Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Ndryshoi vendimet e gjykatës me qëllimi përfitime, arrestohet ish-sekretarja gjyqësore në Vlorë (Emri)
12 Dhjetor 2019, 13:53Nga DOSJA
VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme ish-sekretaren e Gjykatës Administrative, Edlira Shehu, 43 vjeç, banuese në Tiranë. Mësohet se kjo e fundit ka shpërdoruar detyrën për qëllime përfitimi. Sipas njoftimit të policisë, nga hetimet e kryera, policia ka zbuluar se përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, 43-vjeçarja ka ndryshuar disa vendime të gjykatës, duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.
Njoftimi i policisë:
Vlorë
Goditet një tjetër rast i krimit ekonomik me anë të metodave speciale proaktive.
Kapet dhe ndalohet një shtetase, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën për qëllime përfitimi.
Specialistët e krimit ekonomik e financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, me anë të metodave speciale proaktive të hetimit kanë bërë zbatimin e urdhrit të prokurorit për ndalimin e të dyshuarës:
E. Sh., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë ish-sekretare gjyqësore pranë Gjykatës Administrative Vlorë.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, kur kjo shtetase ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, në ngarkim të saj, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
THUMANË– Shkolla e shkatërruar e Thumanës ishte rindërtuar 2 muaj më parë për 580 milionë lekë pas dëmtimit nga tërmeti i 2018, ja kush fshihet pas. Kompan...
TIRANË-Aleanca për mbrojtjen e Teatrit ka deklaruar se Këshilli Arkitekteve të Europës ka shpërndarë deklaratën e Europa Nostra-s, në lidhje me 14-të vendn...
TIRANË– Ketrin Treska, ish- drejtoresha e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, që u shkarkua nga detyra nga ministrja aktuale, Etilda Gjonaj, u ka dërg...
TIRANË– Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka zhvilluar sot një mbledhje, ku të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e këtij institu...
TIRANË– Ish-kryeprokuroja Arta Marku është transferuar përkohësisht si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Ky vendim u mor me 11 vota...
TIRANË- Ditën e djeshme në media qarkulloi lajmi se Elida, një grua nga Burreli e cila bëri publike historinë e jetës së saj me bashkëshortin, Arjanin, mas...
TIRANË– Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi deklaroi se më datë 19 dhjetor do të betohen 8 anëtarët e Prokurorisë së Posaçme...
ITALI- Një operacion i gjerë anti-droge mësohet se është zhvilluar në Itali, ku janë arrestuar 20 persona të akuzuar si pjesë e një rrjeti që trafikonin drogë n...
TIRANË- Policia e Gjirokastrës ka publikuar pamjet e operacionit të RENEA për kapjen e 31-vjeçarit Endrik Lluka, i shpallur në kërkim për vrasjen e ...
Tiranë- Debate të ashpra ka pasur ditën e sotme në Komisionin e Medies, ku po diskutohet për paketën anti-shpifje. Mark Marku në fjalën e tij se nëse kjo paket...