LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Letra e Enver Hoxhës më ’49-ën: Ne i anuluam zgjedhjet dhe në krye të Komitetit të Partisë së Lushnjes vumë shokun Mi

17 Maj 2021, 06:06 Nga DOSJA
Letra e Enver Hoxhës më ’49-ën: Ne i anuluam zgjedhjet dhe

Publikohet një dokument arkivor i nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), i cili i përket muajt korrik të vitit 1949, ku ndodhet një letër e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste, Enver Hoxha, drejtuar organizatave të partisë në të gjithë vendin, ku ai u bën me dije të gjithë komunistëve lidhur me problemet e shumta që kishin dalë me organizatën e partisë në rrethin e Lushnjës. Letra e plotë e Enver Hoxhës ku ai shpjegon me detaje të gjithë problematikën e atij rrethi ku vepronin dy tarafe që rivalizonin ndërmjet tyre, ku i pari drejtohej nga Hasan Gina, ndërsa në të dytin përpiqej të dilte Halit Ahmeti dhe lidhur me këto në letrën e tij, midis të tjerash Enveri shkruante: “Në organizatën e Lushnjës ka pasur një punë tarafi shumë të theksuar dhe të dëmshme, që po të mos ishte diktuar me kohë nga Komiteti Qendror, mund të degjeneronte në forma më të rrezikshme për Partinë. Një nga këto tarafe ka pasur si figurë në krye Hasan Ginën dhe ishte tarafi më i rrezikshëm. Prapa Hasan Ginës ka një sërë shokësh të pakënaqur, disa të goditur padrejtësisht nga puna armiqësore e trockistëve, por që pas Plenumit XI nuk e shikuan kthesën në rrugën dhe në vijën e Partisë. Me metoda jo të drejta dhe me pikëpamje politike jo të qarta, ata kujtuan se ‘rruga e drejtë’ ishte hakmarrja, mbivlerësimi i meritave të tyre jashtë çdo mase dhe shumë herë i falsifikuar”.

“Në organizatën e Lushnjës ka pasur një punë tarafi shumë të theksuar dhe të dëmshme, që po të mos ishte diktuar me kohë nga Komiteti Qendror, mund të degjeneronte në forma më të rrezikshme për Partinë. Një nga këto tarafe ka pasur si figurë në krye Hasan Ginën dhe ishte tarafi më i rrezikshëm. Prapa Hasan Ginës ka një sërë shokësh të pakënaqur, disa të goditur padrejtësisht nga puna armiqësore e trockistëve, por që pas Plenumit XI nuk e shikuan kthesën në rrugën dhe në vijën e Partisë. Me metoda jo të drejta dhe me pikëpamje politike jo të qarta, ata kujtuan se “rruga e drejtë” ishte hakmarrja, mbivlerësimi i meritave të tyre jashtë çdo mase dhe shumë herë i falsifikuar. Ky shikim i çështjeve nën këtë prizëm nga këta shokë ishte i rrezikshëm dhe do të bënte që këta të gabonin më vonë. Në këtë grup ka pasur shokë ambiciozë, arrivistë, njerëz me të kaluar jo të pastër dhe me origjinë jo të shtresës. Në mes të këtij grupi shokësh të sëmurë, ai më i sëmuri, i cili ka vepruar vazhdimisht (me gjithë këshillimet e Komitetit Qendror) për keqësimin e situatës, ka qenë Halit Ahmeti. Tarafi i dytë, i cili nuk ka pasur një figurë në krye, por që përpiqej të krijonte një të tillë (prandaj u përpoq të fshihej pas ish-sekretarit të parë të organizatës, i cili nuk del i implikuar në këtë grup), formohej prej shokësh që kishin bërë gabime para Plenumit XI, që ishin goditur për gabimet e tyre dhe që ishin lidhur me njëri-tjetrin me familjaritet të sëmurë dhe si të solidarizuar në “fatkeqësinë” që u ngjau”.

Kështu thuhet në mes të tjerash në një letër të Enver Hoxhës e cila mban datën 23 korrik të vitit 1949, dërguar të gjitha organizatave të partisë në mabrë vendin, ku ai u bën me dije lidhur me problemet e mëdha që kishin dalë në organizatën e partisë së rrethit të Lushnjes, ku sipas tij aty vepronin “dy tarafe” që rivalizonin ndërmjet tyre. Grupi apo tarafi i parë kishte në krye Hasan Ginën, ndërsa në grupin e dytë, përpiqej të dilte Halit Ahmeti. Për më shumë rreth kësaj dhe ç’ndodhte në organet partiake dhe shtetëror të të larta të rrethit të Lushnjes në vitin 1949, kur Tirana zyrtare sapo kishte prishur marrdhëniet miqësore me Jugosllavinë e Marshallit Josoif Broz Tito, na njeh ky dokumenta arkivor të cilin Memorie.al e publikon për herë të parë dhe të plotë në dy numra të rubrikës dossier.

Letra e Enver Hoxhës mbi problemet që kishin dalë në rrethin e Lushnjes

23 korrik 1949

“MBI PUNËN E SËMURË NE ORGANIZATËN E LUSHNJES”

Vijon nga numri kaluar

Shokë nga të këtij grupi kanë shkuar si pa të keq të përgëzojnë njerëz, që kishin dalë nga burgu, pse u ishte falur dënimi, pa gjykuar pak se këtyre elementëve armiq të dënuar u ishte falur me të vërtetë një pjesë e dënimit, por ata kanë qenë fajtorë. Një sërë veprimesh të tilla të gabuara, orientonin borgjezinë të shikonte në këtë grup një mbështetje për veprime më të guximshme kundër popullit, prandaj borgjezia e mbështeste me parulla e me propagandë veprimin e këtyre shokëve. Elementi i huaj i Partisë po merrte pjesë në këtë situatë, që zhvillohej dhe influenconte brenda në njerëzit e Partisë, pra, në veprimet e saj. Në veprimtarinë e tarafit të Hasan Ginës dhe të Halit Ahmetit me shokë filloi të dukej dhe një tendencë e rrezikshme dhe karakteristike e luftës që zhvillon borgjezia kundër pushtetit tonë: çështja e dallimeve fetare.

Karakteristike është se shumica e shokëve të sëmurë të këtij grupi janë me origjinë muslimane dhe presioni i borgjezisë që bëhej në këtë grup, vinte nga elementi musliman i goditur. Një rigrupim i tillë, ndofta inkoshient, shikohej edhe në grupin tjetër në opozicion me grupin e Hasan Ginës e të Halit Ahmetit me shokë. Në këtë grup antagonist janë shokë me origjinë të krishtere. Tendenca të tilla, që vërtetojnë metodat e luftës së borgjezisë, u shfaqën në këtë punë të sëmurë, që po zhvillohej në Lushnjë dhe kështu në forma indirekte shfaqej dhe organizohej fillimi i një përçarjeje në rrugë fetare.

Tarafi në opozicion me tarafin e Hasan Ginës e të Halit Ahmetit me shokë përbëhet kryesisht me elementë që kanë gabuar para Plenumit XI dhe që edhe këta jo në rrugën e drejtë të Partisë kërkojnë të thyejnë tarafin e Hasanit, të forcojnë pozitat e tyre personale, të punojnë po me ato metoda të gabuara që lufton tarafi i Hasan Ginës. Fill pas punimeve të kongresit, Komiteti Qendror emëroi Hasan Ginën sekretar të parë provizor të organizatës. Hasan Gina në funksionet e sekretarit zhvilloi një aktivitet të sëmurë, sikundër u analizua më lart dhe nuk ‘e mbante drejt në korent Komitetin Qendror. Më vonë Komiteti Qendror, në interesin e Partisë mori masa duke emëruar byrotë dhe sekretarët provizorë në rrethe, për të shëndoshur punën në organizatat, deri sa të bëheshin zgjedhjet e reja. Një vendim i tillë u muar dhe për Lushnjën. Para se t’i komunikohej organizatës së Lushnjës ky vendim, Hasan Gina dhe Halit Ahmeti me shokë, alarmohen nga thashethemet pa përgjegjësi të një shoku dhe i drejtojnë një letër alarmante Komitetit Qendror.

Këta shokë alarmohen, pse kanë frikë se hiqen nga pozitat që kanë zënë dhe natyrisht ambicia e tyre i mundon. Këta shokë kanë pasur një botëkuptim të sëmurë mbi Partinë dhe me pikëpamjet e tyre të ngushta e konsideronin Komitetin Qendror si një forum, ku lehtë mund të intrigojë ndonjëri për të emëruar ose pushuar një funksionar qoftë edhe të vogël të Partisë. Pas emërimit të byrosë provizore dhe të sekretarëve në Lushnjë, ku Hasan Gina nuk figuronte si sekretar i parë, ky dhe shokët e tij, i drejtuan Komitetit Qendror edhe një letër tjetër më alarmante akoma për situatën e organizatës së Lushnjës dhe tarafi i tyre filloi pëshpëritjet për ta vështirësuar edhe më tepër gjendjen që kishin krijuar në organizatë, për të diskredituar vendimet e Komitetit Qendror, me të cilat vendime, Hasan Gina, Halit Ahmeti dhe shokët e tyre, nuk ishin dakord.

Megjithëse Hasan Gina dhe Halit Ahmeti u thirrën para Sekretariatit të Komitetit Qendror dhe ikën gjoja të sqaruar, ata jo vetëm që nuk u bindën, por puna e tyre e mëvonshme e tregoi se vazhdonin në rrugën gabuar. Përpara zgjedhjeve të Partisë ata filluan aktivitetin e tyre në forma të gabuara dhe të dënueshme nga rregullat e Partisë. Në kohën e zgjedhjeve të Partisë, çështja mori forma të acaruara dhe u duk qartë gjithë kjo punë e sëmurë. Në konferencën e Partisë në Lushnjë, me gjithë orientimin që u jepej nga i deleguari i Komitetit Qendor, tarafi i Hasan Ginës filloi kritikat joparimore, të pabazuara të ekzagjeruara. Tarafi tjetër filloi dhe ai mbrojtjen tij dhe kritikat e tija po të kësaj natyre, pra, zgjedhjet u zhvilluan në platforma tarafi të pa principtë në një atmosferë shumë të sëmurë, ku dukej një kritikë dhe autokritikë shumë e sëmurë, ku dominonte ambicia, intriga etj., e këtyre njerëzve të sëmurë të ndarë në tarafe.

Një mision kaq të rëndësishëm që u kishte ngarkuar organizata, këta e përdorën për të plotësuar ambiciet e tyre personale dhe qëllimet e sëmura të tyre. Duke orientuar keq zgjedhjet u arrit në rezultatin që të dy tarafet të mos votojnë për njëri-tjetrin dhe të kenë vota më pak se të gjithë të tjerët, duke u ndodhur kështu në fund të listës. Duken qartë, pra, qëllimet që u synuan në atë konferencë. Kjo punë e tillë pati dhe një konsekuencë tjetër të rëndë, se në Komitetin e Partisë u zgjodhën shumë shokë jo të përshtatshëm për udhëheqje dhe që s’mund të ishte ndryshe, pse nga kjo punë e tillë e sëmurë tarafi dhe ambicie, do të ishin të tillë elementë në udhëheqje.

Duke pasur kurdoherë bindjen e plotë se në organizatën e Lushnjës ekziston një numër i madh shokësh të shëndoshë, besnikë, të pastër dhe të klasës punëtore, Komiteti Qendror u rekomandon këtyre që të vënë të gjitha forcat për spastrimin e këtyre sëmundjeve dhe të metave që ekzistojnë në organizatën e tyre, ta forcojnë këtë, ta bëjnë luftëtarë revolucionarë për realizimin e plotë të programit të Partisë, ta bëjnë të pamëshirshme kundër armikut të klasës dhe të zhvillojnë me sukses luftën e klasave. Komiteti Qendror i rekomandon organizatës së Lushnjës, të thellohet ca më shumë në direktivat dhe në vijën e Partisë, t’i bëjë këto mish dhe gjak të saj dhe me gjak të ri, të hidhet në punë dhe në luftë. Komiteti Qendror është i bindur se të metat dhe gabimet, që janë vërtetuar në disa njerëz të kësaj organizate, do të spastrohen sa më parë, duke përdorur fuqimisht dhe drejt armët e fuqishme të Partisë, kritikën dhe autokritikën. Kritika dhe autokritika janë kondita të domosdoshme për një aktivitet militant të drejtë, domethënë, vetëm me anën e këtyre mund të nxjerrim mësime, mund të nxjerrim gabimet dhe dobësitë që nga rrënja, me qëllim që t’i korrigjojmë. Duhet me punu mirë dhe çdo njeri duhet të punojë mirë, por dhe kritika e autokritika janë mjete që të bëjnë të punosh mirë.

Kritika dhe autokritika, të kuptuara mirë për rolin e tyre të madh, e bëjnë militantin që i përdor këto në mënyrë të ndërgjegjshme, t’i mbajë këmbët në tokë, e bëjnë të kuptojë dhe të luftojë influencën e ideologjisë borgjeze në koshiencën e punonjësve. Kuptimi i drejtë i rolit të kritikës dhe të autokritikës, sjell si rezultat afrimin e komunistit me masat dhe e detyron militantin, të njohë më parë mirë vetëveten, të mos harrojë rrugën, që ai ka kaluar, e detyron militantin të jetë i kuptueshëm, të jetë modest dhe jo pedant. Morali borgjez ka lënë njolla ndër ne. Ka shokë me një sedër të sëmurë, që s’duan të njohin se kanë gabuar, që rrojnë me të kaluarën dhe mjaftohen me eksperiencën që kanë fituar një herë e përgjithmonë. Këta gabohen, por gabojnë edhe të tjerët. Këta shokë kënaqen me veten e tyre dhe mbivlerësojnë zotësinë e tyre. Këta bëhen predikatorë pedantë dhe kur kritikohen për gabimet që bëjnë, i mbrojnë këto gabime dhe ka njerëz rreth tyre që i duartrokitin dhe i aprovojnë me ndërgjegje ose jo.

Ka edhe njerëz që nuk aprovojnë. Duke ditur fare mirë se kanë gabuar ose se s’kanë të drejtë në çështjen që ata mbrojnë, duke ditur se ata mbrojnë gabimin, ata mburren se e kanë dërmuar kundërshtarin, ata janë kryelartë për këtë gjë. Ata njëkohësisht kanë gënjyer veten dhe një sërë shokësh, që i kanë duartrokitur ose aprovuar, ata kanë dëmtuar çështjen e Partisë. Pra, kanë bërë një punë shumë të dëmshme. Një shok bën një gabim kundër një shoku ose kundër organizatës. Ai duhet të njohë haptas gabimin, por ka shokë, që nga sedra e sëmurë s’e pranojnë; ata vënë veten mbi çdo gjë. Shokë të tjerë e dinë që ky po gabon, por e mbrojnë për “miqësi personale”, dhe e vënë këtë të sëmurë. Kur janë kritikuar, ata s’kanë pranuar fajin dhe këtej kanë shkuar larg sikundër u tregua më sipër.

Disa shokë nuk rrojnë jashtë guaskës së tyre dhe as që mund t’i shohin gabimet e tyre. Ata në vend që t’ua dinë për të mirë shokëve që ua vënë në dukje këto gabime, përkundrazi zemërohen; ka shokë të tjerë që, për hatërin e miqësisë personale, që s’është veçse një miqësi formale dhe e përciptë, nuk ua vënë në dukje gabimet, por i vijnë rrotull gabimit, ose shumë herë ua thonë gabimet dhe i kritikojnë pa u dhënë as shpjegimin më të vogël, ose, që të mos i prekin në sedrën e tyre, vënë të tjerë t’ua thonë. Me ngurrue t’i thuash të metat tjetrit, nuk është tjetër gjë veçse pasqyrimi i raporteve false të politesës borgjeze dhe që të bën të jesh hipokrit, që bën të grumbullohen kritikat dhe armiqësitë. Në mes shokëve militantë duhet me fol hapët, me thënë qetësisht të vërtetën dhe t’i nënshtrohemi vullnetarisht, me ndërgjegje e haptas kritikës dhe autokritikës dhe jo t’i konsiderojmë këto vetëm si detyrë, por si një funksion i domosdoshëm i aktivitetit militant.

Kritika dhe autokritika janë forcë lëvizëse e shoqërisë socialiste. Këto bëjnë që të zhduken nga ne të gjitha mbeturinat e moralit borgjez. Morali revolucionar, që na lejon të ballafaqojmë mendimet dhe veprimet tona i ka bazat në principet e shoqërisë së re pa klasa dhe kjo ndërgjegje revolucionare ka elementët permanent të formimit dhe të zhvillimit në klasën punëtore dhe në raportin me Duke pasur, pra, kurdoherë parasysh detyrat tona ndaj klasës punëtore, ne duhet t’ja nënshtrojmë veprimet tona kritikës dhe autokritikës bolshevike vetëm kështu ne do të luftojmë mbeturinat e moralit borgjez, që ekzistojnë në militantët, vetëm kështu do të luftojmë me ashpërsinë më të madhe presionin e ideologjisë reaksionare dhe presionin e borgjezisë.

Kështu do të forcojmë dhe do të kalitim veten tonë si militantë dhe kështu Partia jonë do të çelnikoset gjithnjë e më shumë. Komiteti Qendror pas studimit të imtë që i bëri kësaj çështjeje, vendosi anulimin e zgjedhjeve të organizatës së Lushnjës, pse këto zgjedhje u zhvilluan në situatat e sëmura që u theksuan më lart. Byroja Politike e Komitetit Qendror cakton byronë provizore të Komitetit të Partisë për Lushnjën me shokun Mihal Bisha si sekretar politik. Përbërja e Byrosë provizore deri në zgjedhjet e reja i njoftohet veçanërisht Komitetit të Partisë për rrethin e Lushnjës. Kjo letër të punohet në organizatat e Partisë për rrethin e Lushnjes dhe në të gjitha organizatat e Partisë të rretheve të tjera dhe të shërbejë si mësim për gjithë Partinë për të luftuar me ashpërsi të tilla shfaqje të huaja për Partinë tonë, gjithashtu të armatoset Partia nga kjo eksperiencë, duke u ruajtur dhe duke luftuar presionin e borgjezisë dhe metodat e saja armiqësore. /Memorie.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

dikur dikur enver hoxha enver hoxha

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve