Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Lideri i opozitës bullgare: Nëse qeveria vendos heqjen e vetos për Shkupin, jemi pro
26 Dhjetor 2021, 07:36Nga DOSJA
SOFJE– Opozita bullgare duket se i ka dhënë ‘dritën jeshile’ Maqedonisë së Veriut, rrjedhimisht edhe Shqipërisë për të zhbllokuar procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Lideri i opozitës Boyko Boris ka ndryshuar mendim me humbjen e zgjedhjeve duke mbajtur një qëndrim të hapur pro heqjes së vetos nëse kjo gjë propozohet në parlamentin bullgar.
“Nëse qeveria bullgare bën lëshime ndaj Maqedonisë së Veriut dhe i dorëzon në Parlament, ne jemi të gatshëm t’i mbështesim. Shkupit i është thënë se i ka “dy-tri” tema që duhet të zgjidhen, pakicat, të ndryshojë Kushtetuta, të qartësohet historia dhe më pas të vazhdojë më tej. Bullgaria në asnjë rast nuk e ka ndaluar Maqedoninë e Veriut. Nuk është e mundur të hyhet në BE dhe të mbarten probleme me vete prandaj Sofja vetëm i ka ngadalësuar Shkupin dhe Tiranën. Bullgaria nuk e bllokoi Maqedoninë. Ne mendojmë se nuk është e mundur të futen probleme në BE, kështu që thjesht e ngadalësuam Shkupin dhe Tiranën. Për Bullgarinë do të jetë më mirë nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë pjesë e BE-së,“-tha Borisov.
Ndërkohë që jo vetëm Shkupi, por edhe Tirana është me sytë nga Sofja, pasi vetoja e Bullgarisë për Maqedoninë e Veritu ka bllokuar edhe Shqipërinë në rrugën drejt BE-së, pasi Brukseli kërkon që dy vendet të ecin së bashku drejt integrimit. Por pse është vendosur vetoja?
Çfarë saktësisht kërkon Bullgaria nga Maqedonia e Veriut?
Sipas historiografisë zyrtare bullgare, banorët me origjinë sllave të Maqedonisë së Veriut janë bullgarë dhe flasin bullgarisht – por pësuan ‘lavazh truri’ gjatë regjimit komunist në Jugosllavinë e Titos (1945-91). Kështu u krijua një identitet dhe gjuhë e re “maqedonase”, megjithatë ky pretendim nuk është i ri, por është pozicioni zyrtar i Bullgarisë që nga vitet 1950.
TIRANË- Dosja.al ka përmbledhur lajmet kryesore nga të gjithë protalet në vendin tonë.(k.m/dosja.al)Cila mendoni se është alternativa më e mirë:View Result...
Ardit Ago, me profesion inxhinier informatik, i punësuar prej 5 vitesh në një nga kompanitë më të mëdha të ofrimit të shërbimit IT për tregun e huaj, prej disa ...
TIRANË – Mijëra besimtarë të krishterë festuan Krishtlindjet, një nga datat më të rëndësishme të fesë së tyre.Udhëheqësit fetarë bënë thirrje për të ...
TIRANË– Interpoli i kërkon drejtësisë shqiptare që të angazhohet dhe të zbulojë bashkëpunëtorët e një grupi kriminal që ka vepruar në Maqedoninë e Ve...
LUSHNJE– Banorët e qytetit të Lushnjes kanë tre ditë që nuk furnizohen me ujë.pavarësisht ankesave dhe denoncimeve që kanë mbërritur në adresë të Ujësjell...
LEZHË– Këtë mbrëmje, familja e Margjoni e Ademi në Tale të Lezhës nuk kanë ngrënë dot darkën e Krishtlindjes. Djali familjes Margjoni, Kristjan Margj...
TIRANË– Ekspertët shprehen se, mbledhja e atij informacioni në institucione të ndara, pra Gjendja Civile, Hipoteka, Tatime, apo drejtoria e patentave...
ELBASAN– Një dyqan me pajisje elektrike në Elbasan është përfshirë nga zjarri dhe është djegur pjesërisht. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se ngjarj...
LEZHË– Dosja.al ka siguruar pamjet nga aksidenti tragjik në Lezhë që la pas dy viktima. Nga videoja shihet se mjeti i llojit ‘Paugeot” ka qenë me një...