LIVE UPDATES
Politike

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri: Do të angazhohemi në zgjedhje, qytetarët në 12 zona kanë të drejtën të bëhen bash

30 Dhjetor 2020, 15:06 Nga DOSJA
Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri: Do të angazhohemi

TIRANË- Lëvzizja Vetëvendosje në Shqipëri, bën të ditur se do të do të angazhohet në mbështetje të iniciativave qytetare që çojnë përpara kandidatë nga zgjedhësit në 12 zonat zgjedhore.

Shkojmë përpara me kandidatë nga zgjedhësit që burojnë prej iniciativave qytetare

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, VV thotë se në vendin tonë, pabarazia ekstreme është rritur, ndërsa shteti i së drejtës sipas tyre nuk është ngritur që prej 30 vitesh. Ndër të të tjera, VV shton se në secilën prej 12 zonave zgjedhore të Shqipërisë, qytetarët kanë të drejtën të bëhen bashkë për të propozuar kandidatë nga zgjedhësit

POSTIMI: 

Shkojmë përpara me kandidatë nga zgjedhësit që burojnë prej iniciativave qytetare

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri do të angazhohet në mbështetje të iniciativave qytetare që çojnë përpara kandidatë nga zgjedhësit në cilëndo prej 12 zonave zgjedhore të vendit. Kriza në Shqipëri është thelluar dhe është e shumëfishtë, prej sistemit shëndetësor e arsimor te ekonomia dhe drejtësia. Një prirje e theksuar autoritarizmi ka instaluar në vend elementë të shtetit policor. Pabarazia ekstreme është rritur, ndërsa shteti i së drejtës nuk u ngrit kurrë këto 30 vite. Ata që i vuajnë më shumë pasojat e këtij sistemi brutal janë shtresa e mesme, të varfërit dhe njerëzit që jetojnë në periferi. Pabarazia në Shqipëri është edhe vertikale shtresore, edhe horizontale gjeografike. Sa më larg qendrës dhe sa më poshtë në mundësi ekonomike, aq më më brutal bëhet ky sistem ndaj qytetarëve. Emigrimi nuk është zgjidhje, por është një nga shtigjet që ky sistem u tregon qytetarëve për të dalë nga varfëria. Kemi marrë prej kohësh vendimin të jetojmë në vendin tonë dhe të punojmë me sakrifica për një shndërrim të domosdoshëm e të shumëpritur. Jemi të vendosur ta ndryshojmë këtë sistem duke u dhënë qytetarëve një alternativë që të mos ndihen të detyruar të largohen. Jemi të bindur se do ta realizojmë këtë transformim me mbështetjen reciproke të bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit, të cilët kanë kontribuar aq shumë e që presin me padurim ndryshime rrënjësore në Shqipëri. Kriminaliteti nuk mund të jetë opsioni i vetëm brenda vendit për të mposhtur varfërinë. Shtetit Policor i interesojnë bandat e kriminalizuara sepse ato i kontrollon më lehtë, i vendos në shërbim të pushtetit e kundër njëra-tjetrës për të siguruar jetëgjatësinë e autoritarizmit. Energjia e brezit të ri duhet bashkuar e duhet të ngadhnjejë mbi rrënimin e këtij sistemi shtypës për një zgjidhje të përbashkët për gjithë shoqërinë, jashtë kriminalitetit. Talenti dhe ëndërrat e brezit të ri duhen drejtuar tek transformimet ekonomiko-politike që çlirojnë e zhvillojnë gjithë potencialin e ndrydhur të këtij brezi. Në secilën prej 12 zonave zgjedhore të Shqipërisë, qytetarët kanë të drejtën të bëhen bashkë për të propozuar kandidatë nga zgjedhësit. Nëntë qytetarë të një zone zgjedhore kanë të drejtën të çojnë përpara në KQZ kandidaturën për një deputet. Zyrtarizimi i kësaj kandidature bëhet përmes grumbullimit të 3.000 nënshkrimeve, duke nisur nga mesi i muajit janar 2021. Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri do të mbështesë të gjithë ata qytetarë, në cilëndo prej 12 zonave elektorale të Shqipërisë, që synojnë ta çojnë përpara këtë alternativë duke krijur një lëvizje më të gjerë shoqërore. Kandidatët mund të jenë anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! por edhe qytetarë që nuk janë anëtarë e bashkohen në ngritjen e një lëvizjeje e cila e çan sistemin bipolar të këtyre 30 viteve dhe ndërthur çështjen kombëtare me luftën kundër pabarazive ekstreme. Ndryshimet e fundit kushtetuese dhe ato në ligjin për Kodin Zgjedhor janë miratuar dhe imponuar nga shumica aktuale në pushtet me synimin për të favorizuar veten dhe për të penguar demokratizimin e mëtejshëm të vendit. Pragu i dyfishtë, lokal dhe kombëtar, synon veçanërisht bllokimin e inciativave qytetare që propozojnë kandidatë nga zgjedhësit, duke u kërkuar këtyre të fundit të kalojnë edhe pragun lokal edhe pragun kombëtar me votat e vetëm një zone elektorale. Ky kufizim nuk është në fuqi për partitë politike dhe për koalicionet që garojnë në zgjedhje. Këtë pengesë të padrejtë antidemokratike dhe antikushtetuese Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri do ta sfidojë në Gjykatën Kushtetuese, me synimin për të nxitur e mbështetur kandidatët nga zgjedhësit që synojnë të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Nuk ka regjim që mund ta ndalë vullnetin e një populli.

Bashkë është e mundshme!

Tiranë, 30 dhjetor 2020

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lëvizja vetëvendosje me qendër në shqipëri lëvizja vetëvendosje me qendër në shqipëri

Sondazh

Poll
Politike 30 Dhjetor 2020, 14:12

TIRANË – Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka folur mbi një ngjarje të rëndë në ’97-ën ku është kërcënuar me jetë. Në një intervistë për emisionin ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj