LIVE UPDATES
Art&Argëtim

28 Gusht 2020, 07:33 Nga DOSJA

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 28 Gusht 2020

 “Le Figaro” ka botuar, të martën e 18 dhjetorit 1906, në faqen n°2, shkrimin e politikanit dhe gazetarit francez, Eugène Lautier, i cili ka pas për qëllim të mbështesë çështjen kombëtare shqiptare pranë opinionit francez, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

JASHTË VENDIT PËR SHQIPTARËT

Gazeta të ndryshme në Selanik dhe Bukuresht publikuan javën tjetër një thirrje të shqiptarëve që po organizonin një ceremoni në kujtim të bashkëqytetarit të tyre Spiro Kosturi, një njeri i shquar nga Korça, i cili vdiq për shkak të urrejtjes raciale në Maqedoni. Disa shqiptarë më shkruajtën për këtë incident dhe më kërkuan që të mbështes çështjen e tyre kombëtare para opinionit francez. Ajo ka simpatitë tona, si të gjitha çështjet e drejta dhe të mbrojtura në mënyrë fisnike. Aq më tepër, ajo gjeti mbështetës elokuent në Francë : vikontin z. E.-M. de Vogué (Marie-Eugène-Melchior de Vogüé) dhe z. Charles Loiseau (gazetar  publicist).

 Sot, nuk mund të kisha vepruar më mire sesa të riprodhoja, me gjithë thjeshtësinë e saj prekëse, letrën që më drejtuan shqiptarët e Selanikut. Unë kam hequr vetëm rreshtat që kishin një karakter personal :

 Shumë i nderuar zotëri, shqiptarët ju kërkojnë ngrohtësisht të shkruani dy fjalë për vrasjen e shqiptarit të shquar Spiro Kosturi nga bandat greke. Ky veprim i rëndë është fillimi i luftës së grekëve kundër shqiptarëve të krishterë.

 Nëse dëshironi, madje mund të shkruani, me këtë rast, se shqiptarët kanë humbur besimin e tyre tek Italia. Qeveria italiane i ka tradhtëtuar.

 Përveç Francës, e cila ende mbetet mbrojtësja e madhe e popujve të shtypur, shqiptarët presin shpëtimin e tyre nga hungarezët dhe anglezët.

 Përndryshe, kjo racë e denjë për një fat më të mirë është e dënuar të zhduket…

 “Patriotizmi ngjall urrejtje ndaj njerëzimit vetëm në mendjet e ngushta dhe të dhunshme, shumë të ngushta për të ngjizur solidaritetin njerëzor, dhe të cilët nuk e kuptojnë se, në tokë, fati i një grupi njerëzor lidhet, përfundimisht, me fatin e të gjithë njerëzve.” Këto fjalë të filozofit Anatole France janë dënimi më i fortë i barbarisë politike të grekëve.

 Më mirë se të gjitha fjalimet dhe artikujt e gazetave, ky apel dëshmon se sa i thellë dhe i egër është rivaliteti racial në Ballkan. Ky rivalitet fyen drejtësinë dhe kërcënon paqen e përgjithshme. Filhelenizmi mjaftonte për të marrë në konsideratë çështjen e Kretës; dhe shpesh kam kërkuar bashkimin e Candias (Kretës) me vendin amë. Por ne nuk mund të inkurajojmë, pa rrezik për të gjithë, ambiciet joproporcionale të panhelenizmit, i cili do të pretendojë Maqedoninë (të gjithë Maqedoninë) pas Kretës, pastaj Epirin dhe më në fund Bizantin.

 Kështu Cavour (Camillo) donte të bashkonte Italinë, si angjinarja, “gjethe – gjethe”. Por Greqia nuk është Piemonti; dhe ka disa kombësi në Ballkan që nuk do ta lejonin diçka të tillë. Dhe ne, në rolin e spektatorëve tepër indiferentë, mund të përzihemi, padashur, në ndërlikimet më të bezdisshme.

 Aktualisht, të gjithë janë mosbesues ose të rezervuar për shkak të pretendimeve të tepërta të Greqisë. Vizita e fundit e mbretit Jorgos te mbreti i Italisë mundësoi matjen e shtrirjes dhe të intensitetit të kësaj ndjenje. Nuk e kemi harruar, mendoj, protestën e heshtur të ministrave të Rumanisë, Serbisë dhe Bullgarisë, duke mos marrë pjesë në ceremonitë zyrtare të Romës. Shtypi italian, me shumë përshtypje, deklaroi se mirësjelljet e shkëmbyera midis dy sovranëve në asnjë mënyrë nuk e zvogëlonin simpatinë italiane për popujt e tjerë të Ballkanit. Shqiptarët, për të cilët Italia pretendonte se ishin klientët e saj dhe po ashtu nën mbrojtjen e saj, u emocionuan, dhe ndjehen “të tradhtuar” nga qeveria e Romës, domethënë të dorëzuar ndaj ambicieve greke.

 Në një fjalim të ardhshëm në Dhomën (parlamentin) italiane, ndoshta sot, z. Tittoni do të sqarojë keqkuptimet e krijuara nga vizita e mbretit Jorgos. Këshilla më e mirë që miqtë e saj të vërtetë do t’i japin Greqisë është meditimi. A nuk ka pse të forcojë avantazhet e çmuara, të cilat, vetëm ajo në mesin e të gjitha kombësive të Lindjes, ka qenë në gjendje, falë frymës klasike, t’ia rrëmbejë Evropës, përgjithësisht kaq shpërfillëse ?

 Eugène Lautier

(politikan dhe gazetar francez)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur aurenc bebja spiro kosturi aurenc bebja spiro kosturi


Sondazh

Poll
Art&Argëtim 27 Gusht 2020, 17:24

BRITANI– Mbretëresha e Britanisë Elizabeth është larguar nga pallati mbretëror në qendër të Londrës dhe është strehuar në rezidencës periferike të saj në ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj