LIVE UPDATES
Bota

Ligji për zgjedhje/ Mollë sherri për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

3 Prill 2021, 09:31 Nga DOSJA
Ligji për zgjedhje/ Mollë sherri për zgjedhjen e presidentit

KOSOVË– Nisma për zgjedhjen e presidentit të vendit dramatizoi situatën politike në Kosovë ndërmjet pozitës dhe opozitës, duke rrezikuar kështu që Vjosa Osmani të mos mund të sigurojë kuorumin e nevojshëm për t’u zgjedhur presidente. E kjo nënkupton që vendi mund të shkojë në zgjedhje. Akoma pa u thirrur seanca për zgjedhjen e presidentit, qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti në orët e mbrëmjes me një mbledhje të qeverisë miratoi ndryshimet për ligjin për zgjedhjet, pa konsultim me partitë e tjera politike parlamentare, duke nxitur kështu reagime të ashpra të partive opozitare. Po ashtu u thirr një seancë e jashtëzakonshme për ta miratuar ligjin, por, nuk e mori numrin e mjaftueshëm të votave. Procedurat për miratimin e këtij ligji tash do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.

Kurti: Ndryshimet mundësi vote për diasporën

Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së qeverisë kur i miratoi ndryshimet në ligjin për zgjedhje tha se ndryshimet “janë në funksion të garantimit të drejtës së votës për të gjithë qytetarët e Kosovës”. Seanca për ndryshimin e këtij ligji, që i mundëson diasporës të votojë në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës nëpër botë, sipas Vetëvendosjes do të mbahet para se deputetët të votojnë për presidentin e ri të vendit.

LDK: Reformat për zgjedhje bëhen në bashkëpunim me opozitën

Lidhja Demokratike e Kosovës reagoi ashpër. Kjo parti opozitare, që një javë më parë deklaroi së do të marrë pjesë në seancën e zgjedhjes së presidentes, duket do të ndryshojë qëndrim, nëse Albin Kurti nuk e tërheq tërësisht iniciativën për miratimin e ligjit për zgjedhje. Këtë qëndrim e bëri publik në orët e vona të ditës së premte, por edhe në seancën e kuvendit, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, duke theksuar se reformat për zgjedhje në vendet demokratike bëhen bashkë me opozitën. Sipas tij kryeministri Kurti me nismën e tij për ndyshimin e ligjit për zgjedhje po shantazhon opozitën, e “kundërta e asaj që bëhet në vendet demokratike ku reformat zgjedhore bëhen bashkë me opozitën”.

“LDK është treguar konstruktive në lidhje me zgjedhjen e presidentit të vendit. Me këtë veprim që bëri sot Kurti dëshiron të krijojë destabilitet politik. Kurti tregoi se nuk ka interes për të zgjedhur Vjosa Osmanin si presidente. Prandaj i bëj thirrje Kurtit që të tërhiqet nga kjo iniciativë dhe të lejojë konstruktivitetin. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh Kurti dëshiron zgjedhje dhe krizë institucionale në vend. Pra fillimisht kërkojmë që ky Projektligj të tërhiqet. Nëse ky Ligj nuk tërhiqet atëherë Kurti e dërgon vendin në zgjedhje”,– deklaroi Lumir Abdixhiku.

Reagime të ashpra pati edhe nga dy partitë e tjera opozitare Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kundërshtuan “ngutjen”, e Vetëvendosjes për ta ndryshuar ligjin për zgjedhjet e përgjithshme. Kryetari i partisë më të madhe opozitare PDK, Enver Hoxhaj tha kryeministri Kurti po do që vendin ta dërgojë në zgjedhje të parakohshme. “Në vend se qeveria të merret me vaksinimin e qytetarëve, menaxhimin e pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike, Kurti shkakton krizë politike duke rrezikuar vendin të shkojë serish në zgjedhje në kohë pandemie”, tha Enver Hoxhaj.

Shoqëria civile: Nevoja nuk arsyeton urgjencën e ndryshimit të ligjit

Edhe rrjeti i organizatave të shoqërisë civile, të cilat monitorojnë punën e kuvendit dhe zgjedhjet në Kosovë, i kërkuan qeverisë Kurti që të tërheqë iniciativën për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Sipas shoqërisë civile, në rast të dështimit të Kuvendit për të zgjedhur Presidentin dhe si rrjedhojë shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, zbatimi i ndryshimeve të propozuara do të haste në vështirësi për shkak të afateve të shkurtra për të bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për votim në misionet diplomatike dhe konsullore të Kosovës jashtë vendit.

“Ne, organizatat e shoqërisë civile, të cilat për një kohë të gjatë kemi avokuar që reforma zgjedhore të ndodhë në Kosovë, dhe në këtë drejtim kemi propozuar rekomandime të shumta për të përmirësuar procesin zgjedhor, si në aspektin e organizimit ashtu edhe të rritjes së nivelit të përfaqësimit. Përkundër nevojës që vendi të ketë reformim të legjislacionit zgjedhor, kjo nuk e arsyeton urgjencën me të cilën po tentohet të ndryshohet Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme”,- thuhet në një komunikatë për medie.

Konjufca: Nisma nuk ka lidhje me zgjedhjen e presidentit

Kryetari i kuvendit të Kosovës i cili njëherësh është ushtruesi i detyrës së presidentit Glauk Konjufca, tha se nisma për ndryshimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme nuk ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit. Glauk Konjufca, kritikoi qëndrimin e fundit të LDK-së, e cila e cilësoi si “shantazh” sjelljen në kuvend të ndryshimeve në këtë ligj. “Si mund të thotë LDK-ja që ky ligj është shantazh për zgjedhjen e presidentes? Ajo si parti para pak ditësh zyrtarisht ka marrë vendim që do të qëndrojë në sallë. Ky është një qëndrim shumë i pjekur e racional në përpjekje për stabilitetin institucional të Kosovës të cilin e përshëndesim. Të drejtat e domosdoshme të mërgatës sonë nuk janë shantazh për askënd. Është për të mirën e popullit tonë që jeton jashtë Kosovës”,- tha Glauk Konjufca.

Ndërkohë lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti, tashmë ka siguruar nënshkrimet për thirrjen e seancës për zgjedhjen e presidentit, e cila mund të mbahet pas votimit në dy lexime të Ligjit për zgjedhjet. Lëvizja Vetëvendosja krahas Vjosa Osmanit si kandidate për president propozoi edhe një kundërkandidat, Nasuf Bejta, i cili në zgjedhjet e 14 shkurtit ka kandiduar në listën e Vetëvendosjes për deputet. Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave, 80 deputetë nga 120 sa i ka kuvendi i Kosovës. Në raundin e tretë, presidenti zgjidhet me më së paku me 61 vota, por të pranishëm në sallë duhet të jetë të paktën 80 deputetë. Nëse as në raundin e tretë nuk mund të zgjidhet presidenti, atëherë, vendi në mënyrë automatike shkon në zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Marrë nga DW.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti enver hoxhaj lumir abdixhiku vjosa osmani zgjedhja e presidentit ne kosove albin kurti enver hoxhaj lumir abdixhiku vjosa osmani zgjedhja e presidentit ne kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj