LIVE UPDATES
Bota

Largimi nga detyra, Merkel: Do lexoj dhe fle më shumë! Do mësoheni pa mua

8 Nëntor 2021, 07:34 Nga DOSJA
Largimi nga detyra, Merkel: Do lexoj dhe fle më shumë! Do

GJERMANI- Në një intervistë për DW kancelarja në largim Angela Merkel bën një bilanc të mandatit të saj dhe pranon se ende nuk e di se çfarë do të bëjë në të ardhmen.

E qetë dhe padyshim në paqe me veten: kështu dukej kancelarja Angela Merkel (CDU) në një intervistë që zhvilloi me të drejtori i lajmeve të Deutsche Welle, Max Hofmann, në Kancelarinë në Berlin. Merkelit nuk iu desh të mendohej gjatë për përgjigjen ndaj pyetjes se cilat kishin qenë sfidat më të vështira për të si kancelare: ardhja e refugjatëve në Gjermani në vitin 2015 dhe lufta kundër pandemisë së koronës. “Këto dy ngjarje ishin për mua personalisht sfidë, ndërkohë që numrin e madh të refugjatëve që vijnë, unë nuk do të doja ta quaja krizë, sepse njerëzit janë njerëz.”

Presioni për të ikur, veçanërisht nga Siria dhe vendet përreth, ishte shumë i fortë në atë kohë, tha kancelarja. Kurse për pandeminë e koronës Merkel tha: “Aty pamë se sa shumë njerëz u prekën drejtpërdrejt pra kemi të bëjmë me fate njerëzore”.

“Kundër ndryshimeve klimatike nuk është arritur mjaftueshëm”

Si një lloj krize në kohën e saj si kancelare Merkel quajti gjithashtu faktin që gjithnjë e më shumë njerëz në botë e vënë në dyshim multilateralizmin: “Për mua ishte gjithmonë e rëndësishme dhe gjithmonë jam përpjekur të forcoj organizatat ndërkombëtare, FMN-në, Bankën Botërore, Organizatën Botërore të Tregtisë dhe të tjerat. Lidhur me çështjen gjithnjë e më të ngutshme të luftës kundër ndryshimeve klimatike, kancelarja pranoi se nuk është arritur mjaftueshëm.

Merkel e cila para se të bëhej Kancelare ishte ministre e Mjedisit dhe ka kryesuar samitin e parë të OKB-së për klimën në Berlin në 2005, tha: “Ne jemi bërë më të shpejtë. Por kurrë nuk ka qenë si tani, që distanca ndaj vlerësimeve shkencore është rritur përsëri. Kjo duhet të ndryshojë tani gjatë kësaj dekade. Ne duhet të bazohemi përsëri dhe të ndjekim rekomandimet e studimeve shkencore lidhur me ngrohjen globale prej 1.5 gradësh.”

Merkel: Aktivistët e rinj të klimës duhet të bëjnë presion!”

Kancelarja nuk pranon se personalisht ka dështuar në politikën klimatike dhe tha se për çdo masë për mbrojtjen e klimës duhet të arrihen marrëveshje me shumicë, sepse ekziston shumë frikë nga pasojat sociale të shkurtimeve të forta, për shembull në konsumin privat.

Merkel mori pjesë kohët e fundit në konferencën e OKB-së për klimën që po zhvillohet në Glasgou dhe tha se: “Glasgou tashmë ka sjellë disa rezultate, por nga këndvështrimi i të rinjve, me të drejtë ende po ecën shumë ngadalë”. Me një qartësi të habitshme ajo shtoi: “Të rinjve dua t’u them se duhet të bëjnë presion.” Merkel tha fjalë për fjalë që është e tmerrshme që shkencëtarët po paralajmërojnë gjithnjë e më urgjentisht për përmbytjet dhe dëmtimet e thatësirës në mbarë botën

Merkel dhe pasardhësi i saj: një sinjal i mirë ndaj një bote të trazuar

Në takimin e G20 një javë më parë në Itali, Merkel u shfaq disa herë në takime dhe në publik demonstrativisht me pasardhësin e saj të mundshëm, Olaf Scholz, i cili është ministër i Financave në qeverinë gjermane ende në detyrë. Në Berlin Scholz po negocion aktualisht me të Gjelbërit dhe FDP për një qeveri të re nën udhëheqjen e tij.

Merkel tha se gjatë ditëve në samitin e G20 në Itali për të ishte e rëndësishme t’u dërgonte njerëzve një mesazh: “Nëse shihni se kreu aktual i qeverisë dhe kreu i ardhshëm i qeverisë kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, ky është një sinjal qetësues në një botë mjaft të trazuar.”

Merkel: Edhe me mospraninë time do të mësoheni

Pyetjes se çfarë do të bëjë tani që së shpejti do të largohet prej pushtetit, Merkeli ju përgjigj: “Nuk e di se çfarë do të bëj më pas. E kam thënë që fillimisht do të pushoj dhe do të shikoj se çfarë më vjen në mendje. Do të lexoj dhe do të fle shumë tha Merkel, e cila ka theksuar tashmë disa herë se beson që nuk ka probleme që të largohet nga pushteti, gjë që e përsëriti tani edhe në intervistën për DW: “Jam e lumtur nga njëra anë, por ndoshta do të ndjej edhe pak trishtim”. Fjalisë përmbyllëse të gazetarit të DW se “pas 16 vjetësh Merkel as që mund të imagjinohet që ajo nuk do të jetë më në Kancelari”, kryetarja e qeverisë iu përgjigj në mënyrën e saj të kthjellët: “Edhe me këtë do të mësoheni”.

Marrë nga “DW”.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota angela merkel kriza e refugjateve ndryshimet klimaterike angela merkel kriza e refugjateve ndryshimet klimaterike

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë