Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Liberalizimi i vizave/ Haradinaj jep lajmin e mirë: Gjermania i thotë “PO” lëvizjes së lirë
20 Maj 2019, 12:33Nga DOSJA
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ritheksuar mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se mbështetja është konfirmuar nga ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Seehofer i cili e konsideron të justifikueshme kërkesën e kosovarëve për të lëvizur të lirë.
Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:
Gjermania edhe njëherë konfirmon mbështetjen e Kosovës për liberalizimin e vizave. Në publikimin e radhës të FAZ, theksohet mbështetja e Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë, Seehofer për procesin e liberalizimit të vizave, duke e konsideruar të justifikueshme kërkesën e kosovarëve për të lëvizur të lirë dhe duke këmbëngulur që Kosova përmbushë kriteret e nevojshme për këtë proces. Një mbështetje të madhe këtij procesi i ka dhënë edhe deputeti i Partisë së Gjelbër Manuel Sarrazin, derisa në korrik të 2018-tës, Komisioni i BE-së konfirmoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat, e po të njëjtin vlerësim vendi e mori edhe nga Parlamenti Europian. Tani Kosova ka krijuar ekipin e saj për të bashkëpunuar me Qeverinë gjermane, që ky proces të finalizohet sa më parë. Kosovarët, tashmë e kanë marrë PO-në e madhe nga Gjermania, për ta jetësuar të drejtën e tyre për lëvizje të lirë. Urime Kosovë!
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Suedi-Prokurorët suedezë kanë kërkuar që themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, arrestohet për t’u ballafaquar me akuzat për përdhunim. Sipas autoritetev...
SHBA-E pabesueshme, një ndërtesë prej hekuri dhe çimentoje e Martin Tower në Pensilvani të SHBA-së është rrëzuar për 16 sekonda.Qendra botërore e Bethle...
SHBA– Shifra marramendëse prej dhjetëra milionë dollarë është marrë përsipër të paguhet nga miliarderi amerikan Robert F. Smith për të mbuluar detyrimet student...
Tiranë- Ekuadori po i jep SHBA-së disa nga pasuritë e bashkë-themeluesit të Wikileaks, Julian Assange, të lënë pas pas qëndrimit të tij në ambasadën e saj në Lo...
BE- Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn ka dhënë lajmin e mirë për pupullin e Maqedonisë së Veriut. Në një postim në Twitter, Hahn shkr...
SHBA, Luziana– Anneisha Speed ka gjuajtur me të shtëna ndaj partnerit të saj, pasi ky i fundit nuk pranoi të kryente veprimet që ajo i kërkoi. Një njëri i...
UKRAINË- Komediani Volodimir Zelensky njoftoi zgjedhje të parakohshme parlamentare gjatë betimit të tij si president i ri i Ukrainës.Zgjedhjet pritej të bë...
Masa të rrepta janë ndërmarrë ndaj Huawei, vetëm pak dita pasi presidenti Trump e përfshiu këtë kompani në listën e zezë, duke e quajtur si një rrezik për sigur...
AUSTRI– Pas dorëheqjes nga posti para dy ditëve, kancelari austriak Sebastian Kurz ka thënë se nuk vendos ai për çështjen e zëvendëskancelarit dhe udhëhe...