LIVE UPDATES
Art&Argëtim

7 Maj 2020, 20:47 Nga DOSJA

TIRANË- Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë ka reaguar pas vdekjes së Maks Velos. Në një shkrim SHASH shkruan se sot është larguar një figurë poliedrike intelektuale, një artist e arkitekt, i cili me të gjithë krijimtarinë e tij hodhi baza të modernes në Arkitekturën Shqiptare. “Kontributi i i tij në arkitekturë është atipik në raport me kohën dhe vendin ku janë ndërtuar veprat me  projektet e tij”, shtohet në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Kolegë të nderuar, me keqardhje të madhe ju njoftojmë sot lajmin e papritur të humbjes së arkitektit të njohur, “Mjeshtër në Arkitekturë”, z. Maks Velo. U largua sot një figurë poliedrike intelektuale, një artist e arkitekt, i cili me të gjithë krijimtarinë e tij hodhi baza të modernes në Arkitekturën Shqiptare. Prej kohësh ai ishte bërë natyrshëm figura publike profesionale më interesante në vend,  përfaqësues  i fortë i mendimit në arkitekturë. Projektet e tij në vitet  ‘60-‘70 të shekullit të kaluar, u bënë fillesa të një arkitekture moderne e inovative, që kundërshtonte fort formalizmat neoklasike të regjimit të atëhershëm.

Cilësia e veçantë e këtyre veprave, si dhe oponenca mendore që bënte kundër ngushtësisë së mendimit gjatë diktaturës  komuniste, e bënë që të kalonte një pjesë të gjatë të jetës në izolim.  Për këto arsye të forta, Shoqata e Arkitektëve të Shqipërise, në vitin 2019, e vlerësoi si arkitektin e parë që mori Çmimin “Mjeshtër në Arkitekturë”. Kontributi i i tij në arkitekturë është atipik në raport me kohën dhe vendin ku janë ndërtuar veprat me  projektet e tij.  Kjo veçanti e veprave të tij do të bëhesh edhe guri i rëndë, të cilin regjimi ja ngarkoi mbi shpinë duke e përndjekur vite me rradhë. Sasia e tyre nuk është e madhe, pasi në vitin 1973 u përndoq e u burgos nga regjimi, për kualitetin “ndryshe” të arkitekturës  e artit të tij.

 

Trashëgojmë sot vepra të  të rëndësishme të projektuara prej tij ose në bashkëpunim me arkitektë të tjerë, si: Parku i Madh i Liqenit, Tiranë dhe shtëpizat e vogla shlodhëse në të. Shkolla 8 vjeçare “Emin Duraku”, Tiranë. Objekti i banimit pranë Hotel Tiranës (pallati me kube).  Godina e ish-ATSH, Tiranë.  Ish-hotel “Arbana”, Tiranë.  Kinemaja e Laprakës, Tiranë.  Kinema “Pionieri”, Tiranë.  “Uzina Mekanike”, Peshkopi, etj.

Maks Velo, me dinamizmin dhe thellësinë e mendimit që kishte për arkitekturën, urbanistikën, artin, por edhe me temat e ndryshme kulturore në përgjithësi, do të jetë një model i mirë për secilin arkitekt dhe intelektual në vendin tonë.  Maksi përherë ishte nga të parët që perceptonte dhe që nuk nguronte asnjëherë të fliste për tema të nxehta dhe  i shprehte kudo që i jepej mundësia. Në fjalën e fundit që mbajti në Konferencën “Share”, kërkoi që debati mbi arkitekturën në Shqipëri të ishte më i gjallë. Ai vete ishte një pasionant i arkitekturës dhe nuk mungonte në asnjë aktivitet apo ekspozitë që ne organizonim, ishte nga të parët që vinte në rreshtin e parë. SHASH, këtë vit,  po priste të realizonte me të, e së bashku me Asocacionin e Arkitektëve të Kosovës, ekspozitën në Prishtinë, kushtuar  veprës së tij dhe të Petraq Kolevicës.  Shprehim keqardhje që ai sdo të mund të jetë në të, në një aktivitet që ai e dëshiroi dhe e priste  me shumë kënaqësi.

Maks Velo ka qënë gjithmonë, në çdo diskutim, tejet largpamës dhe mjaft i saktë në qëndrimet e tij përsa i përket mendimeve mbi trashëgiminë arkitektonike, vlerat kulturore, si dhe mbi urbanistikën e qyteteve tona. Rasti i shprehjes në mbrojtje të Teatrit Kombëtar së fundmi, apo edhe çdo prononcim e dalje e mëhershme publike e tij, ka qënë tejet e  pastër, e pakontaminuar nga poltika, përfitimi ekonomik apo nga çdo ideologji  tjetër,  përveçse prej  të mirës publike dhe të konservimit të vlerave të qyteteve tona. Mendojmë se do duhet akoma shumë kohë që të kemi mes nesh një figurë të tillë kaq brilante, një artist e arkitekt të këtij dimensoni dhe një zë të fuqishëm, të cilin çdokush me endje e dëgjonte. Në emër të Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë ngushëllojmë përzemërsisht të gjithë të dashurit dhe miqtë e tij.

Arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo ka ndërruar jetë sot në moshën 84-vjeçare. Velo prej ditësh ishte shtruar në QSUT, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Arkitekti i njohur ka qenë shumë pranë publikut deri para pak muajve, pasi daljet e tij në media kanë qenë të shpeshta. Maks Velo, përveç se një arkitekt, piktor, prozator e publicist ka qenë dhe një qytetar i angazhuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture maks velo shoqata e arkitekteve të shqipërisë vdes maks velo maks velo shoqata e arkitekteve të shqipërisë vdes maks velo


Sondazh

Poll
Art&Argëtim 7 Maj 2020, 18:44

TIRANË– Balerini Graciano Tagani është përballur sërish me gazetarin Ronaldo Sharka, të cilin e kapi për fyti dhe i gjuajti me shuplakë pak muaj më p...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj