LIVE UPDATES
Ekonomi

Landfilli i Sharrës dhe mbetjet urbane të qytetit në izolim, çfarë po ndodh

20 Mars 2020, 09:41 Nga DOSJA
Landfilli i Sharrës dhe mbetjet urbane të qytetit në izolim,

Covid 19 është një betejë e higjenës, e sapunit, e dezinfektantëve, një betejë e pastërtisë, po aq dhe e izolimit. Jo shumë vlerë do të kishte vetëkarantinimi nëse nuk do të kishim një vete të pastër dhe një apartament të pastër. Deri diku ja kemi arritur, lajmë duart, sytë, nuk dalim nga shtëpia dhe dezinfektojmë gjithshka. Mirëpo sado të izolojmë virusin duke mos dalë nga shtëpia diku bashkohemi të tërë, në koshin e mbeturinave.

Tonelata të tëra mbetjesh urbane, qese, kartona, ushqime të prishura ose jo kanoçe, orendi hi- tech gjithçka  ku virusi mund të jetojë, është aty. Nga mëngjesi në darkë, ai jeton i paidentifikuar jashtë banesës tonë. Dikush me virus dhe dikush tjetër pa virus, të dy jetën e bëjnë veç dhe ky është një ngushëllim jo i vogël, mirëpo mbeturinat i kanë bashkë.. Pasi kemi hedhur qesen e mbeturinave me siguri nuk e kemi kthyer më kokën pas, por sot në këto kohë karantine le të investigojmë më gjatë. Nëse këto mbeturina do transportoheshin në kodrën e dikurshme të Sharrës e cila ndodhet vetëm 6 km nga qendra e Tiranës, patjetër që historia e qytetit në ditët e izolimit  do të ishte ndryshe, më e zymtë.

Imagjinoni ato do të digjeshin në gjendje të lirë dhe në kodrën e zezë fëmijë të vegjël ashtu si dhe virusi do të kërkonin plastikën dhe metalin, epidemia për pak kohë do i ngjante vendeve afrikane…

Le të ndjekim zinxhirin e mbetejeve tona urbane në qytetin që sot prodhon 30 për qind të mbeturinave në rang vendi  dhe në qytetin që sot  ka numrin më të madh të të prekurve me COVID 19 Tiranën.

Çfarë ndodh në Landfillin e Sharrës aty ku Koncesionari i Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë ushtron aktivitetin e tij prej 2 vjetësh?

Landfilli i Sharrës është kthyer në një vend i cili nuk ka më asnjë shenjë të mbeturinave të dikurshme përvec disa metrave të rrethuar, si për të kujtuar se aty dikur qyteti ka pasur vrimën e tij të zezë.  Landfilli nuk është një vend pa rëndësi është “mëlçia” e qytetit dhe sot siguria jone më e madhe  mjedisore. Por nga ana njerezore është dhe vendi në të cilin as që mendohet se në këto ditë puna do të reduktohet.

Punëtorët në kantier ngrihen në mëngjes e ndryshe nga shumë prej nesh që nisin të punojnë në kompjuter dhe presin në izolim, ata e fillojnë ditën me mbeturinat e qytetit. Është një punë aspak e lehtë. Patjetër që mjekët janë heronjtë  e vijës së parë në luftën ndaj COVID 19, por jo më pak  punëtorët e përpunimit, si ata të mbeturinave të Sharrës që menaxhojnë papastërtinë e qytetit,  si kusht për pastërtinë tonë.

Interesit që ne kishim për të ditur se si është dita e punës për një punëtor  në Landfillin e Sharrës  ju përgjigjën autoritetet e Koncesionarit të cilët na treguan nga afër, se në çfarë kushtesh punon i gjithë ekipi. Ata shpjeguan se për çdo punonjës  ka mbrotje me kostum  antibakterial për gjithë trupin, doreza pune për mbrojtjen e duarve, maska për mbrojtjen e frymëmarrjes, këpucë për mbrojtjen e këmbëve. Në fakt këto mbrojtje janë një protokoll i përditshëm për punonjësit dhe që nuk shkelet për asnjë rast dhe për asnjë kohë që prej ndërtimit të tij.  Giuzeppe Ciaffaglione drejtor i Përgjithshëm i Landfillit shpjegon se, Landfilli i Sharrës sot ka çmimin më të ulët në Evropë për menaxhimin e mbetjeve urbane me 29 euro për ton,   por kjo nuk ka ndryshuar asnjë standard  të BE në  menaxhimin e tyre.

Shqipëria nuk ka një landfill  për mbetjet e rrezikshme

Me gjithë përpjekjen që mbeturinat urbane menaxhohen dhe ajri i qytetit të mos jetë më ndotës një tjetër problem  serioz bëhet edhe më i rrezikshëm sot në kohën e Coronavirusit. Shumë mbetje të shërbimeve mjekësore private apo të shërbimit emergjente mjekësore tani në vetëizolim që mund të jenë të kontaminuara bartëse të mëdha të virusit dhe përbëjnë rrezik, sipas protokolleve evropiane duhet të asgjesohen në landfilde të licensuara për Mbetjet e Rrezikshme, por Shqipëria nuk e ka një të tillë dhe këto mbetje jashtë çdo lloj rregulli  mund të  rrezikojnë zona të të tëra banimi. Duke qenë se në Landfillin e Sharrës përpunohen vetëm mbetjet urbane të qarkut të Tiranës askush nuk di të thotë se ku depozitohen shumë prej tyre.

Sidoqofte mbetjet urbane të qytetit të Tiranës sot i nështrohen kapsulimit dhe mbyllja mbetet hermetike dhe sipër është mbjellë me pemë. Pamja prej 15 ha dhe me 40 mijë pemë të gjelbëruara që sot Landfilli i Sharrës ka është një siguri e madhe sidomos për banorët e zonës përreth të cilët  në kushte të tjera do të ishin të pambrojtur nga cdo lloj epidemie.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale covid-19 incenerimi i mbetjeve landfilli i sharres covid-19 incenerimi i mbetjeve landfilli i sharres


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj