Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Largimi nga PSG, Di Maria para një mega ndryshimi!
25 Prill 2022, 06:05Nga DOSJA
FRANCE – Në verë, magjistari argjentinas i PSG-së, Angel di Maria (34) duhet të kërkojë një klub të ri. Kontrata e tij skadon në fund të sezonit dhe francezët nuk duan t’i ofrojnë argjentinasit një rinovim.
Kjo është arsyeja pse ish-ylli i Real Madrid së shpejti do të jetë i disponueshëm si transferim i lirë. Dhe klubi i parë i lartë ndoshta tashmë ka trokitur!
Siç raporton gazetari italian i specializuar për transferimet, Gianluca di Marzio, bardhezinjtë e Juventusit thuhet se po negociojnë për një angazhim me di Maria. Thuhet se ai do të trashëgojë “bëmat” e një bashkatdhetari si Paulo Dybala (28), i cili gjithashtu do të largohet falas nga Juventusi në verë.
Te “Zonja e Vjetër”, Di Maria do të mbushte boshllëkun e Dybalës në sulm. Për më tepër, ndryshimi do të kishte një avantazh tjetër për të dyja palët.
Di Maria synon vetëm një kontratë për një ose dy vjet, gjë që i përshtatet edhe Juves. Lojtari i kombëtares së Argjentinës me 111 ndeshje, do të donte të përfundonte karrierën e tij në shtëpi, ndërsa Torino mund të kërkojë pasardhësin afatgjatë të Dybala në këtë kohë.
Megjithatë, Juventusi nuk është i vetmi klub i interesuar për di Maria. Sipas gazetarit argjentinas Gaston Edul, edhe Barcelona, Atlético Madrid dhe Benfica Lisbonë thuhet se kanë shfaqur interes për të.
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ANGLI – Manchester United u mund 3-1 nga Arsenal. Golin e vetëm për “Djajtë e Kuq”, të cilët përfundimisht i thanë lamtumirë ëndërrës për Champions League...
SPANJE – Gjatë një ndeshjeje futbolli të rinjsh në Badalona, ka ndodhur një ngjarje e shëmtuar. Përpos mungesës së respektit ndaj një gjyqtareje futbolli,...
ITALI – Piloti i “kokëkuqes” Charles Leclerc edhe pse kryeson renditjen e pilotëve, nuk ka mundur ta kapërdijë humbjen, që të paktën nuk ishte në pod. Kjo...
ITALI – Stefano Pioli me të drejtë rrezatonte, pas suksesit të arritur në rikuperimin e rezultatit (2-1) ndaj Lacios. Tri pikët e rikthejnë Milanin në kry...
ANGLI – Projekti i transferimeve premton të jetë i vështirë për Chelsean. Trajneri i “bluve”, Thomas Tuchel, në një konferencë për shtyp pas fitores ndaj ...
ITALI- Inter fiton, po ashtu edhe Milan. Pas suksesit të zikaltërve ndaj Romës, në javën e 34-të të Serie A, skuadra e Piolit mposht Lazion me shifrat 2-1 dhe m...
ANGLI- Derbi i fituar, kampionati ende i hapur, rivali histork drejt rënies nga kategoria. Është e diela perfekte për Liverpool-in që fiton derbin ndaj Eve...