Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur për rreth një orë në ambientet e selisë blu drejtuesit politik të qarqeve. Bashkë me ta, takimit u janë bashkuar edhe përfaqësues të sekretariatit të PD-së.
Përgjatë një ore takim, burime për Dosja.al bëjnë me dije se në fokus kanë qënë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, për të cilat drejtuesit politikë e kanë nisur punën në terren.
Numri një i demokratëve u ka dhënë disa këshilla dhe porosi, duke kërkuar prej tyre sa më shumë takim me qytetarët, të cilëve kanë për detyrë që t’u shpjegojnë programet që PD ka shpalosur deri më tani. Po ashtu mësohet se Basha ka kërkuar nga tijët që të komunikimi të jetë “kyçi” mes strukturave dhe qytetarëve në çdo qytet.
“Duke i kontaktuar vetë njerëzit që keni takuar, ju e dini që pritshmëritë janë shumë të jashtëzakonshme në të dyja anët e medaljes. Ana e parë që ju e dini shumë mirë prej kohësh, që është ajo e mllefit, po përdor një fjalë popullore, e një padurimi për largimin e Edi Ramës. E një mungese durimi për të imagjinuar edhe 4 ditë më shumë e jo më dhe 4 vite më shumë me të. Dhe nga ana tjetër, në veçanti dy javët e fundit shohim Partinë Demokratike e cila po shtrihet në terren për të shpalosur programin e qeverisë dhe po i vlerëson konkretisht disa prej problemeve kryesore. Të gjitha problemet, i njohim prej kohësh. Pushteti qendror, pushteti lokal, bashkimi i kontingjentit kriminal, investimi i parasë së pisët, presionet ndaj njerëzve. Por këtu ku jemi sot, të gjitha shanset janë për një fitore të thellë të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar. Këto zgjedhje, siç tregojnë të gjithë indikatorët, objektivat janë në dorën tonë. Pavarësisht të gjithëçkaje tjetër duket sikur është në dorën e kundërshtarit. Rezultati i këtyre zgjedhjeve varet krejtësisht nga ne dhe nga puna jonë. Që do të thotë, që me një përkushtim maksimal me dhe një angazhimi total të burimeve njerëzore, të strukturave, të influencuesve tanë, simpatizantëve, të gjithë grupeve, pa pikë diskutimi 25 prilli është dita e fitores tonë,”-mësohet se ishin disa prej porosive të kandidatit për kryeministër.
Partia Demokratike përfundoi vetëm pak ditë më parë procesin e caktimit të të dërguarve politikë në qarqet e vendit, ku fokusi më i madh i është dhënë Tiranës, me 7 të tillë. Ndërkohë në seli ka nisur edhe shpalosja e planeve qeverisëse, duke publikuar deri më tani atë për ekonominë, arsimin, rininë dhe shëndetësinë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ELBASAN– Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Elbasan, Gazment Bardhi ka zbritur në terren, duke mos i kursyer akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. M...
TIRANË– Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari, ka qënë sot në tregun e Prrenjasit, ku edhe ka provuar punën si “shitëse”. Eksperiencën e saj, ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “ERtv” lidhur me punën e tij si kreu i qeverisë së vendit përgjatë 2 mandateve. Në fjalën e tij, ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është kthyer në një “influencer” duke përdorur rrjetet e tij sociale dhe takime me qytetarët në një dritare për turistët. Kët...
TIRANË – Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka folur për programin me 5 pika të LSI teksa zhvillonte një takim me ...
Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 dhe qëndroi në detyrë përgjatë një m...
SARANDË– Kryeministri Rama i ka kthyer përgjigje një biznesmeni nga Kukësi, i zhvendosur në Sarandë i cili i ka thënë se ai dikur ka qenë me Partinë ...
TIRANË- Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me votuesit në Kombinat të Tiranës për herë të parëKr...