LIVE UPDATES
Politike

Kriza politike, Basha thirrje Ramës: Reflekto sa nuk është vonë! Sa më parë zgjedhje të parakohshme (VD)

30 Tetor 2019, 09:48 Nga DOSJA
Kriza politike, Basha thirrje Ramës: Reflekto sa nuk është

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka zbardhur detaje nga takimi me raportuesit e KiE.

Në një prononcim për mediat, Basha është shprehur se zgjidhja e krizës politike bëhet vetëm me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas liderit të PD-së, opozita ka një plan me 5 pika për Reformën Zgjedhore, e cila do të sigurojë zhvillimin e zgjedhjeve të lira.

Më tej në fjalën e tij, kryedemokrati Basha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe kampit kundërshtar të PS-së që të reflektojë, pasi një shtyrje tjetër negociatash do të ishte fatale për vendin tonë.

Nuk është kurrë vonë për të reflektuar. Ndaj dhe i bëj thirrje PS të reflektojë sa nuk është vonë. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë pa fund. Të jeni të sigurt se durimit të njerëzve po i vjen fundi. Edi Rama nuk duhet të mendojë që të trajtojë Shqipërinë si çifligun e vet,”-tha ndër të tjera në fjalën e tij Basha.

PJESË NGA INTERVISTA:

Kur mendoni se do të mbahen zgjedhjet?

Nuk është çështje dëshirë. Zgjidhja e krizës politike, do të mundësohet vetëm prej zgjedheve të parakohshme parlamentare. Është çështje vullneti e të gjitha palëve. Opozita ka një plan me 5 pika për Reformën Zgjedhore. E kam thënë dhe dua ta përsëris që në Shqipëri ka pasur dy qëndrime. Një shumicë absolutë që kështu nuk mund të vazhdohet më, duhet një zgjidhje. Por ka edhe nga ata që nuk duan ndryshim. Ata nga kjo gjendje përfitojnë nga korrupsioni për shkak të gjendjes qindra milionë euro. Dështimin me negociatat, shëndetësinë etj. e paguajnë shqiptarët. Është koha për të marrë vendimet e duhura për vendin. Është koha që edhe pala tjetër është në një kurs përplasjese me interesin publik të shqiptarëve. Nuk mund të vazhdojë më kështu.

Do të ketë emra të rinj nga radhët e kandidatëve të PS?

Kur ta denoncoj do ta keni edhe ju emrin. Pse Kajmaku dhe Babani mbahen në detyrë? Në Shqipëri nuk ka shtet ligjor. Ligji nuk është i barabartë për të gjithë. Pushtetarët e kapur me afera korruptive nuk i hyn gjemb në këmbë. Rivendosja e demokracisë dhe shtetit të së drejtës janë jetike.

Po punoni për reformën zgjedhore që pasi të keni finalizuar paktën të thërrisni një tryezë dhe të diskutoni me mazhorancën?

Ajo që ka rëndësi sot është që kemi një opozitë që përfaqëson një shumicën e shqiptarëve. Kemi një qeveri dhe një kryeministër që nuk ka asnjë ide, ofertë për ta ta zxjerrë vendin nga kriza. Maqedonia e Veriut u bë viktimë për shkak të problemeve të Shqipërisë e megjithatë ndërmori hapin normal për t’i kthyer mandatin qytetarëve. Nuk është kurrë vonë për të reflektuar. Ndaj dhe i bëj thirrje PS të reflektojë sa nuk është vonë. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë pa fund. Të jeni të sigurt se durimit të njerëzve po i vjen fundi. Edi Rama nuk duhet të mendojë që të trajtojë Shqipërinë si çifligun e vet. Ka ardhur koha të ndërtojmë një demokraci gjithëpërfshirëse me institucione që i takojnë gjithë shqiptarëve.

Edhe sa kohë pret PD?

Shqipëria ka humbur 4 herë për shkak të këtij kryeministri rrugën drejt Europës dhe hera e 5 do të ishte fatale. Nuk duhet të humbasim asnjë orë. Rruga përpara janë zgjedhjet e parakohshme që shqiptarët të mos ikin nga vendi. Nëse ne e hedhim këtë hap do të prodhojmë shpresë për çdo shqiptar.

Në vend ende vijon kriza politike. Prej shkurtit të viti të kaluar opozita ka djegur mandatet. PS zhvilloi e vetme zgjedhjet lokale duke i marrë të gjitha bashkitë. Me rinisjen e sesionit të ri parlamentar pritet të merret vendimi për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ndërkohë maxhoranca dhe opozita e re kanë nisur punimet për Reformën Zgjedhore. Nga ana tjetër, opozita e bashkuar kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama pas dështimit me negociatat, ‘ikje’ që nuk është pranuar nga kreu i qeverisë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kriza politike lulzim basha edi rama kriza politike lulzim basha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj