LIVE UPDATES
Bota

Lëvizjet e Thaçit për kthimin e Pacollit në atdhe dhe përfshirja e Ramës. Shansi i humbur i kreut të AKR për të votuar

30 Prill 2020, 06:47 Nga DOSJA
Lëvizjet e Thaçit për kthimin e Pacollit në atdhe dhe

TIRANË- Qeveria e re në Kosovë është drejt formimit. I zoti i shtëpisë, Isa Mustafa, ka mbledhur rreth vetes të gjithë miqtë (AAK, Nismën, AKR, Listën Serbe e minoritetet por sërish nuk po arrin ta foromojë moazikun e plotë e të shkojë në Kuvend për të votuar qeverinë e re. Ndërkojë PDK-ja ka bërë një levizje taktike për të treguar se do vijojë të jetë në opozitë, siç ka deklaruar pas zgjedhje të 6 tetorit dhe është shprehur senkërkon zgjedhje të reja, duke vënë në vështirësi LDK-në pasi kërkon dhe vetëm një votë për të ngritur kabinetin e ri, pasi deputeti i AKR, Behgjet Pacolli nuk ndodhet në Kosovë.

Vota vendimtare për votimin e qeverisë së re në Kosovë është ajo e Pacollit, por situata e vështirë e pandëmisë e gjeti atë në Zvicër dhe mbyllja e kufijve i pamundësoi kthimin në Kosovë. Dy ditë më parë me anë të një reagimi në mediat sociale, kreu i AKR, bëri me dije se ishte bllokuar në Zivcër dhe qeveria i kishte ndaluar zbritjen me avionin e tij privat në aeroportin e Prishtinës. Kjo për arsye se kufijtë janë mbyllur, por dhe nëse do kthehej do ishte i detyruar që të karantinohej për 14 ditë në sturkturat e ngritura nga autritetet për situatën e pandemisë. Por Pacolli shtonte se ai ishte deputet dhe nuk duhej t’i nënshtrohej procedurave njësoj si qytetarët e thjeshtë.

Nga ana tjetër zyrtarët e qeverisë Kurti u shprehën kundër ligjvënësit dhe deklaruan se nuk do lejonin kthimin e tij në atdhe nëse nuk i nënshtrohej procedurave strikte si të gjithë qytetarët.

PLANI B

Pacolli, bashkë me të tjerë nuk qëndruan duarkryq dhe në lojë hyri plani B. Qeveria shqiptare në kundërshtim me vendimet e miratuara pak javë më parë lejoi dje uljen e avionit privat të Behgjet Pacollit në Rinas. Kjo u konfirmua dhe nga këshilltari i deputetit, i cili u shpreh se tashmë Pacolli ndodhej në apartamentin e tij në Tiranë dhe ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Në këtë mënyre pohoi dhe shkeljen e dytë të ligjit nga qeveria shqiptare, pasi nuk ka detyruar kreun e AKR dhe shoqëruesit e tij të karantinoheshin në hotelet në Durrës bashkë me qytetarët e tjerë shqiptarë të kthyer nga emigrimi.

Por Tirana për Pacollin është tranzit, pasi qëllimi final i tij është arritja në Kosovë dhe votimi i qeverisë së re. Për të arritur këtë qëllim në lojë hyri dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Pa asnjë program zyrtar dhe në mënyrë të beftë ai ka udhëtuar dy netë më parë drejt Tiranës dhe është kthyer sërish në Prishtinë. Mediat në Kosovë kanë publikuar dje paradite dhe disa raporte që vërtetojnë udhëtimin e tij drejt Shqipërisë dhe kanë hedhur dyshime se ka kontrabanduar dhe Behgjet Pacollin, duke e fshehur në mjetin e tij për të kaluar kufirin.

Udhëtimi i beftë drejt Tiranës u pranua dhe nga vetë Thaçi në një lidhje telefonike në RTV Dukagjini, por mohoi të kishte marrë në makinë Pacollin dhe akuzoi ata që e kishin akuzuar për këtë gjë. Nga ana tjetër ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelaz Sveçla, i ka kërkuar Behgjet Pacollit të deklarojë vendndodhjen e tij dhe nëse Policia e shikon në ambiente publike do marrë masa, duke paralajmëruar dhe një arrestim të mundshëm. Por Sveçla ka paralajmëruar dhe Thaçin se nëse ai ka pasur kontakte me Pacollin duhet të karantinohet dhe ai për 14 ditë.

RAMA PJESË E LOJËS NË KOSOVË

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjithmonë kur është pyetur për situatën në Kosovë është treguar indiferent, e ka thënë se e ndjek nga larg e nuk ndërhynë. Por duket se ka lëviziur disa leva që mundësojnë krijimin e qeverisë së re dhe rrëzimin e Albin Kurtit. Së pari lejoi hyrjen dhe moskarantimin e Behgjet Pacollit, mandej lejoi dhe hyrjen e Presidentit të Kosvës, Hashim Thaçi. Këto dy lëvizje që kanë krijuar një debat të fortë në Kosovë, tregojnë se dhe Rama ka gisht dhe uron rrëzimin e Kurtit dhe është rreshtuar në krah të Mustafës.

PACOLLI “ÇELËSI” I QEVERISË SË RE

Vendndodhja e Behgjet Pacollit ende nuk dihet se ku është. Këshilltari i tij raportoi se deputeti ndodhej në Tiranë, por pas udhëtimi të Thaçit mendohet se ai tashmë ndodhet në Kosovë në pritje të seancës plenare për krijimin e qeverisë së re. Hyrja e tij në Kosovë nga autoritet i është pamundësuar, por kufirin mund ta ketë kaluar dhe ilegalisht, që siç raportojnë mediat në Kosovë ka qenë në makinën e Hashim Thaçit. Por dhe kalimi në ilegalitet nuk e ndihmon kreun e AKR-së që të shkojë në Kuvend, përkundrazi e pengon atë. Tashmë vota e tij për forminin e qeverisë së re nuk duhet të llogaritet, pasi në asnjë rrethanë ai nik mund të ushtrojë këtë të drejtë në 4 maj. Edhe nëse falet për hyrjen ilegale në Kosovë, sërish do të detyrohet të karantinohet për 14 ditë dhe prania e tij në 4 maj në Kuvend do jetë e pa mundur. Edhe pse Isa Mustafa ka mbledhur rreth vetes shumë parti, Listën Serbe e minoritet pa votën e Pacollit nuk e ngre dot qeverinë e re.

DORA E PADUKSHME E THAÇIT

Ish-kreu i Partisë Demokrarike të Kosovës, tashmë President, Hashim Thaçi, duket se është përfshirë në rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit. Edhe pse ka disa vite që nuk është më pjesë e PDK-së ndikimi i tij në këtë parti është i madh. Prej nisjes së luftës me Kurtin, Thaçi “porositi” ish-partinë e tij që të qëndronte në opozitë, për të treguar se ata janë për zgjedhje e kundër krijimi të qeverisë së re ku timon do e këtë Isa Mustafa. Kjo taktikë duket se po funksionon, pasi Thaçi është ai që lëviz levat kryesore për rrëzimin e Kurtit, por sërish kërkon që të jetë në hije dhe i padukshëm. Dje në një deklartë, kreu i PDK, Kadri Veseli, ripërsëriti qëndrimin e partisë së tij duke thënë se asnjë deputet nuk do votojë qeverinë e re. E ndaj dhe u desh një udhëtim i Thaçit drejt Tiranës për të marrë me vete gurin e fundit të formimit të qeverisë së re.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti edi rama hashim thaci isa mustafa qeveria e re ne kosove albin kurti edi rama hashim thaci isa mustafa qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj