LIVE UPDATES
Politike

Ligji për kalimin e pronësisë/ PD: Është anti-kushtetues, do ta rrëzojmë kur të vijmë në pushtet (VD)

5 Mars 2020, 13:14 Nga DOSJA
Ligji për kalimin e pronësisë/ PD: Është

Tiranë- Partia Demokratike ka premtuar sot, se sapo të vijë në pushtet do të rrëzojë ligjin për kalimin e pronësisë që pritet të miratohet në Parlamenti, pasi sipas saj ai është anti-kushtetues. Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaroi nga selia e PD-së se ky ligj anti-pronë, cënon, sulmon parimin themelor të barazisë përpara ligjit, gëzimin e të drejtës së pronës dhe vendimet Gjykatës Kushtetuese.

Deklarata e Jorida Tabakut:

Edi Rama, ka prodhuar në 7 vjet një korpus ligjor anti-pronë dhe pro oligarkë. Synimi i këtij korpusi ligjor është zhdukja e të drejtës së qytetarit për të gëzuar pronën, vjedhjen e saj për interesa personalë të tarafit ekonomik të Ramës.
Në gjithë këtë grup ligjesh, qeveria dhe mazhoranca kanë shkelur me të dyja këmbët Kushtetutën e Shqipërisë, Vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe ato të Strasburgut. Të uritur për të gllabëruar e marrë çdo pronë të mundshme, mazhoranca ka dhunuar plotësisht parimin e shenjtë të Kartës të të Drejtave të Njeriut.
Në projekt-ligjin për Kalimin e Pronësisë, mazhoranca nuk ka respektuar asnjë nga këshillat parimore të Komisionit të Venecias. Jo vetëm kaq por ajo ka ideuar një ligj akoma dhe më malinj se ai që kish propozuar më parë, duke e ndryshuar vetëm në fasadë dhe duke ruajtur brendinë e tij.  Projektligji që sot po miratohet nga votat e noterit personal të Ramës, të parlamentit ilegjitim, i kalon kompetenca ekstra ligjore agjencive të qeverisë si e si që kjo e fundit të përdorë pushtetin e saj për të kryer ndere personale.  Praktikisht do të kemi disa ligje në fuqi që janë në kundërshti të pastër me njëri tjetrin. Ligji për planifikimin e territorit dhe ligjin në fjalë që i jep të drejtën ASHK-së të vjedhë kompetencat e IKMT-së. Me qëllimin që procesi i legalizimeve jo vetëm të mos përfundojë kurrë, por të jetë një rrjetë me të cilën qeveria të marrë vota dhe të abuzojë me pushtetin.
Aq i pandershëm është ky ligj saqë qeveria ka vendosur që të mos mbrojë interesat ekonomik të pronarit të ligjshëm. Propozimi i cili do të votohet në kuvend, nuk i jep asnjë afat garancie të shpërblimit për tokën e grabitur pronarit. Nga ana tjetër nuk i jep as siguri për legalizimin e tij. Sakaq, pronarët që në të drejtë të tyre kanë gëzuar një pronë për vite edhe dekada me radhë në rast të mungesës së një tapie do të konsiderohen si ilegalë. Kjo çmenduri që votohet sot në kuvendin e Shqipërisë nga noterët e krye-oligarkut Rama i kërkojnë pronarit të tokës që të ri blejë truallin e tij dhe ndërtesën e tij edhe nëse kjo është ndërtuar përpara 1991. Të vetmit që mund të gëzojnë me këtë ligj janë padyshim oligarkët e shpurës së Ramës. Janë pikërisht ato që mbrohen specifikisht për gjoja investimin e tyre që njihet si qera 99 vjeçare.  Në raste të tilla, kur një oligark që ka zgjeruar pronën e tij ilegalisht nga ajo çfarë ka marrë me qera, mund ta posedojë këtë pronë të grabitur me letra, lehtësisht. Madje një lehtësi e tillë bie dhe në kurrizin e pronarit privat apo publik edhe me një çmim qesharak. Në fjalë të tjera. Mjafton që një prej këtyre që ka marrë rrugët e florinjta me koncensione miliarda euro, nga veriu në jug, që të vendosë njollën e tij në një tokë private apo publike duke zgjeruar aktivitetin e tij. Dhe ai mundet të zotërojë këtë tokë për biznesin e tij në dëm të interesit të qytetarëve.
Ky ligj i jep fuqi Ramës dhe vartësve të tij të kenë autoritetin e një gjykate, duke vendosur për kufinjtë e pronës në rast konflikti, të drejtë që deri më sot e kanë vetëm gjykatat në Republikën e Shqipërisë, që bie ndesh me Kodin e Prcedurës Civile duke marrë fuqi e kompetenca ekstraligjore. Komisioni i Venecias foli qartë për këtë ligj si dhe për grupin prej 10 ligjesh që PD ka vite që i denoncon. Miratimi i këtij Ligji është një hap më tej në uzurpimin e çdo hapësirë institucionale, në marrjne e çdo kompetence dhe në rrëmbimin e cdo përgjegjësie. Partia Demokratike zotohet se do të rrëzojë këtë korpus ligjor anti-pronë, që cenon dhe sulmon parimin themelor të barazisë përpara ligjit, gëzimin e të drejtës së pronës dhe vendimet Gjykatës Kushtetuese.  Gjithashtu zotohemi se do të trajtojmë pronën, pronarët dhe qytetarët që duan të gëzojnë pronën e tyre jo me parimin “prona e para”. Përkundrazi, ne do të vendosim pronën dhe gëzimin e saj primare duke vlerësuar dhe respektuar çdo zgjidhje që nuk e trajton këtë proces si formë kërcënimi, por si një mënyrë për të respektuar të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Ky ligj i vë edhe njëherë vulën Kuvendit ilegjitim, Kuvendit që ka dalë jashtë çdo funksioni. Mbron çdo interes, përveç interesat legjitime të qytetarëve shqiptarë.

Në seancën e sotme të Kuvendit, kryeministri Edi Rama siguroi miratimin e ligjit të ri për titujt e pronësisë. Krue i qeverisë theksoi se do të legalizohen të gjitha shtëpitë në fshat, ndërsa shtoi se do të rishikohet titulli i pronësisë për banesat në zonat urbane.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jorida tabaku ligji i pronësisë jorida tabaku ligji i pronësisë

Sondazh

Poll
Politike 5 Mars 2020, 12:41

TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga foltorja e kuvendit tha se opozita i shpalli të gjithë kriminelë kryebashk...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj