LIVE UPDATES
Politike

U dénua me një vit búrg/ PD akúzon gjyqtarin Artan Gjermani pas zbardhjes së vendimit për Salianjin: Asnjë provë, ka fal

5 Janar 2020, 12:45 Nga DOSJA
U dénua me një vit búrg/ PD akúzon gjyqtarin Artan

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka deklaruar se vendimi i dhënë për dënimin e tij, është politik. Ai është shprehur ky vendim nuk ka asnjë provë dhe fakt, ku sipas tij arsyetimi i vendimit është bërë jashtë kornizave ligjore.

“Vendimi i Gjermenit është politik. Ky vendim  nuk asnjë fakt dhe provë. Qeveria ankohet se i është dëmtuar reputacioni një krimineli. Gjykata duhet të  ishte rrjedhën e saj të ngjarjes. Arsyetimi i vendimit është bërë jashtë kornizave ligjore, nuk ka asnjë provë e fakt. Në vendim nuk citohet asnjë provë”, shprehet Salianji.

Ndërkohë ditën e djeshme, gjykata Penale ka zbárdhur vendimin ndaj ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianjin, i cili u dënua me 1 vit burg pasi u shpall fajtor për “kallëzim të rremë”., në të cilin thuhet se Salianji u përfshi në kallëzim të rremë për interesa politike të tij dhe të PD-së duke e stistur të gjithën për ta publikuar më pas në media.

Disa ditë më parë Gjykata Penale ka dënuar me 1 vit bûrg ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në lidhje me dosjen “Babalja”. Bashkë me Salianjin janë dënuar edhe të personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje. Fredi Alizoti, (i njohur si kunati i Babales), është dënuar me 2 vite bûrg për kallëzim të rremë, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja” u dënua me 3 vite e 5 muaj bûrg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi është dënuar me 5 muaj bûrg, që i konvertohet në 100 orë punë në komunitet. Menjëherë pas dhënies së vendimit, ish-deputeti e ka cilësuar gjyqin e tij si politik duke u shprehur se do ta apelonte vendimin. 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ERVIN SALIANJI:

Dje, në ditë pushimi, gjyqtari i partisë nëpërmjet zëdhënësve të rilindjes ka shpërndarë vendimin e gjykatës në të cilën siç e kemi thënë dhe siç e shihni nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt! Vendimi i Gjermenit i shkruar nga partia, është vendim politik, fjalë për fjalë si pretenca që dha Rama pas publikimit të skandalit Xhafaj. Njësoj si dënimet për agjitacion dhe propogandë, gjyqtari i partisë thotë që është dëmtuar reputacioni publik i një krimineli të dënuar dhe që sot po kryen dënimin në Itali apo dëmtimi i reputacionit politik të ish-ministrit të brendshëm ndërkohë që menjëherë pas denoncimit, Agron Xhafaj, shkoi për të vuajtur dënimin. Vendimi i djeshëm nuk ka asnjë provë, asnjë fakt dhe asnjë linjë logjike se si ka bashkëpunim mes personave që nuk njihen. Gjyqtari e pranon në vendim që ne nuk kemi njohje të mëparshme, pranon dhe që mes meje apo dhe gazetarit Olldashi, nuk ka komunikime dhe asnjë kontakt dhe asnjë njohje me dëshmitarin e sajuar Alizoti.

Arsyetimi i vendimit dhe dalja e tij pa ju njoftuar palëve dhe pa u hedhur ne sistem e bën të dyshimtë se si dhe kur është bërë zbardhja e vendimit, vendimi në pjesën hyrëse (22 flete) ka krejtësisht copy/paste konkluzionet përfundimtare të prokurorisë, ndërkohë që gjithë pjesa tjetër është vetëm përsëritje. Për aq kohë sa procedura gjyqësore u bë me gjykim themeli dhe jo me gjykim të shkurtuar, gjykata duhet të kishte rrjedhën e saj të ngjarjeve e jo atë të prokurorisë.Ne vendim nuk citohen në pjesën hyrëse të tij argumentet e mbrojtjes, apo dhe kur bëhet analiza nga gjykata e elementeve te figurës së veprës penale, serish nuk citohen pretendimet e mbrojtjes. Një vendim i strukturuar në këtë mënyrë, nuk jep mundësinë e analizimit të tij sipas procesit gjyqësor, por vetëm sipas këndvështrimit të akuzës që është përthithur edhe si këndvështrim i gjykatës.
Në vendim nuk citohet asnjë kërkesë e bërë nga mbrojtja dhe e rrëzuar me vendim të ndërmjetëm nga gjykata, ku të arsyetohet edhe shkaku i rrëzimit;

Një nga faktet e falsifikuara në vendimin e gjykatës është mos dorëzimi i materialit origjinal. Gazetari Olldashi e ka dorëzuar materialin origjinal, por qëllimisht kur është ndarë dosja e trafikimit të narkotikëve, nga ajo e kallëzimit të rremë, materiali origjinal është lënë pjesë e dosjes së trafikimit. Në gjykim është kërkuar administrimi i kësaj prove, por kjo kërkesë është rrëzuar nga gjyqtari, në mënyrë të qëllimshme: Sot po ju tregoj procesverbalin e dorëzimit të materialit bruto nga gazetari Olldashi (dokumenti). Ky material, materiali bruto është dërguar në Itali për ekspertizë, por më pas ky material nuk u dërgua tek ekspertët britanikë.Tjetër fakt i falsifikuar është ai se në gjykim u provua dijenia e të pandehurve Salianji dhe Olldashi në lidhje me falsifikimin e materialit nga Veliu dhe Alizoti, ndërkohë që gjatë pyetjes në gjykatë vetë dëshmitari i sajuar Alizoti, pranoi që vetëm ai ka qënë në dijeni të këtij fakti deri në datë 01.06.2018,datë që ka bërë dhe denoncimin në polici (pasi ishte përpunuar nga policia). Ky falsifikim është bërë me qëllimin e vetëm për të konsideruar se vepra penale është konsumuar me dashje direkte, si e vetmja mënyrë për tu konsumuar kallëzimi i rremë; Në vendimin e gjykatës përseritet disa herë se motivi për kallëzimin e rremë ka qenë cënimi i reputacionit publik te Geron (Agron) Xhafes. Po si mundet te konsiderohet “reputacion publik” ai i një të dënuari me vendim të formës së prerë të një gjykate të shtetit italian për trafikim lëndësh narkotike!?
Në vendim është falsifikuar fakti në lidhje me aktin e ekspertimit. Në vendim citohet se akti i ekspertimit e rrëzon mundësinë që zeri në audio-pergjim të mund të jetë ai i Geron Agron Xhafës, ndërkohë që vetë akti citon se zëri në audio përgjim është i ngjashëm me atë të Geron Agron Xhafës;

Në vendim citohet termi “kallëzim publik”, term ky i panjohur më parë sepse ato që njihen deri tani janë “denoncimi publik” dhe “kallëzimi penal”. Ne këtë rast ka vetëm denoncim publik, por gjyqtari me qëllim ka përdorur termin “kallëzim publik”.
Në vendim nuk gjendet asnjë përshkrim e aq më pak ndonjë arsyetim në lidhje me drejtuesit e policisë që janë përfshirë në krijimin dhe rekrutimin e dëshmitarit të rremë Alizoti, pavarësisht se rezultoi që të kishim konsumuar veprën penale të deklarimit të rremë, para prokurorit në rastin më të mirë. Falsifikim i fakteve është edhe arsyetimi se në datën 24.10.2017 ka qenë e pamundur që të kenë qenë fizikisht, njëkohësisht Veliu, Olldashi dhe Xhafaj pasi nga tabulatet e plota, rezulton që në harkun kohor 12.45 deri 13.45 ata të kenë qenë në të njëjtën rreze në qytetin e Vlorës, siç konfirmohet edhe nga deklarimet e gazetarit Olldashi që ka sqaruar se audio përgjimi është realizuar rreth orës 13.30. Gjykata, po ashtu si prokuroria, pavarësisht se i ka administruar tabulatet të plota, zgjedh të citojë vetëm ato të pas orës 14.00, kur edhe këta persona janë larguar nga njëri-tjetri. Falsifikim i fakteve është edhe citimi se njohja mes Veliut dhe Olldashit është kryer nga unë e për më tepër, ky “fakt” (tel e datës 20.10.2017 nga Veliu tek unë) konsiderohet dhe momenti i fillimit të bashkëpunimit mes meje dhe të pandehurve të tjerë. Vetë tabulatet tregojnë se komunikimi ka nisur në datë 18.10.2017 me sms të dërguar nga Olldashi tek unë dhe ka vijuar dhe me date 19, çka tregon se iniciator në komunikim ka qenë Olldashi. Falsifikim i fakteve është edhe konsiderimi si fakt i asaj se audio-përgjimi është realizuar në datat 14 ose 15 janar 2018, pasi vetë deklarimet e Alizotit që janë e vetmja bazë e këtij fakti, bien ndesh me tabulatet e telefonave të tij dhe të Veliut. Ata nuk kanë ardhur asnjëherë në Tirane në këto data e në vijim, për të sjellë stilolapsin e pretenduar. Vendimi i Gjermenit bie ndesh me jurisprudencën e GjEDNj, pasi i jep prioritet privatësisë dhe reputacionit publik të një të dënuari me vendim të formës së prerë për trafik narkotikësh që ka vëllain Ministër te Brendshëm, në dëm të lirisë së shprehjes së një politikani të opozitës dhe një gazetari investigativ.Banditët me apo pa mbështetje politike, në polici, prokurori, gjyqësor apo kudo janë, do të mbajnë përgjegjësi një më një, para ligjit dhe nuk do ketë prehër krimineli që do ti shpëtojë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denohet me burg ervin salianji dosja babale ervin salianji denohet me burg ervin salianji dosja babale ervin salianji

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta