Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Lëndë narkotike dhe aksident, arrestohet 1 person në Fier, procedohet 1 tjetër
31 Tetor 2021, 10:36Nga DOSJA
FIER- Një person është arrestuar ditën e sotme në Fier, pasi është kapur me 3 kg kanabis. Mësohet se në pranga ka rënë 38-vjeçari me iniciale E. K. Një tjetër person me iniciale I.L 31 vjeç është proceduar penalisht, pasi me mjetin e tij ka goditur një biçiklist dhe më pas është larguar nga vendi.
Njoftimi i Plotë:
Fier/ Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, arrestohet në flagrancë poseduesi. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e mara në rrugë policore se një shtetas posedonte lëndë narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin Operacional në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në fshatin Libofshë, Fier.
Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa në stanin në pronësi të shtetasit E. K. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 38 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme. —————————————————
Nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, u procedua penalisht shtetasi I. L., 31 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në datë 30.10.2021, në lagjen “Loni Dhamo” duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” ka goditur dhe më pas është larguar nga vendngjarja, shtetasin S. K., 58 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë, dhe pasi mori mjekim në spital u largua për në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
TIRANË– Biznesi i vogël dhe i mesëm në Tiranë ka ulur qepenat 1 orë në formë simbolike për të kundërshtuar procesin e fiskalizimit. Kreu i shoqatës s...
KAVAJË- Një vjedhje ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Stan i Ri, të Kavajës. Mësohet se Xhemal Berisha ka denoncuar se i kanë vjedhur në shtëpi një shu...
ANGLI– Gazeta angleze The People shkruan se një shqiptar me origjinë nga Tropoja i përfshirë në grabitjen më të madhe në Britaninë e Madhe, disa muaj pas ...
TIRANË– Granata dhe tritol janë gjetur në tokën e personit me inicialet P.G, në fshatin Marikaj në Vorë. Objektet metalike të cilat dyshohet se janë ...
GRAMSH– Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është mundur të parandalohet në qytetin e Gramshit. Policia bën të ditur se konflikti i nisur...
BERAT- Katër persona janë proceduar penalisht në Berat ditën e sotme, për vepra të ndryshme penale. Mësohet se 3 persona janë proceduar pasi janë kapur duke ush...