Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Tre drejtorë të dorëhequr, Braçe vizitë ‘blic’ në orën 08:00 në kadastrën e Vlorës, zbulohet arsyeja (VD)
15 Tetor 2019, 06:36Nga DOSJA
VLORË- Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka zhvilluar një vizitë ‘blic’ në Kadastrën e Vlorës, në institucionin që prej disa javësh vijojnë dorëheqjet e drejtorëve.
Braçe ka mbërritur në këtë institucion në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm, në orarin zyrtar kur nis punën administrata.
Burime për Dosja.albëjnë me dije se zv. kryeministri ka qëndruar rreth 30 minuta në këtë institucion dhe ka kërkuar përpikmëri nga ana e punonjësve, ku disa prej tyre nuk kanë respektuar orarin zyrtar, por kanë shkuar me vonesë.
Numri dy i qeverisë ka takuar edhe disa qytetarë të pranishëm, ku është njohur me problematikat që ata i kanë shprehur sa i takon këtij institucioni.
Pak ditë më parë kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lameparalajmëroi se Vlora nuk është qyteti i vetëm me një problematikë të tillë, teksa përmendi Elbasanin, Shkodrën, Sarandën si dhe Lezhën.
Konflikti për pronën në Jalë
Në 12 shkurt, gjykata e Apelit në Vlorë ka vendosur që t’i japë pronën familjes Gjoka, dhe të lejojë regjistrimin e pronës. Procesi ka vijuar, dhe pronarët jo vetëm që kanë marrë pronën, po kanë bërë edhe shitje në palë të treta, duke zbatuar vendimin e Apelit. Ndërkohë një vendim i gjykatës së Lartë më 6 qershor, bën që palët të hyjnë në një tjetër konflikt. Gjykata e Lartë ka vendosur anulimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, por palët tashmë kishin nisur zbatimin e vendimit të Apelit. Dosja.al zbuloi e para se prona për të cilën palët kanë hyrë në konflikt është trualli në të cilin është ndërtuar kompleksi “Folie Marine”
Shkarkimet në Kadastrën e Vlorës
Deri më tani, janë tri drejtorë të larguar nga Kadastra e Vlorës, bashkë me tri nëndrejtorë të kësaj kadastre. Drejtorët e larguar pretendojnë se vendimi i Gjykatës së Lartë, është i pavlefshëm dhe nuk mund të zbatohet, pasi palët e kanë zbatuar vendimin e Gjykatës së Apelit. Javën e shkuar, për të njëjtën pronë, drejtoresha që u largua pak ditë më parë, Elona Hodaj dhe zv.drejtori Taulant Canameti u përplasën me njëri-tjetrin. Me disa bodigardë, Canameti shkoi dhe firmosi zbatimin e Gjykatës së Lartë, ndërsa Hodaj e anuloi me arsyetimin se Canameti s’kishte tagër për të bërë një urdhër të tillë.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Arben Ristani, një nga fuksnionarët e lartë të PD ka komentuar veprimin e bërë nga ambasadori i OSBE, Bernd Borchard kundër protestuesve të Unazës ...
TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin,Elisa Spiropali e ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” ka folur lidhur me shkarkimin e p...
TIRANË- Këshilltari Ligjor i Presidentiti Bledar Dervishaj vlerëson raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias në lidhje me kërkesën e mazhorancës se ...
TIRANË- Deputeti i Grupit Parlamentar Demokrat, Halit Valteri, i cili mori pjesë në votimin për të larguar Rudina Hajdarin nga drejtimi i grupit ka bërë nj...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt i bëri thirrje komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore të gjejë një zgjidhje, maksimumi deri në fu...
TIRANË- Rudina Hajdari, pas deklaratës së deputeti të Grupit Demorkat se tashmë ishte ai kryetari, reagoi duke përgënjeshtruar kolegët e saj.Në një reagim ...
TIRANË- Teksti i Opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias, i publikuar sot, pësoi ndryshime të ndjeshme nga dokumenti paraprak i ekspertëve. Në për...
TIRANË- Pas njoftimit në rrjetet sociale të Korab Litës se, ditën e sotme është përzgjedhur në krye të grupit parlamentar demokrat, duke zëvendësuar Rudina...
SIRI – Forcat siriane kanë hyrë në zonat kurde këtë të hënë në Sirinë e Veriut, duke bërë që Erdogan të kërkojë ndihmën ushtarake të Natos.Trupat siriane ...