LIVE UPDATES
Aktualitet

Borxhi deri në 700 mln €, Meta jep pëlqimin për marrjen e Eurobondit: Kam rezerva!

27 Tetor 2021, 10:25 Nga DOSJA
Borxhi deri në 700 mln €, Meta jep pëlqimin për marrjen e

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka miratuar projekt-ligjin për marrjen e Eurobondit deri në 700 mln euro në nëntor. Në një njoftim zyrtar, presidenti Meta ka dhënë pëlqimin e tij, por ka rezervat e tij lidhur me disa pika të caktuara. Duke vlerësuar shqetësimet dhe kërkesat e ngritura nga deputetët, Meta kërkon të bëhet sqarim i detajuar për huamarrjen dhe të  trajtohet me kujdes rreziku ndaj kursit të këmbimit. Po ashtu, numri një i shtetit kërkon që të raportohet lidhur me borxhin publik të marrë deri më tani, e gjithashtu të saktësohet përfitimi nga marrja e huasë duke bërë një listë të plotë për projektet.

“Të sqarohet nëse huamarrja përmes këtij eurobondi, synon të shlyejë dhe huamarrjet e eurobondeve të mëparshme dhe të mbahen në vëmendje rekomandimet e Bankës së Shqipërisë, e cila gjykon se emetimi i këtij Eurobondi nuk cenon politikën monetare në afatin e shkurtër, megjithatë duhet patur kujdes në periudhën afatmesme dhe afatgjatë,”-shkruhet ndër të tjera në letrën zyrtare të Presidencës.

 LETRA E PLOTË:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta në zbatim të nenit 84 të Kushtetutës, pika 4, ka miratuar kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë për hyrjen në fuqi menjëherë të projektligjit “Për Eurobondin, që do të emetohet nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti, në marrëveshjet që do të lidhen nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë”. Kjo dhënie pëlqimi bëhet e vlefshme vetëm pas miratimit të projektligjit nga Kuvendi. Presidenti Meta ka dhënë pëlqimin vetëm për hyrjen në fuqi menjëherë të këtij ligji, me qëllim mos pengimin e mundësive për përdorimin e instrumentit të eurobondit sipas kushteve më të favorshme.

Ndërkohë, Kreu i Shtetit i bën thirrje të gjithë deputetëve të shqyrtojnë me shumë vëmendje këtë nismë para miratimit të saj, të konsiderojnë faktet, diskutojnë dhe vendosin me transparencë dhe përgjegjësi, kur kemi të bëjmë me një instrument, që jo vetëm duhet trajtuar me kujdes, por edhe duhet përdorur me efikasitet për të mirën e ekonomisë së vendit. Presidenti Meta në vijim të qëndrimeve të Tij lidhur me nivelin e huamarrjes dhe borxhit publik, si dhe duke vlerësuar shqetësimet dhe kërkesat e ngritura nga diskutimet e deputetëve në shqyrtimin e këtij projektligji në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, i kërkon Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si dhe Komisionit përgjegjës për Ekonominë dhe Financat, që të paraqesin një raport para deputetëve dhe Seancës Plenare, në mënyrë shteruese lidhur me këto çështje:

– Arsyet përse vijohet të ndiqet praktika e administrimit të financave të vendit me vendimmarrje të kësaj natyre, urgjente; – Sqarimet përkatëse ndaj rritjes së huamarrjes së huaj, që duhet të trajtohet me kujdes ndaj rrezikut të kursit të këmbimit (shqetësim ky që është ngritur edhe nga FMN në raportin e tij të fundit); – Të raportohet lidhur me performancën e borxhit publik; – Të raportohet në terma krahasimorë skenari në rastin e një huamarrje në tregun e brendshëm, në raport me përdorimin e instrumentit të eurobondit;

– Analizë të plotë të kostos dhe përfitimit të marrjes hua në tregun e brendshëm (në lekë/në euro), apo në tregun e huaj, ose një kombinim i tyre; – Një listim të saktë të projekteve që synohet të mbulohen me këtë shumë për të cilën po tentohet të dilet në Eurobond; – Të evidentohet në mënyrë shumë më të qartë dhe transparente qëllimi i huamarrjes dhe mënyra e përdorimit të këtij fondi në vlera kaq të larta, veçanërisht nëse huamarrja synohet të përdoret për të financuar deficitin dhe borxhin e marrë, si dhe për t`u mbajtur rezervë në Thesar për mbështetje të ardhshme buxhetore, dhe jo për t`u injektuar në mënyrë të drejtpërdrejtë për ekonominë, siç përmendet jo qartë në relacionin shpjegues; – Të sqarohet nëse huamarrja përmes këtij eurobondi, synon të shlyejë dhe huamarrjet e eurobondeve të mëparshme; – Vendosjen në dispozicion të të gjithë deputetëve të Kuvendit, të gjithë praktikës dokumentare të kësaj iniciative; – Të mbahen në vëmendje rekomandimet e Bankës së Shqipërisë, e cila gjykon se emetimi i këtij Eurobondi nuk cenon politikën monetare në afatin e shkurtër, megjithatë duhet patur kujdes në periudhën afatmesme dhe afatgjatë.

Presidenti Meta përsërit thirrjen ndaj Qeverisë dhe Kuvendit, që në nisma të tilla ligjvënëse, të veprojnë në kohën e duhur, në mënyrë që t`u lihet hapësira e nevojshme të gjitha strukturave apo institucioneve për shqyrtimin dhe vlerësimin e tyre.

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike eurobondi i shqiperise ilir meta eurobondi i shqiperise ilir meta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj