LIVE UPDATES
Aktualitet

VD-Lidhje Demokratike e Gruas, Duma:Në 19 shkurt zgjedhim kryetaren e re (KALENDARI)

27 Dhjetor 2021, 16:15 Nga DOSJA
VD-Lidhje Demokratike e Gruas, Duma:Në 19 shkurt zgjedhim kryetaren e re

TIRANË – Lidhja Demokratike Gruas në Shqipëri do të nënshtrohet procesit zgjedhor në të gjitha nivelet. N/kryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma konfirmoi sot fazën e riorganizimit të strukturave të forumit të gruas demokrate, e cila do të nisë që nga data 5 janar me krijimin e grupeve të punës të procesit zgjedhor.

Në datën 6 shkurt do të zgjidhen kryetaret e forumeve të gruas në nivel dege. Pas kësaj date, fillon fushata për  në nivel qarku dhe në 19 shkurt do të zgjidhet kryetarja e LDG-së.

Duma theksoi se grupi i punës që do të merret me organizimin e zgjedhjeve përbëhet kryesisht nga deputete demokrate si dhe anëtare të PD-së.

Nga kjo garë, n/kryetarja demokrate përjashtoi veten dhe grupin e punës së organizimit të zgjedhjeve në forumin e gruas në PD.

DEKLARATA E N/KRYETARES SË PD-së GRIDA DUMA
Jemi sot për të bërë një komunikim në përgjigje të transparencës dhe të vijueshmërisë të punës që do të kryhet për zgjedhjen në Lidhjen Demokratike të Gruas. Jam këtu me dy kolege, mikesha të nderuara që janë pjesë e grupit qendror të Lidhjes Demokratike të Gruas sa i përket zgjedhjes në këtë forum për t’ju komunikuar në mënyrë të hapur dhe transparente atë çka do të jetë vijimi i punës pas një parapërgatitjeje e cila ka qenë  një fazë shumë e rëndësishme e dizenjimit të strategjisë, e marrjes përsipër të disa  përgjegjësive shumë të rëndësishme për të ndërtuar  një forum të Lidhjes Demokratike të Gruas i cili realisht t’i përgjigjet më në fund normave demokratike dhe të meritokracisë dhe të garës dhe jam këtu me dy koleget e mia, pjesë e grupit të punës për t’ju komunikuar atë që është faza vijuese e kalendarit që do të definohet dhe do të mbarojë me datën 19 shkurt me zgjedhjen e kryetares së Lidhjes Demokratike të Gruas si një zgjedhje që do të vijë nga një përshkallëzim i garës, platformës, primare por mbi të gjithëa si një përshkallëzim i një analize dhe i një  performance të mirë dhe të përgjegjshme të grupit të punës i cili do të vijojë me grupe të tjera të punës nëpër degët e Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Gruas në Shqipëri. Është e nevojshme ta bëjmë këtë komunikim me publikun dhe  sidomos me zonjat demokrate dhe ato të Lidhjes Demokratike të Gruas për shkak se kjo është fillesa e një sistemi i cili siguron meritën dhe garën. Padyshim Lidhja Demokratike e Gruas ka një histori suksesi dhe përgjatë viteve ka pasur personalitete dhe figura të shquara të gruas shqiptare në profesione dhe politikë. Disa prej tyre që le të themi janë emblemat e Lidhjes Demokratike të Gruas ndër vite dhe në profesionet e tyre dhe jemi të nderuar dhe krenarë që i kemi, kanë qenë pjesë e konsultave të brendshme të grupit të punës i cili përbëhet kryesisht nga zonja deputete siç është bërë e ditur dhe 2-3 zonja të tjera të cilat e njohin  dhe i kanë respektuar strukturat e gruas në disa qarqe të cilat duhet ta themi në çastin e parë ne të gjitha si grup i punës, të gjitha zonjat jemi të përjashtuara nga gara për Lidhjen Demokratike të Gruas. Ky është hapi  i parë që provon se si ky proces nis jashtë çdo konflikti interesi, se si ky proces do të udhëhiqet nga një trup dhe nga një bord drejtues që nuk ka asnjë interes për të influencuar apo për të çekuilibruar çdo normë të garës dhe të votës. Është e rëndësishme të themi që nisi në datën 5 janar ngritjen e grupeve në degët e Lidhjes Demokratike të Gruas dhe për një periudhë që vijon nga data 5 janar rreth 3 javore procesi më i rëndësishëm për Lidhjen Demokratike të Gruas dhe zgjedhjet që do të vijohen në të, është ai që ka të bëjë me analizën dhe performancën dhe anëtarësimet e reja. Analizë dhe performancë për një arsye madhore. Lidhja Demokratike e Gruas, pavarësisht se në shumë vite ka munguar garën dhe konkurrencën, ka munguar ekzistenca e shumë strukturave drejtuese që do të realizonin atë që quhet kontrolli dhe balanca dhe transparenca dhe sidomos meritën dhe për t’i dhënë kontributin atyre që kanë qenë më të sakrifikuara dhe më aktive në jetën e Lidhjes Demokratike të Gruas. Pavarësisht kësaj, ka pasur gra kryetare të Lidhjes Demokratike të Gruas të cilat pavarësisht të mungesës së rregullave të lojës, kanë ditur të qëndrojnë aty dhe të jenë luajale, të jenë kontributore të mëdha, kryetare degësh të Lidhjes Demokratike të Gruas në të gjithë Shqipërinë që pavarësisht të gjitha vështirësive që kanë pasur, do të gjejnë mbështetjen dhe promovimin për shumë elementë të kontributit dhe sakrificës së tyre që ndoshta herë pas here, megjithëse mund të kenë qenë kryetare të Gruas në degët respektive, përsëri e kanë bërë këtë me shumë sakrificë dhe me pak mbështetje. I jemi mirënjohëse kujtdo që në kushte të vështira ka ditur të mbaj atë që është parimi demokracisë, kontributit dhe besnikërisë ndaj besimeve të së djathtës dhe Partisë Demokratike. Mbetet me vlerë të komunikojmë më tej kalendarin. Pas 3 javëve të analizës së performancës dhe hapjes së anëtarësimeve dhe databaz-it i cili do të rikonfirmohet për anëtarësinë e Lidhjes Demokratike të Gruas, do të nisim zgjedhjet në nivel dege të cilat do të bazohen në platforma që do të kenë kandidatet pasi ato të regjistrohen sipas kalendarit që do të publikohet, platformave dhe debateve të brendshme në ccdo nivel dege për Lidhjen Demokratike të Gruas. Në datë 6 shkurt 2022, ditë e diel do të zhvillohen zgjedhjet në të gjithë Shqipërinë  për kryetare të LDG në nivel dege e po ashtu pas datës 6 do të hapim një fushatë në nivel qarku për të nisur atë që është gara nëpërmjet primareve, debatit të bukur, konstruktiv, për të shkuar më në fund në datën 19 shkurt që do të kulmojë me zgjedhjen e kryetares së Lidhjes Demokratike të Gruas. Normalisht pasi kemi diskutuar gjatë një gjë ka qenë në sinkron me të gjitha koleget  që është Lidhja Demokratike e Gruas duhet me të vërtetë të konceptohet si një organizatë partnere  ndaj Partisë demokratike, duke zgjeruar kështu konceptin  jo vetëm të anetarësisë por edhe të asaj që ne e kemi quajtur pjesëmarrëse profesioniste në aktivitetet e Lidhjes Demokratike të Gruas . Pra nuk do të kemi vetëm anëtare por do të kemi dhe një tjetër le të themi kontributore , që është koncepti i pjesmarrëseve, sepse patjetër shoqëria dhe Shqipëria pret që politikbërja të zgjerohet gjithmonë e më tepër drejt asaj mase të shoqërisë, e cila jo domosdoshmërisht kërkon të aderojë në një parti politike, apo në një forum të një partie partnere politike, por kërkon, padyshim, që politika të hapet dhe zgjerohet drejt atyre profesionistëve, të cilët e shikojnë politikën si një politikë zhvillimi. Kështu, gra në profesione të nderuara, mjeke, infermjere, avokate, profesioniste të, juriste të ndryshme, arkitekte dhe të mos vijojmë kështu me profesione në të cilat gruaja në fakt në Shqipëri, në këto 10 vitet e fundit ka bërë progres shumë më tepër sesa imagjinohej, mund ta shohin veten në aktivitetet të Lidhjes Demokratike të Gruas, si pjesmarrëse në politikat e zhvillimit, jo vetëm në politikat ideologjike, por në politikat e zhvillimit. Në këtë mënyrë, besoj që ky dimension, jo vetëm i anëtarit, por edhe i pjesëmarrësit do ta bëjë Lidhjen Demokratike të Gruas vërtetë një organizatë partnere me Partinë Demokratike. Është me shumë vend të theksojmë atë që para se ta nisnim këtë deklaratë dhe komunikim për publikun që mendimi kritik i zonjave të cilat aktualisht mund të kenë shumë kritika për Partinë Demokratike, mund të kenë shumë për të thënë për Lidhjen Demokratike të Gruas dhe më gjerë, mund të kenë shumë për të thënë për ato që po kalon Partia Demokratike në këto momente dhe pikërisht sepse është Partia Demokratike mendimi kritik do ta gjejë veten dhe do të ketë mbështetjen tonë absolute të gjithë grupit të punës për të qenë i promovuar dhe për të qenë i mbështetur në  atë që do të jetë gara e vijueshme deri në datën 19 shkurt ku ne presim që një figurë e nderuar më e gjerë sesa thjesht politike të arrijë të kryesojë Lidhjen Demokratike të Gruas duke krijuar partneritetin dhe duke mbështjellë mendimin kritik dhe padyshim duke patur mbështetjen absolute të një bordi zonjash, ndër më të mirat të cilat tanimë e kanë nisur këtë rrugëtim me përgjegjësi dhe jashtë çdo konflikti interesi. Ju falenderojmë për vëmendjen dhe gjithçka tjetër!

Zgjedhjet në Lidhjen Demokratike të Gruas vijnë pasi u shkarkua nga posti i kryetares Albana Vokshi. Pas mbajtjes së Kuvendi të Jashtëzakonshëm të 18 dhjetorit, ku u shkarkua ish-kryeministri Sali Berisha nga funksionet partiake, kryetari Lulzim Basha ka urdhëruar nisjen e procesit riformatues të partisë. Javën e kaluar, u caktuan anëtarët e rinj të Kryesisë, sekretarët si dhe kryetarja e re e Këshillit Kombëtar.

Nga ana tjetër, Komisioni i Rithemelimit të PD-së i ka vendosur Bashës ultimatum për të liruar zyrën e tij deri në 5 janar, pasi referendumi i 18 dhjetorit vendosi shkarkimin e tij nga funksioni i liderit të PD-së.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike grida duma zgjedhjet per ldgsh grida duma zgjedhjet per ldgsh


Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi