjasë.


Ne jemi në procesin në kompleksin në Xhafzotaj që është proces i gjatë, ka kafshë ende të gjalla që kanë destinacion eliminimin e tyre dhe procedura kërkon që të eliminohen gradualisht dhe të groposen, në të kundërt shkaktojnë problematika. I gjithë procesi i groposjes merr kohë, nga 5-6 ditë. Lidhur me vatrat e tjera, janë të pastruara, kanë numër të vogël të ngordhjeve por duhet të vijojnë me protokollin e dizenfektimit. Hetimi epidemiologjik do të shohë të gjithë ecurinë dhe më pas do dilet në konkluzion, por imediate është shuarja e vatrave. Duam të ndalojmë përhapjen e sëmundjes në ferma të tjera. Ne jemi të fokusuar që të minimizojmë sa më shumë përhapjen në fermat shqiptare. Ne jemi në monitorim të vazhdueshëm, të kemi rezultate dhe të kuptojmë situatën. Është proces që do zgjasë, nuk është se u mbyll,”-tha ajo.

DEKLARATA E PLOTË:

Në lidhje me situatën e gripit të shpendëve, gjatë 24 orëve të fundit nuk kemi patur konfirmime për asnjë rast të ri nga ISUV, Po ashtu nuk ka patur as denoncime apo njoftime në numrin e gjelbër “0800 33 66”. Në të gjithë territorin e vendit vazhdon procesi i eliminimit dhe groposjes së shpendëve të ngordhur sipas Planit të Kontigjencës dhe protokolleve përkatëse duke zbatuar rregullat e mirëqenies së kafshëve në maksimumin e mundësive reale logjistike. AKVMB ka vazhduar monitorimin e situatës me veterinerët zyrtarë të shërbimit me kontrolle në ferma me drejtim për prodhim vezë, mishi dhe miks, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Nga kontrollet e kryera për monitorim, situata paraqitet e shëndetshme, pasi nuk ka vatra të tjera të dyshuara. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po vazhdon rregullisht kontrollet në të gjithë territorin e vendit dhe nuk janë konstatuar shkelje apo problematika. Gjithashtu, u miratua urdhri Nr.131, datë 25.3.2022 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë, në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla” dhe po vijojmë bashkëpunimin me njësitë e bashkëqeverisjes vendore në lidhje me marrjen e masave për ndalimin e tregtimit të shpendëve të gjallë në mjediset e hapura të pamiratuara për shitjen e tyre, përfshirjen e trupës veterinare në rritjen e vigjilencës dhe ndërgjegjësimit të fermerëve.

Aktualisht:

• Nuk kemi asnjë rast të ri të konfirmruar
• Nuk kemi asnjë stabiliment me drejtim prodhim për mish të infektuar
• Janë marrë masat për kontrollin e lëvizjes së shpendëve nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregje përkatësisht për qarkun Durrës, Dibër, Korcë dhe Fier.
• Po kryejmë monitorimin e vazhdueshëm në Organizatën Botërore të Shëndetit të Kafshëve mbi situatën epidemiologjike të shfaqjes së influencës aviare me qëllim marrjen e masave kufizuese për importin në vend.
• Po fuqizojmë flotën e veterinerëve zyrtarë
• Jemi në monitorim të vazhdueshëm të të gjithë territorit
• Vazhdojmë fushatën sensibilizuese për informimin e fermerëve mbi evidentimin dhe raportimin e rasteve të dyshuara.

Është e rëndësishme të theksojmë vazhdimisht se ushqimet në tregun tonë, në qendrat e licensuara janë të sigurta për konsumatorin.
Nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperature më të larta se 70 gradë Celsius siç është edhe procedura normale e gatimit. Në faqet ëeb të Ministrisë së Bujqësisë, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit si dhe të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve mund të gjeni informacionin e nevojshëm për konsumatorët dhe fermerët.

Lajmi që në zonën e Durrësit është raportuar fillimisht nga Dosja.al, por edhe pas denoncimeve, Ministria e Bujqësisë deklaroi se nuk është grip shpendësh pasi kishin kryer testime por një tjetër infeksion. Disa ditë kaluan dhe dje Ministria deklaroi se pas analizave të kryera më 19 mars provuan se në zonë qarkullon gripi i shpendëve. Deri më tani gripi i shpendëve është konfirmuar në Durrës, Dibër, Divjakë e Korçë, ku edhe tashmë ndalohet tregtimi i shpendëve të gjalla.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gripi i shpendeve ne shqiperi ministria e bujqesise gripi i shpendeve ne shqiperi ministria e bujqesise

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj